Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-08-09, 07:49   #201
Shpati
 
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
Shpati e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: LPK-ja perkujton Enver Hoxhen



Mė 29 nėntor 1944 merret lajmi i ēlirimit tė qytetit tė Shkodrės, qė shėnonte dhe ēlirimin e plotė tė gjithė vendit. 29 nėntori ėshtė pėr Shqipėrinė fillimi i njė epoke tė re, i epokės sė socializmit. Dy data tė mėdha ngjitur me njėra - tjetrėn. Pranė 28 nėntorit, Ditės sė Madhe tė Flamurit, u radhit 29 nėntori, Dita tjetėr e Madhe e Ēlirimit tė Atdheut dhe e Fitores sė Revolucionit Popullor, qė borgjezia rreket ta fshijė, por s’e fshin dot, dy data qė pėrfaqėsojnė dy periudha tė ndryshme, por qė tė dyja tė lavdishme tė popullit shqiptar, qė do tė shkėlqejnė pėr jetė me tėrė historinė e madhėshtinė e tyre.

Lufta Nacionalēlirimtare kundėr pushtuesve italianė e gjermanė dhe kundėr tradhtarėve tė vendit zgjati mė se pesė vjet e gjysmė. Kjo ėshtė lufta mė burrėrore e mė ngadhėnjimtare qė shqiptarėt kanė bėrė gjatė historisė sė tyre shekullore. Nė Shqipėri shkeli kėmba e 700 mijė ushtarėve nazifashistė. Njė milion shqiptarė mbėrthyen nė luftė mė se 15 divizione italiane e gjermane dhe nxorėn jashtė luftimit rreth 70 mijė armiq tė vrarė, tė plagosur e robėr. Si njė nga pjesėtarėt mė veprues tė Koalicionit Botėror Antifashist, nė krahasim me madhėsinė e territorit e tė popullsisė sė saj, Shqipėria mbajti mbi supet e veta njė barrė shumė tė rėndė dhe dha njė kontribut tė madh nė fitoren historike mbi fashizmin. Asaj iu shkaktuan dėme e rrėnime tė jashtėzakonshme duke zėnė njė nga vendet e para pėr humbjet nė njerėz : 28 mijė dėshmorė, 12.600 tė plagosur, 12 mijė tė tjerė u internuan nė Itali e Gjermani, 35 mijė vetė u pėrdorėn nė punė tė detyrueshme, u dogjėn dhe u shkatėrruan 1850 qytete e fshatra nga 2500 qė kishte Shqipėria.
Pėrpjekjet heroike, gjaku i derdhur dhe humbjet e mėdha tė popullit shqiptar nė luftė, me 29 nėntor 1944 u kurorėzuan me fitoren pėrfundimtare mbi armiqtė e jashtėm, me ēlirimin e plotė tė atdheut dhe me triumfin e revolucionit popullor. Mori fund kėshtu sundimi fashist, u asgjėsua ēdo varėsi e marrėdhėnie skllavėruese nga fuqitė imperialiste, Shqipėria u shkėput pėrgjithmonė nga sistemi kapitalist botėror, populli fitoi pavarėsinė e plotė kombėtare, pėrmbysi sundimin politik ēifligaro-borgjez dhe arriti fitoren mė tė madhe nė historinė e tij. Deri nė fund LANĒ - i mbeti njė revolucion antiimperialist, demokratik. Po nė gjirin e saj u zhvilluan edhe elementė tė revolucionit socialist, ndėr tė cilėt zhveshja e borgjezisė nga pushteti politik, vendosja e udhėheqjes sė pandashme tė Partisė Komuniste nė pushtetin e ri etj., qė erdhėn si pasojė e ashpėrsimit tė vazhdueshėm tė luftės kundėr klasave kryesore shfrytėzuese tė vendit dhe e gėrshetimit tė saj.

Pa zgjidhur mbeti forma e regjimit. Pasi qe themeluar shteti demokratik popullor nė Kongresin e Pėrmetit dhe tani qė ishte ēliruar gjithė vendi, duhej sanksionuar dhe forma e regjimit politik dhe tė shpallej Kushtetuta e Shqipėrisė. Kjo detyrė qe caktuar qė nė Mbledhjen e Dytė tė KANĒ-it nė tetor 1944, nė Berat.
Nė shtator 1945, Kėshilli i Pėrgjithshėm Antifashist Nacionalēlirimtar shpalli ligjin mbi zgjedhjet pėr Asamblenė Kushtetuese, tė cilat u zhvilluan mė 2 dhjetor 1945. Mė 11 janar 1946, Asambleja Kushtetuese, duke shprehur vullnetin e popullit, e shpalli njėzėri Shqipėrinė Republikė Popullore, zgjidhi kėshtu formėn e regjimit politik dhe krijoi Qeverinė e re me Kryeministėr shokun Enver Hoxha. Mė 14 mars 1946, Asambleja Kushtetuese e pranoi Kushtetutėn e vendit dhe, pas kėsaj, ajo u kthye nė Kuvend Popullor si organi mė i lartė i pushtetit shtetėror nė Republikėn Popullore tė Shqipėrisė, e cila, sa qe Enver Hoxha nė krye PPSH (PKSH), eci me dinjitet nė rrugėn e socializmit.

Balta qė sot ėshtė hedhur e vazhdon tė hidhet kundėr LANĒ-it e Komandantit tė Pėrgjithshėm dhe Udhėheqėsit tė PKSH, Enver Hoxhės nga forcat e reaksionit tė djeshėm, tė borgjezisė sė sotme antikombėtare nė pushtet dhe nga llumi i shoqėrisė shqiptare ėshtė e denjė pėr fashizmin, ėshtė nė respekt e nė shėrbim tė tij.
Kjo nuk ēudit njeri, e rėndėsishme ėshtė qė nė drejtimet e saj kryesore LANĒ-i nuk ka asgjė pėr tė diskutuar e pėr tė korrigjuar. Fitimtarėt nuk gjykohen, por nderohen. Asnjė korrigjim nuk mund t’i bėsh luftės heroike tė njė populli qė u ēlirua me forcat e veta, pa asnjė kėmbė ushtari tė huaj. Asnjė vėrejtje nuk mund t’i bėsh njė populli e Ushtrisė sė tij Partizane, qė ndihmuan e dhanė gjak dėshmorėsh e heronjsh dhe pėr ēlirimin e popujve tė tjerė tė Ballkanit nga murtaja nazifashiste. Asgjė tjetėr nuk mund tė thuhet, veēse ėshtė meritė historike e madhe e Enver Hoxhės, qė, nė krye tė PKSH-sė, tė Qeverisė sė re Demokratike e Popullore dhe tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, e orientoi dhe e futi Shqipėrinė nė ato kohė tė vėshtira nė Aleancėn e Madhe Antifashiste Botėrore dhe jo “Balli” e “Legaliteti”. Pa Enver Hoxhėn LANĒ-i nuk do tė kishte fituar dhe pushteti popullor nuk do tė ishte vendosur. E udhėhequr prej tij, Lufta Nacionalēlirimtare qe ajo qė e renditi Shqipėrinė nė anėn e fitimtarėve tė Koalicionit Antifashist Botėror dhe jo “heroizmat” e ballistėve dhe zogistėve, tė cilėt bashkėpunuan me pushtuesit dhe ndjehen krenarė pėr veprėn e tyre antikombėtare. Njė shtet serioz, qoftė dhe borgjez, kurrsesi nuk ua hap dritėn jeshile atyre qė shtrembėrojnė historinė e luftės antifashiste e pėrpiqen ta rishkruajnė atė nisur nga pozita antikombėtare e fashiste.
Sot nė Shqipėri gjithēka ėshtė e mundshme. Po asgjė nuk do tė mund t’i fshijė nga kujtesa lavdinė e LANĒ-it, gjakun e derdhur dhe heroizmin e dėshmorėve tė kombit, veprėn e pavdekshme tė Komandantit e Udhėheqėsit tė PKSH (PPSH) dhe tė popullit shqiptar qė bėri epokė, Enver Hoxhės.

Gusht, 2008


pjes te tjera mund te lexon ne faqen www.dervina.com
Shpati Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė