Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-08-09, 17:27   #570
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

KQZ nuk miraton kėrkesėn pėr vendosjen e kamerave nė vendvotime

Komisioni Qendror Zgjedhor gjatė rishqyrtimit tė vendimit pėr vendosjen e kamerave nėpėr vendvotime pėrsėri ka vendos kundėr. Pro vendosjes ishin LDK, AKR, AAK edhe LDD pėrderisa kundėr ishin PDK, partitė minoritare, si dhe kryetarja e KQZ-sė. Ky vendim i KQZ-sė ėshtė pėrfundimtarė, ndėrsa mbetėt tė diskutohet edhe njėherė vetėm vendosja e kamerave nė Qendrėn e numėrimit tė votave.


Kėrkesa e AKR-sė pėr rishqyrtimin e vendimit pėr vendosjen e kamerave nė 3 mijė vend-votime nuk u miratua nga Komisioni Qendror Zgjedhor, theksoi pas takimit kryetarja e komisionit, Nesrin Lushta.

“Ata qė u shprehėn kundėr thanė se ky projekt nuk mund tė implementohet sepse ėshtė koha e shkurtė, kostoja, pastaj KQZ jo vetėm qė vendosė pėr vendosjen e kamerave ose jo, por duhet edhe vet me implementu...”, ka deklaruar Lushta.

Lushta potencoi se ky vendim ėshtė pėrfundimtar, pėrderisa do tė rishqyrtohet edhe njėherė kėrkesa e LDD-sė pėr vendosjen e kamerave vetėm nė qendrėn e numėrimit tė votave.

LDD kishte kėrkuar qė kamerat tė vendosen bile edhe nė 6 komuna, por as kjo kėrkesė nuk u miratua.

Anėtari i KQZ-sė nga radhėt e AKR-sė, Fadil Maloku, theksoi se edhe njėherė u votua kundėr transparencės, llogaridhėnies dhe pėrgjegjėsisė sė kėtij institucioni shumė tė rėndėsishėm, qė nė zgjedhjet lokale e ka testin e parė.

Ai tregoi se pro ishin LDK, AKR, AAK edhe LDD, apo mbi 50 % e vullnetit tė qytetarėve tė Kosovės.

Sipas tij, kundėr paskan votuar PDK, partitė minoritare si dhe kryetarja Lushta.

Maloku e kritikoi mėnyrėn e pėrfaqėsimit nė KQZ, gjė qė sipas tij po pengon nė marrjen e vendimeve tė rėndėsishme.
“Institucioni i KQZ-sė buron nga plani i Ahtisarit qė ka njė defekt shumė tė madh, ka hapėsirė tė madhe tė interpretimit, si dhe pėrfaqėsohet nga mbi 40 % minoritete. Kjo ėshtė njė hendikep, pėr shkak se kanė me u kontestua shumė vendime nė tė ardhmen qė do tė jenė shumė tė rėndėsishme”, ka thėnė Maloku.

Gjatė mbledhjes sė sotme, nuk u lejua prania e gazetarėve pėr tė pėrcjellė diskutimet rreth vendosjes sė kamerave. Ky vendim i irritoi gazetarėt tė cilėt u detyruan tė pritnin mbi katėr orė pa ditur se ēka po ndodhė brenda. Por kryetarja Lushta, duke iu pėrgjigjur pyetjes sė gazetarėve lidhur me moslejimin e pjesėmarrjes sė tyre nė takim, kishte arsyet e veta; “Ishte sepse ishte ēėshtje shumė sensitive, vetėm pėr kėtė.., ju lutem mos e ngritni zėrin”, ka thėnė Lushta.

Zgjedhjet lokale nė Kosovė janė paraparė tė mbahen me 15 nėntor tė kėtij viti.
RTK

Gjilan: Xhandarmeria serbe sėrish provokon banorėt e brezit kufitar

Banorėt e komunės sė Gjilanit, tė brezit kufitar me Serbinė, janė provokuar sėrish nga xhandarmėria serbe. Ata kanė shprehur sot shqetėsimin e tyre te Bujar Nevzadi, kryesuesi i kuvendit komunal. “Xhandarmėria serbe qė ishin me dy lloj uniformash nuk mė kanė lejuar tė shkoj nė shtėpinė time, ku kanė jetuar babė e babagjysh,”, ka treguar Pajazit Zahiri, nga lagja e Zahirjave tė fshatit Sllubicė.


“Autoritet komunale sė bashku me ato policore dhe me KFOR-in do tė rishikojnė provokimet e shpeshtuara nė brezin kufitar”, ka thėnė Bujar Nevzadi, kryesuesi i kuvendit Komunal tė Gjilanit, pas ankesave tė sotme tė qytetarėve.
RTK

Ivanov, asnje plan per te vizituar Kosoven

Presidenti i Maqedonise, Gjorgje Ivanov nuk ka ndermend te vizitoje Kosoven ne muajt e ardhshem.


gjate publikimit te axhendes se tij per 100 ditet e para te marrjes se detyres, Ivanov nuk e ka permendur fare Kosoven.

Kreu i shtetit maqedonas do te vizitoje Gjermanine, si vend me peshe ne radhet e BE-se, si dhe Shtetet e Bashkuara, ku do te marre pjese ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se.

Ne axhende parashikohen edhe vizita ne vende te tjera, por Kosova nuk shfaqet ne asnje pike te saj, pavaresisht premtimit qe iu be presidentit Sejdiu gjate vizites se tij ne Shkup./top-channel/
Mesazhi.com

Trepēa, e ndarė me letra

Auditori Gjeneral nuk ka pasur qasje nė raportet e Trepēės nė pjesėn veriore tė Kosovės. Mungesa e tyre ka bėrė qė edhe auditimi tė jetė i mangėt.


Auditori Gjeneral ka pasur problem tė auditojė raportet financiare tė kompleksit Trepēa gjatė vitit tė kaluar. Ai nuk ka mundur te sigurojė raportet financiare dhe ato pėr mjetet e shfrytėzuara nga buxheti i Kosovės. Por, edhe kėto pak raporte i kanė mjaftuar tė konstatojė njė varg parregullsish, pasi qė ajo nuk ka njė sistem informativ kontabėl, nuk ka hartuar politika tė kontabilitetit si dhe i mungojnė shpalosjet pėr pasqyrat financiare.

Mirėpo, zyrtarėt e kompleksit arsyetohen se Trepēa ėshtė vetėm juridikisht njė entitet, praktikisht ėshtė e ndarė. Ēdo tentim i krijimit tė njė sistemi unik informative ka qenė i pamundur. Kjo ėshtė ashpėrsuar edhe me tepėr pas 17 shkurtit, kur menaxhmenti i pjesės veriore pothuajse ka ndėrprerė kontaktet me atė tė pjesės jugore dhe me AKM-nė, respektivisht AKP-nė.

Auditori ka konstatuar se Miniera nė Stan Tėrg nuk ka kontroll tė brendshėm tė mirė pėr komunikim mes njėsisė punuese dhe Departamentit tė Financave tė kompleksit. Tė hyrat nuk janė tė harmonizuara.

Nė gjysmėn e parė tė vitit, “Trepēa” ka pasur tė hyra afėr 5,5 milionė euro, prej tė cilave rreth 2,5 milionė euro janė realizuar nga shitja e koncentrateve dhe qiratė, kurse gati tre milionė euro kanė ardhur nga buxheti i Kosovės. Por, nuk dihet se ēfarė ka ndodhur nė veri.

Pensione tė parakohshme kanė marrė 1.516 veta nė njė shumė totale mbi 274 mijė eurosh. Por, auditori ka evidentuar disa persona qė nė emėr tė pensioneve nga “Trepēa” marrin 30, euro nga Ministria e Punės dhe e Mirėqenies Sociale 50 euro dhe njėherė janė tė punėsuar nė institucionet e tjera publike.

Shkrimin e plotė mund ta lexoni nė gazetėn Express...
Gazeta expres
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė