Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-08-09, 22:05   #207
Shpati
 
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
Shpati e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: LPK-ja perkujton Enver Hoxhen

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga bert
po te ishte ne shqiperi lpk do e kishin djegur me gjithe anetare brenda per kete gjest antishqiptar
“UDHĖHEQĖSI QĖ BĖRI EPOKĖ” (XXVI)Publikuar mė 11 gusht, 2009 nė orėn 23:50 ( Para 11 ditė e 23 orėve )Muharrem XHAFA | Histori | Tempoja e shfaqi nė ekstrem agresivitetin e konceptit tė tij shovinist nė vjeshtė tė vitit 1943, duke vlerėsuar si njė rrezik pėr Jugosllavinė veprimtarinė internacionaliste tė organizatės sė PKSH tė Qarkut tė Dibrės nė qytetet dhe krahinat pėrtej kufirit tė banuar prej shqiptarėsh e maqedonasish, si dhe autoritetin e madh qė kjo organizatė dhe shtabi i Qarkut tė Dibrės gėzonin nė popullsinė e atjeshme. Qė nga Maqedonia, me njė egėrsi tė papėrmbajtur, Tempoja i shkroi dy letra njėra pas tjetrės Komitetit Qendror tė PKSH, nė tė cilat padiste si “shovinistė deri nė pakufi” dhe “shqiptaromėdhenj” komunistėt e partizanėt shqiptarė, komandantin e shquar tė shtabit tė Qarkut, Haxhi Lleshin, si dhe vetė Komitetin Qendror tė PKSH. Nė mėnyrė brutale Tempo kėrkonte qė partizanėt shqiptarė me banim nė Jugosllavi tė largoheshin nga batalionet e UNĒSH tė Qarkut tė Dibrės dhe tė viheshin nėn komandėn e shtabit jugosllav. Haxhi Lleshi, sipas Tempos, duhej tė largohej nga qyteti i Dibrės dhe tė vinte aty vetėm kur ta thėrriste shtabi jugosllav pėr ndihmė, ndėrsa Kėshilli Nacionalēlirimtar i Dibrės duhej tė shkėpuste lidhjet me shtabin shqiptar e tė vihej nė vartėsi tė shtabit jugosllav.

Enver Hoxha dhe Komiteti Qendror i PKSH i flakėn tej si dhe herėt e tjera shpifjet dhe paditė e Tempos dhe e paralajmėruan atė se nuk do tė pranonin kurrė qė njerėz tė jashtėm t’u jepnin urdhra reparteve partizane shqiptare dhe t’i diktonin vullnetin e vet PKSH. Drejtues jugosllavė, partiakė e ushtarakė dhe nė Kosovė manifestonin shfaqje tė theksuara shoviniste, duke mos marrė parasysh vullnetin e popullsisė shqiptare atje. Nė lloj - lloj formash ata luftonin idenė e pėrhapur gjerėsisht gjatė luftės mbi vetėvendosjen e popujve, kryenin veprime diskriminuese dhe shfarosėse kundėr shqiptarėve nė Kosovė e nė Mal tė Zi si ēetnikėt e Mihajlloviēit. Disa herė Komiteti Qendror i PKSH dhe organizatat e Partisė pėr Shkodrėn dhe pėr Tropojėn patėn bėrė vėrejtje dhe patėn kritikuar qėndrimet shoviniste tė drejtuesve tė ndryshėm jugosllavė, si qėndrime qė pengonin seriozisht zhvillimin e luftės kundėr pushtuesve italianė e gjermanė nė Kosovė.
Ndėrkaq Enver Hoxha dhe PKSH mbanin njė qėndrim konsekuent internacionalist dhe nuk i lejonin vetes asnjė shfaqje shoviniste. Nė porositė e tij pėr Kosovėn s’gjendet kurrfarė nacionalizmi tė ngushtė, pėr shkak se Udhėheqėsi ynė gjykonte si komunist parimor dhe udhėheqės i pėrgjegjshėm. Sigurisht ai kishte dashuri tė thellė pėr vėllezėrit kosovarė dhe dėshirė e preokupim tė madh qė ata, me luftėn kundėr fashizmit (siē vepruan), tė fitonin lirinė e tė realizonin aspiratat e veta pėr zhdukjen e ēdo lloj shtypjeje e shfrytėzimi kombėtar e shoqėror. Asnjė herė PKSH dhe Enver Hoxha nuk e pranuan parullėn shoviniste tė pushtuesve tė “Shqipėrisė sė madhe” dhe e shikonin zgjidhjen e drejtė tė problemit tė Kosovės e tė krahinave tė tjera tė banuara prej shqiptarėsh nė Jugosllavi nė fitoren e revolucionit popullor si nė Shqipėri dhe nė Jugosllavi. PKSH kishte shpallur botėrisht se kosovarėt me fitoren e revolucionit nė tė dy vendet do tė fitonin tė drejtėn tė vendosnin mbi fatin e tyre, nė rast tė kundėrt ata do tė luftonin kundėr asaj Jugosllavie qė do tė pėrpiqej t’i shtypte e t’i robėronte.
Titoja dhe PK e Jugosllavisė ishin ato qė ndėrruan vijė pėr ēėshtjen kombėtare. Nė vitet e Luftės Antifashiste, PK e Jugosllavisė pati shpallur si vijė tė vetėn pėr ēėshtjen kombėtare parimin e njohur leninist tė vetėvendosjes sė popujve deri nė shkėputje, duke theksuar se “secili popull kėtė tė drejtė e fiton me pushkė nė dorė nė Luftėn e sotme Nacionalēlirimtare”, sikurse shkruhej nė njė artikull tė Titos nė revistėn “Proleter” nė fund tė dhjetorit 1942. Ndėrsa nė letrėn e KQ tė PK tė Jugosllavisė (28 mars 1944) dėrguar Komitetit Krahinor pėr Kosovėn e Metohinė lidhur me vendimet e Konferencės sė Bujanit theksohej: “Ju porosisim…tė kuptoni dhe tė popullarizoni vendimet e Mbledhjes sė Dytė tė ANVOJ-it. Kėto vendime u sigurojnė tė drejta tė barabarta gjithė popujve, bėjnė tė mundur tė drejtėn e vetėvendosjes.”
Konferenca e Bujanit u mblodh nė fshatin Bujan tė Tropojės, mė 31 dhjetor deri me 2 janar 1944. Kjo konferencė u njohu kosovarėve “tė drejtėn e vetėvendosjes pas luftės..deri nė shkėputje”. Nė Rezolucionin e saj, qė ėshtė firmosur jo vetėm nga shqiptarėt, po edhe nga pėrfaqėsuesit e pakicave serbe e malazeze nė trojet e Kosovės e tė Rrafshit tė Dukagjinit, thuhet qartė se popullsitė e kėtyre trojeve “ do tė kenė mundėsi me vendosė mbi fatin e tyre me tė drejtėn e vetėvendosjes deri nė shkėputje” dhe se “populli i Kosovės e i Rrafshit tė Dukagjinit si gjithmonė edhe sot dėshiron me u bashkue me Shqipėrinė”. Pėr kėtė ngjarje tė rėndėsishme tė popullit shqiptar Enver Hoxha shkruante se vendimet e Konferencės sė Bujanit u pritėn me gėzim nga udhėheqja e PKSH dhe e Luftės Nacionalēlirimtare dhe se pėr kėtė ėshtė shkruar nė atė kohė nė buletinin e “ Zėrit tė Popullit “.

Nė kėtė linjė, menjėherė pas ēlirimit, Enver Hoxha nė takimin e parė me Titon nė Beograd, nė qershor 1946, i tha atij se “Kosova e vise tė tjera nė Jugosllavi, tė banuara nga shqiptarėt, i pėrkasin Shqipėrisė dhe duhet t’i kthehen asaj”. Nė kėtė takim, Titoja i ėshtė pėrgjigjur Enver Hoxhės se “ Jam dakord me pikėpamjen tuaj, por tash pėr tash nuk mund ta bėjmė dot kėtė gjė, sepse serbėt nuk do tė na kuptojnė ”. Duke mos qenė i njė mendimi me Titon, Enver Hoxha i ėshtė pėrgjigjur se ata (serbėt) “ nė rast se nuk e kuptojnė tashti do ta kuptojnė mė vonė
Shpati Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė