Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-08-09, 19:03   #569
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Pėr Kosovėn vendosin vetėm institucionet e saj, thonė Sejdiu e Thaēi

Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaēi deklaruan sot se "vetėm institucionet e Kosovės mund tė nėnshkruajnė marrėveshje qė kanė tė bėjnė me Kosovėn". Kėto komente, krerėt shtetėrorė i bėnė pas takimit me shefin e EULEX-it Iv de Kermabo. Ky i fundit, duke mos precizuar nėse do tė nėnshkruhet apo jo ky protokoll, ka thėnė se “EULEX-i nuk nėnshkruan asgjė nė emėr tė Kosovės”.


Nuk ka ndryshim qėndrimi tė palėve as pas takimit tė tė parit tė EULEX-it, Iv de Kermabo, presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaēi. Udhėheqėsit e Kosovės i thanė shefit tė EULEX-it se ata angazhohen pėr bashkėpunim tė ngushtė me praninė ndėrkombėtare nė Kosovės, dhe pėr bashkėpunim me shtet fqinje, por thanė se pėr Kosovėn vendosin institucionet e saj.

“Qėndrimi jonė ėshtė i qartė . Do tė vazhdojmė bashkėpunimin shumė tė thellė nė tė gjitha proceset, por gjithmonė duke qenė tė zotuar pėr zbatimin e asaj qė Kosova ėshtė shtet sovran, i pavarur dhe duke zbatuar Kushtetutėn dhe ligjet e saj”, tha presidenti Sejdiu.

Ngjashėm ėshtė shprehur edhe kryeministri Thaēi. Ai theksoi bashkėpunimin shumė tė mirė qė ka Kosova me vendet tjera tė rajonit por tha se pėr kėtė mungon vullneti i Beogradit.

“ Nė asnjė rrethanė Beogradit nuk do t’i jepet hapėsirė e as autoritet nė territorin e Republikės sė Kosoės pėrmes asnjė mekanizmi qoftė ai vendor apo ndėrkombtar. Vendimet pėr Prishtinėn i marrin institucionet e Republikės sė Kosovės”, tha kryeministri Thaēi.

Shefi i EULEX-it, Iv de Kermabo tha se ka dallime pėr sa i pėrket protokollit tė bashkėpunimit me policinė e Serbisė, por ai tha se tė gjithė pajtohen se bashkėpunimi rajonal ėshtė i rėndėsishėm. Mirėpo ai tha se nuk do tė anashkalon institucionet e Kosovės .

EULEX-i nuk mund dhe nuk do tė nėnshkruaj asnjė lloj protokolli nė emėr tė Kosovės. Por po shikojmė pėr bashkėpunim operacional i cili konkretisht ėshtė i ndryshėm nga gjashtė pikshi”, tha Kermabon.

Kermabo nuk dha ndonjė pėrgjigje tė saktė nėse do tė nėnshkruhet protokolli i bashkėpunimit me Serbinė por shtoi se EULEX-i do tė vazhdoj tė punoj pėr tė gjetur mėnyra qė tė tejkalohen dallimet, siē u shpreh, nė interpretim.
RTK
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė