Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-08-09, 00:05   #1
sakra
 
Avatari i sakra
 
Anėtarėsuar: 02-03-08
Postime: 91
sakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashur
Gabim A Mund Tė Bėhet Njeriu Miliarder Vetėm Me Mendime ?



Bisedė konkrete me Daut Demakun
A MUND TĖ BĖHET NJERIU MILIARDER VETĖM ME MENDIME ?
(Pjesa e parė)


Nė Kosovė, kėtė verė, po ndodh njė fenomen i rėndėsishėm: ngado tė shkosh, nė tė gjitha mjediset, nė tė gjitha rrethanat, MENDIMI POZITIV, si tė thuash, ėshtė nė top-listėn e temave tė bisedave. Pėr mendimin pozitiv flitet me admirim nė tė gjitha nivelet dhe tė gjithė e pranojnė se kjo mėnyrė e tė menduarit NJĖMEND ėshtė e ardhmja e njerėzimit. Dhe, nė kėto biseda, emri qė lakohet pėrherė ėshtė: “Kėshtu thotė mendimi pozitiv...” ose: “Kėshtu thotė Daut Demaku...”, pas tė cilit vjen konstatimi: “Dhe ėshtė e vėrtetė..., dhe ka tė drejtė...” etj.
Zotin Demaku e takuam nė Rahovec, pas pėrfundimit tė njė Tribune, ku ai ishte referuesi i parė i tribunės dhe pėr www.sa-kra.ch zhvilluam njė bisedė me tė.


www.sa-kra.ch: Z. Demaku, ēka ndodhi kėshtu, kjo ėshtė njė kthesė e madhe nė pranimin e Mendimit Pozitiv te tė gjithė shqiptarėt?

Daut Demaku: Pėr tė gjithė shqiptarėt nuk e di, por pėr Kosovė - PO. Me germa tė mėdha po them PO! Mendimi pozitiv pėrfundimisht ka hyrė nė ēdo familje dhe ėshtė pranuar me dashamirėsi mahnitėse.
Ēka ndodhi?
Nė Kosovė ndodhi ajo qė ka qenė e ditur se do tė ndodhte njė ditė.
Nė anėn tjetėr, janė tė tjerėt, qė thonė se literatura ėshtė e fuqishme, bindėse dhe - ajo e kreu punėn vet.
E vėrteta qėndron diku nė mes. Ėshtė e vėrtetė se ne kemi bėrė punė tė mirė, sepse kemi folur e kemi shkruar, kemi punuar qė t’i hapet rruga kėsaj literature dhe kemi punuar me pėrkushtim e sinqeritet qė tė pėrhapet kjo mėnyrė e tė menduarit pozitiv.
Mirėpo, ėshtė edhe njė faktor i tretė, ėshtė qenia shqiptare midis nesh e literaturės, qė e mati punėn, si thuhet: me peshore tė barnatores, e analizoi nga tė gjitha anėt, dhe, nė fund, u bind se ne po e themi tė vėrtetėn.
Dhe ndodhi mrekullia.
Jam i bindur se populli ėshtė kamera mė e fshehtė nė botė. Kjo kamerė e fshehtė di ēdo gjė, vlerėson me saktėsi kompjuterike ēdo gjė dhe – nuk mashtrohet kurrė. Sepse ky popull e do tė VĖRTETĖN, aq sa e do jetėn.
Kjo sjellje e admirueshme, ky nderim qė e dėshiron gjithkush, e ledhaton sedrėn e njeriut, e kėnaq individin, egon, por ta dini: kjo tė ngarkon edhe me PĖRGJEGJĖSI tė madhe.
Sepse, respekti e nderimi fitohen me mund tė madh, por, pėr besė, mund tė digjen si fija e kashtės, pėr njė ēast.

Faktori i dytė, me rėndėsi jetike pėr depėrtimin e Mendimit Pozitiv nė Kosovė, ėshtė njė begatim i njohurive nga kjo mėnyrė e tė menduarit. Begatimin e bėri shkenca e fuqishme amerikane, fizika kuantike.
Unė them se meritat mė tė mėdha tė pėrhapjes sė shpejtė dhe tė pranimit tė plotė tė Mendimit Pozitiv i ka pikėrisht FIZIKA KUANTIKE. Kjo ėshtė baza shkencore e Mendimit Pozitiv. Dhe kjo bazė ėshtė njėmend shkencė e pastėr. Madje, do tė thosha, fizika ėshtė njė ndėr shkencat mė shkencore nė botė. Ėshtė e ditur se nė gjeometri dhe nė fizikė nuk ekziston toleranca e plus-minusit tė gabimit. Nė kėtė shkencė diēka ose ėshtė ose nuk ėshtė - tolerancė nuk ka.
Para njėzet vjetėsh, kur fillova tė merresha me studimin e kėsaj literature dhe tė kėsaj mėnyre tė tė menduarit, edhe unė, kisha dilema shumė serioze.
Nė njėrėn anė - literatura ishte e mrekullueshme, rruga ishte mahnitėse, shihej e dihej se rezultatet herėdokur do tė ishin kulmore, por - thellė nė mua, jetonte se jetonte njė dilemė: kjo mėnyrė e tė menduarit, a ėshtė besim fetar, a ėshtė ndonjė koncept sektar, a ėshtė fall e magji, a ėshtė mashtrim e sharllatanizėm?...
Kur u binda se baza e kėsaj mėnyre tė tė menduarit ėshtė shkenca, Fizika Kuantike, qė ėshtė aq e pėrparuar nė Amerikė, atėherė tė gjitha dilemat e mia u shuan dhe - atėherė - ndjeva thellė nė shpirt se - brenda tokės dhe qiellit nuk mund tė ketė mė ASNJĖ pengesė, qė mė ndal nė kėtė rrugė. E dija se do tė kishte rėnie e ngritje, pengesa e kthesa, por isha – qind pėr qind, i bindur – se njė ditė do tė dalim FITIMTARĖ.

www.sa-kra.ch: Por, megjithatė, kjo bazė shkencore ka qenė e njohur edhe mė parė, e kėtė verė sikur ka ndodhur KTHESA E MADHE nė Kosovė?

Daut Demaku: Po. Ėshtė e vėrtetė. Por kthesėn e vėrtetė e shkaktoi filmi dokumentar “Sekreti”.
Kur e panė tė gjithė se ēka thonė, qysh flasin e ēka kėshillojnė – nė kėtė film dokumentar - kokat mė tė njohura nė botė pėr pėrdorimin praktik tė Ligjit tė tėrheqjes, kur u bindėn se vetėm me mėnyrėn e kėtillė tė tė menduarit mund tė bėhen miliarderė – shikoni: nuk po them milionerė, por miliarderė – atėherė – kush t’u dilte pėrpara?... Dhe, para sė gjithash e mbi tė gjitha – dokumentari “Sekreti” njėherė e ndihmon njeriun tė krijojė njė bindje, njė qetėsi, njė pikėtakim me bukurinė e ligjeve tė universit e pastaj tė ofron edhe mundėsinė pėr pėrfitime (edhe) materiale.



sakra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante