Anėtarėsuar: 02-03-08
Postime: 91
|
Titulli: A Mund Tė Bėhet Njeriu Miliarder Vetėm Me Mendime ?
www.sa-kra.ch: E ju, Z. Demaku, njėmend jeni tė bindur se vetėm me mėnyrėn e tė menduarit mund tė bėhet njeriu miliarder?
Daut Demaku: Nuk ėshtė fjala kėtu pėr BINDJE. Kėtu bėhet fjalė pėr njė tė vėrtetė shkencore. Shkenca nuk i pėrfill bindjet e individit - je apo nuk je ti i bindur - shkenca bazohet nė vėrtetėsinė e ligjeve, nė kėtė rast: nė Ligjin e tėrheqjes njėrin prej ligjeve qė hyjnė nė kuadrin e tė vėrtetave tė padiskutueshme dhe tė pėrjetshme tė universit.
Ndaluni pak dhe mendoni pėr rastin e multimiliarderit botėror, George Soros.
(Pėr arsye mėsimet mė tė qėndrueshme dhe mė tė plota merren vetėm nga biografitė e njerėzve tė suksesshėm)
E keni idenė kur njė ēun i ri, 14 vjeē, njė hebre i Hungarisė, si fėmijė emigron nė Angli, dhe, thotė:
E kam ditur sekretin e Ligjit tė tėrheqjes, me kokė nė jastėk e kam dėrguar dėshirėn time nė univers dhe sot i kam 4 mijė dollarė tė ardhura nė ēdo minutė. Edhe kur unė fle, nė ēdo minutė mua me vijnė nga 4 mijė dollarė... E kush ėshtė ai njeri, a gjendet njeri i tillė nė botė, qė me punė do ti fitonte nga 4 mijė dollarė pėr ēdo minutė?...
Por, asokohe Sekretin e kanė ditur njė numėr mjaftė i vogėl i njerėzve qė numėroheshin nė gishtat e dorės. Sot sekreti u zbulohet tė gjithėve... Mė nė fund, pse tė flas unė pėr dokumentarin e famshėm, qė po e ndryshon mėnyrėn e tė menduarit nė botė? Merreni DVD-nė, uluni rehat nė kolltuk, shikojeni nė ekran tė televizorit dhe - binduni vetė... Unė asnjėherė prej askujt nuk kam kėrkuar qė tė mė besojė, por kam kėrkuar dhe kėrkoj qė ta provojė! Nė qoftė se jeta nė ēdo hap tė bind pėr tė vėrtetat faktike, atėherė ėshtė problem yti se ēka do tė bėsh me jetėn tėnde... Mė dhemb shpirti vetėm pėr ata qė u mungon NJOHJA, kur tė arrihet njohja, ecja nė ngritjen shpirtėrore ėshtė ēėshtje e dėshirės sė individit. Nė mėsimet tona nuk ka duhet, sepse duhet ėshtė dhunė, por ka vetėm dua, sepse dua ėshtė dashuri...
www.sa-kra.ch: Mė bėtė edhe mua kureshtar: ku gjendet kjo DVD?
Daut Demaku: Nė shumė lokacione tė Prishtinės dhe nė Qendrėn e Mendimit Pozitiv. Ėshtė nė gjuhėn shqipe, e pėrkthyer pėr mrekulli. E shqipėruar dhe lexuar me lehtėsi e qartėsi, qė ta kuptojnė edhe filloristėt... Por, e keni edhe nė tė gjitha gjuhėt e mėdha tė botės, e mund ta gjeni edhe nė www.thesecret.tv
Populli ynė thotė: kush lyp gjenė! Urdhėroni... Ata qė janė tė interesuar, sigurisht, do ta gjejnė..
www.sa-kra.ch: D.m.th. unė e marr njė DVD, e shikoj nė televizor disa herė dhe kam gjasa tė bėhem miliarder, apo?
Daut Demaku: Jo dhe Po. Jemi njerėz tė rritur, nuk jemi fėmijė tė kėnaqemi me pėrralla. Nėse tė mungon njohja pėr krijimin e energjisė, jo. Nėse di tė krijosh energjinė e duhur po! Fundja, po tė ishte aq e thjeshtė dhe aq e lehtė, me njė DVD tė bėhesh miliarder -atėherė miliarderėt do tė bėheshin sikur fijet e barit. Por, ėshtė kėtu njė teknikė, njė metodė shumė subtile pėr ruajtjen e energjisė, pėr krijimin e filmit mendor, pėr pėrjetimin e asaj gjendjeje sikur tė ketė ndodhur, pėr gėzimin e plotėsimit tė dėshirės, por - pa akumulim tė energjisė dėshira nuk mund tė dėrgohet nė univers. D.m.th., fjala ėshtė pėr krijimin e njė filmi tė plotė mendor me njė energji dhe emocion tė duhur...
www.sa-kra.ch: Edhe nė ligjėratė e theksuat kėtė moment: ata qė nuk dinė ta krijojnė dhe ta menaxhojnė energjinė, ata pėrjetojnė shumė dhimbje, duke filluar nga magjia e zezė, sehiret, tė bamet, tė shkelurit, mėsyshi, pastaj dėshtimet nė mėsime, dėshtimet nė profesione, divorcet nė bashkėshortėsi... a na thuani pak mė shumė pėr energjinė?
|