Anėtarėsuar: 19-02-09
Postime: 295
|
Titulli: Muaji I Ramazanit
Pytje:
Kujt i obligohet agjėrimi i Ramazanit?
Pėrgjigje:
Falėnderimi i takon All-llahut s.v.t..
Agjėrimi i obligohet personit, i cili i plotėson kėto kushte:
1. Tė jetė musliman
2. Tė jetė i vetėdijshėm (pėr veprimet e veta) (mukallaf)
3. Tė jetė nė gjendje tė agjėrojė
4. Tė jetė i vendosur (jo udhėtarė)
5. Tė mos ketė ndonjė pengesė pėr tė agjėruar
Nėse plotėsohen kėto pesė kushte, njeriut i bėhet obligim agjėrimi.
Kafirėt (jo besimtarėt) pėrjashtohen me qė nga kushti i parė. Qafiri nuk obligohet tė agjėrojė dhe nėse agjėron, agjėrimi i tij ėshtė i pa vlerė.Nėse bėhet musliman, ai nuk ėshtė i obliguar qė t“i kompenzojė ditėt e kaluara qė nuk i ka agjėruar.
Argument pėr kėtė ėshtė ajeti, nė tė cilin All-llahu s.v.t. thotė:
“Asgjė tjetėr nuk pengon qė t“u pranohet ndihmesa e tyre, pėrveē asaj se ata nuk besuan All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij (Muhammed a.s.) dhe se nuk erdhėn nė falje (tė Namazit) veēse me pėrtesė, edhe pėr atė se ndihmesėn e tyre e japin krejt pa dėshirė.”
[el-Teube 9:54]
Pasi qė kontributi i tyre nuk ėshtė i pranueshėm edhepse iu bėhet mirė tė tjerėve, pėr shkak tė kufrit tė tyre, atėherė veprat e tjera tė adhurimit janė edhe mė tė papranuara.
Atij nuk i obligohet kompenzimi i ditėve tė kaluara pa agjėrim, sepse All-llahu s.v.t. thotė:
“Thuaju atyre qė nuk kanė besuar, nė qoftė se ndalohen (prej mosbesimit), e shkuara e tyre do t“u falet,...”
[el-Enfal 8:38]
Dhe ėshtė vėrtetuar se i Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) nuk u ka thėnė atyre qė bėheshin muslimanė qė t“i kompenzojnė detyrat e obliguara tė cilat kanė kaluar (para se ta pranojnė Islamin).
A do tė dėnohet qafiri nė Ahiret pėr mosagjėrimin e tij, nėse nuk ėshtė bėrė musliman?
Pėrgjigja ėshtė: Po, ai do tė dėnohet pėr mosagjėrim, siedhe pėr moskryerjen e obligimeve tjera fetare, sepse kur marrim parasysh se edhe muslimani i cili iu ka nėnshtruar All-llahut s.v.t. dhe Urdhėrave tė Tij do tė dėnohet pėr moskryerjen e tyre, atėherė ėshtė mė se e pritur qė ai (qafiri) duhet dėnuar pėr to. Pasi qė qafiri do tė dėnohet pėr begatitė e All-llahut s.v.t. tė cilat ai i shfrytėzi nė kėtė botė, si ushqimi, pijet dhe veshėmbathja, atėherė ėshtė mė se logjike se do tė dėnohet pėr veprimin e harameve dhe mosaplikimin e detyrave tė obliguara. Kjo ėshtė sipas analogjisė.
Sipas teksteve, All-llahu s.v.t. thotė se tė Drejtėt (d.m.th. besimtarėt) do t“u thonė jobesimtarėve:
" “ Ēka ju shtyri juve qė tė hyni nė Zjarr?“
Ata do tė thonė:‘ Ne nuk ishim prej atyre qė kryejnė Namazin,
E as nuk ushqenim El‑Miskin (tė varfėrit);
Dhe flisnim fjalė tė kota (tė gjitha ato qė All-llahu s.v.t. i ka bėrė tė urryera) me bashkėbisedues mendjemėdhenjė (arogant)
Dhe pėrgėnjeshtronim Ditėn e Llogarisė.“ "
[el-Muddeththir 74:42]
Kėto katėr gjėra do t“i shyejnė ata nė Zjarr.
" Ne nuk ishim prej atyre qė kryejnė Namazin" d.m.th. se ata nuk faleshin; “ E as nuk ushqenim El‑Miskin (tė varfėrit)” d.m.th. se ata nuk paguanin Zeqatin; “ Dhe flisnim fjalė tė kota( tė gjitha ato qė All-llahu s.v.t. i ka bėrė tė urryera) me bashkėbisedues mendjemėdhenjė (arogant)” d.m.th. se ata talleshin me ajetet e All-llahut s.v.t.; “ Dhe pėrgėnjeshtronim Ditėn e Llogarisė.”
Kushti i dytė:
Tė jetė i vetėdijshėm (mukallaf). Mukallaf ėshtė ai, i cili ka arritur moshėn e pjekurisė (pubertet, bylyk) dhe ka mendje tė shėndoshė, sepse i papjekuri dhe i sėmuri psiqik (i ēmendur) nuk janė tė vetėdijshėm.
Njeriu me mendje tė shėndoshė ėshtė e kundėrta e njeriut tė sėmurė psiqik, i cili ka humbur mendjen, d.m.th. ėshtė i ēmendur. Ēdo njeri qė ka humbur mendjen, nė ēfarėdo mėnyre qoftė, nuk ėshtė i vetėdijshėm dhe nuk ėshtė i obliguar tė zbatojė obligimet Islame, qoftė falja, agjėrimi apo ushqimi i tė varfėrve; ai nuk ėshtė i obliguar me asgjė.
Kushti i Tretė:
Tė jetė nė gjendje tė agjėrojė. Ai, i cili nuk ėshtė nė gjendje tė agjėrojė nuk i obligohet agjėrimi,All-llahu s.v.t. thotė:
“...ndėrsa kushdo qė ėshtė i sėmurė ose nė udhėtim, i njėjti numėr ( i ditėve tė cilat ai nuk i agjėroi nė kohėn e tyre, duhet tė plotėsohet) nga ditė e tjera...”
[el-Bekareh 2:185]
Pamundėsia e agjėrimit bie nė dy kategori:
pamundėsi e pėrkohėshme dhe pamundėsi e pėrherėshme.
Pamundėsi e pėrkohėshme ėshtė ajo e cila u pėrmend nė ajetin e mėsipėrm, si njėri i cili ėshtė i sėmurė por shpreson se do tė shėrohet, dhe udhėtari. Kėtyre personave u lejohet tė mos agjėrojnė, pasi qė ata duhet tė kompenzojnė ditėt e paagjėruara.
Ata tė cilėt pėrgjithmonė nuk janė nė gjendje tė agjėrojnė, si njėri i cili ėshtė i sėmurė dhe nuk ka shpresė pėr shėrim, ose ata tė cilėt janė tė moshuar dhe nuk janė nė gjendje tė agjėrojnė, janė pėrmendur nė ajetin:
“...Ndėrsa pėrsa u pėrket atyre tė cilėt kanė tė vėshtirė agjėrimin (p.sh. tė sėmurėt, tė moshuarit, etj), ata kanė tė drejtė zgjedhje: ose tė agjėrojnė, ose tė ushqejnė njė tė varfėr pėr ēdo ditė,...”
[el-Bekareh 2:184]
Sipas komentimit tė ibn Abazit r.a., kėtu bėhet fjalė pėr mashkullin ose femrėn e moshuar tė cilėt nuk munden tė agjėrojnė, kėshtu qė ata duhet tė ushqejnė njė njeri tė varfėr pėr ēdo ditė.
Kushti i Katėrt:
Tė jetė i vendosur (jo udhėtarė). Nėse ėshtė udhėtarė, nuk i obligohet agjėrimi, sepse All-llahu s.v.t. thotė:
“...ndėrsa kushdo qė ėshtė i sėmurė ose nė udhėtim, i njėjti numėr ( i ditėve tė cilat ai nuk i agjėroi nė kohėn e tyre, duhet tė plotėsohet) nga ditė e tjera..."
[el-Baqarah 2:185]
Dijetarėt janė tė pajtimit se udhėtarit nuk i obligohet agjėrimi.
Ėshtė mė mirė pėr udhėtarin tė veprojė si ėshtė mė lehtė. Nėse agjėrimi paraqet rrezik pėr tė, atėherė atij i bėhet haram agjėrimi, sepse All-llahu s.v.t. thotė:
"...Dhe mos e mbytni veten tuaj (as edhe njėri-tjetrin). Sigurisht qė All-llahu ėshtė gjithnjė Mėshirėplotė ndaj jush.”
[En-Nisa’ 4:29]
Kjo tregon se ēdo gjė qė dėmton njeriun ėshtė e ndaluar(haram) pėr tė.Nėse pyet, cila ėshtė shkalla e dėmtimit, e cila rezulton ndalimin e agjėrimit, pėrgjigja ėshtė:
Dėmtimi mund tė jetė psiqik, ose dikush e kėshillon atė se agjėrimi mund ta dėmtojė. Sa i pėrket dėmtimit psiqik, do tė thotė se njeriu ndjen se agjėrimi e dėmton dhe ndien dhimbje, e ngadalson shėrimin e tij (nga sėmundja qė ka) etj.
Sa i pėrket kėshillės, kėtu nėnkuptohet kėshillimi i mjekut tė ditur dhe tė besueshėm, i cili e kėshillon se agjėrimi e dėmton atė.
Kushti i Pestė:
Nuk duhet pasur ndonjė pengesė. Kjo vlenė posaēėrisht pėr femrat. Femrat, tė cilat kanė menstruacionet ose gjakderdhjet pas lindjes nuk duhet agjėruar, sepse i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s., ka thėnė: “ A nuk ėshtė rasti me femrėn e cila kur ka periodin e saj, ajo nuk falet dhe nuk agjėron?”
Kėshtu qė ajo nuk duhet tė agjėrojė dhe agjėrimi i saj ėshtė i pa vlerė, sipas konsensit (mendimit tė pėrbashkėt) tė dijetarėve. Dhe ajo duhet kompenzuar ditėt e kaluara pa agjėrim, poashtu duke u bazuar nė mendimin e pėrbashkėt tė dijetarėve.
El-Sharh el-Mumti’, 6/330.
All-llahu (Subhanehu ve Teala) e di mė sė miri.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Qorri : 20-08-09 nė 17:27
|