Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-08-09, 22:57   #37
Qorri
 
Anėtarėsuar: 19-02-09
Postime: 295
Qorri i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Express sulmohet nga "mbrojtesit e islamit"

EXPRESS e Kosovės, boton artikuj te gazetes EXPRESS - Serbe‏

Botimet e Expressit tė Kosovės janė Botime tė mediave SERBE.

Shiko mirė artikullin nė shqip, pastaj serbisht


Botim i Gazetes express

Islami Radikal - Vehabizmi
Po e dėmton
Pavarėsinė e Kosovės!


Gjersa me qėndrimin mospėrfillės dhe neglizhent tė institucioneve e partive dhe OJQ-ve vendore dhe ndėrkombėtare nė Kosovė, qarqet politike antikosovare, po i ofrojnė publikut evropian e botėrorė njė pasqyrė tė "popullit tė padėshiruar", pėrcjellur me propagandėn pėr "rrezikun e krijimit tė njė pyke myslimane nė brinjėt e Evropės".

Qė njė vend i ndarė tė pėrkufizoj identitetin e tij qytetėrues, duhet tė pėrmbushė kriteret: vullnetin e elitės politke dhe ekonomike pėr ndryshim, gadishmėrinė e komunitetit pėr ripėrkufizim identiteti, dhe vullnetin e qytetėrimit pritės.
I plotėson Kosova kėto kritere pėr aterim nė njėrin apo tjetrin qytetėrim? Cili qytetėrim do ta gėlltisė a tė fus Kosovėn nė gjirin e vet? E gjendur nė udhėkryq tė qytetėrimeve dhe si amallgam kulturor, Kosova pėrballet me sfiden e identitetit qytetėrues dhe shtetėrorė.
Ringjallja islame edhe tek ne paraqitet si pėrpjekje qė islami tė pėrceptohet jo vetėm si religjion por dhe si mėnyrė e tė jetuarit. Nė botėn islame po ndodhė njė lėvizje e gjėrė kulturore, sociale dhe politike qė predominon mbi qėndrimet gjithnjė e mė tė zbehta sekulare. Tregues tė njė ngjallje islame edhe tek ne, janė: vėmendja e shtuar pėr ritet fetare, falja nė gjami dhe jasht saj, axhėrimi, shpėrndarja e publikimeve religjioze, pėrqėndrimi nė veshjen islame, kėrkesa gjithnjė e mė e madhe e futjes sė mėnyrės sė jetės islame nė jetėn publike siē ėshtė kėrkesa e faljes nė institucione publike, futja e mėsimit tė fesė nė institucionet shkollore, etj. Tė gjitha mediat pa dallim si dhe subjektet politike nė Kosovė mundohen tė joshin klientelėn duke ofruar atmosferė krejt orjentale. Me kėtė paraprijnė televizionet lokale.
Qė nga ēlirimi i Kosovės e kėtej bashkėbiseduesit tonė pėr ēėshtje tė ndryshme, miq dhe tė tjerė, duke filluar nga temat mė tė thjeshta e deri tek negociatat pėr statusin final tė Kosovės, nė mes tjerash kanė krijuar njė pėrcepcion tė turbullt sa i pėrket elementeve tė qytetėrimit. Pėrpos mangėsive nė qeverisje, brenda kompetencave tė ofruara, dhe guximit e vullnetit pėr tė ndėrhyrė nė keqmenaxhimin e UNMIK-ut, institucionet dhe kasta politike shqiptare paraqiten kinse tė shurdhėr para vėrshimit mė tė ri nga Lindja. Kjo dosido ngiti ēmimin per te fituar besimit pėr njohjen e shtetėsisė me tė gjitha atributet. Identiteti i Kosovės ėshtė nė njė sprovė serioze. Popujt e besimit mysliman nė Ballkan kaluan nė Islam nga trysnitė e violencat Otomane, me ērast pranuan verzinon mė pragmatik, racional e logjik, si dhe atė mistik, apo dimensionin psiko-spiritual tė islamit.
Kėsi soji kosovarėt sė bashku me tė gjithė tė islamizuarit tjerė nė Ballkan kultivuan versionin e shkollės Hanafi apo Sufi. – tasawwuf tė islamit.
"Luftėtarėt e islamit tė pastėr", siē kanė dėshirė tė quajn veten wahabinjtė, filluan aktivitet e tyre nė Kosovė qė nė fillim tė viteve '90, pa u penguar fare nga sundimtarėt e ideologjisė simotėr neo-nazi-fashist tė Millosheviqit. Sot e asaj dite ata nė mėnyrė eksplicite kundėrshtojnė ēdo ndikim tė jashtėm kulturorė duke imponuar mėsimin ekskluziv me praninė e patjetėrsueshme nėpėr kryeshnoshe, syneti a ndonjė tubim tė ngjashėm, kundėrshtojnė teoritė shkencore mbi dukurit natyrore a shoqėrore duke ofruar si zėvendėsim shpjegime nga Sheriati a Kurani, siē bėnė, fjala vjen, nė Pejė djaloshi i quajtur Elvis Goga
i pėrfolur si krye muxhahidini vendor nė Pejė. Ēfarė kėrkoj nė Pejė Arfan Qadeer Bhati, pakistanezi me nėnshtetėsi norvegjeze?
OJQ-tė qė ende veprojnė nėn ombrellėn e Komitetit tė Pėrbashkėt Saudit pėr Ndihmė Kosovės dhe Ēeēenisė e qė erdhėn nė Kosovė pas luftės sė fundit 1999, po nxjerrin pėrfitime nga varfėria nė paralagjet e qyteteve tė Kosovės, por nė masė tė madhe edhe nėpėr fshatrat pėrreth. Dhe e tėrė kjo sipas qeverisė saudite, "jo pėr disa muaj apo vite, por derisa ekziston nevoja..." Modus operandi i lėvizjes wahabite nė Kosovė ėshtė indoktrinimi fetar i popullatės sė varfėr shqiptare, boshnjake dhe egjiptiane e tė ashkalive. Raste tė tilla janė mė se tė dukshme p.sh., nė: Shipol paralagje e Mitrovicės, nė Kodrėn e Trimave apo nė Vranjevc tė Prishtinės, nė Prizren dhe Pejė, nė Radavc tė Pejės, nė Voksh tė Junikut, nė Ferizaj e Kaēanik etj, etj. Tė rekrutuarit nga qendrat anti-kosovare (Arabia Saudite dhe SigurimiShtetė rorė i Serbisė) ata po e hapin rrugėn pėr forcat globalizuese tė islamit ndėrkombėtarė duke tentuar tė mposhtin traditėn
islame tolerante, tė larmishme, qė i bėri ballė centralizimit dhe hegjeminozmin tė
"Islamska Zajednicės" tė dirigjuar nga Beogradi i para dhe pas Luftės sė dytė
Botėrore. Ėshtė mu kjo qendėr qė e jetėsoj marrėveshjen Tito-Kypyrli pėr dėrgimin e 300.000 shqiptarėve nė shkretėtirat e Anadollit. Wahabizmi arab i pėrkrahur nga shėrbimi inteligjent serb nė Kosovė, nė vazhdėn e "Islamska Zajednicės" ėshtė duke tentuar tė ndryshoj nė galop shoqėrinė kosovare dhe marrėdhėniet ndėrnjerėzore. Dhe kėtė po e bėnė deri nė njė masė, sepse qytetarėt kanė filluar tė siellen me shpėrefillje ndaj tyre, apo po i frikėsohen atyre?
Rast, nė morinė e rasteve qė flet pėr futjen e "islamit global" thellė nė shpirtin e ashtuquajtur "intelektual" ėshtė ceremonia e varrimit tė artistit tė mirėnjohur kosovar, Muharrem Qena. Asgjė kundėr lirisė sė tė shprehurit tė familjes, po tė mos ishte bėrė pompozitet arkivolit tė mbėshtjellur me flamur tė gjelbėr me shkrim arab, ngjarje kjo e mbuluar nga tė gjitha mediat relevante tė Kosovės..
Fondacioni Bamirės Islamik (IEF) sipas tė dhėnave tė ofruara nė web faqen zyrtare saudite, i ofron fėmijėve kosovarė "arsimimin" nė mbi 30 shkolla kuranike nėpėr Kosovė. Fėmijėve u ofrohen shuma fillestare prej 50 euro pėr tė mėsuar kėndimin e ajeteve dhe surave tė veēanta nga Kurani. Nė shkollat e ndėrtuara nga fondet e Komitetit tė Pėrbashkėt Saudit pėr Ndihmė Kosovės dhe Ēeēenisė ndihmuar nga Fondacioni Bamirės Islamik, po punohet nė krijimin e gjeneratės sė re tė myslimanėve lojale, jo ndaj Kosovės, por ndaj Internacionales Islame.
Gjithnjė nė shėrbim tė kėtij projekti, pranė xhamive tė identifikuara si tė "tyre", aktivistėt wahabi kanė hapur internet kafet pėr tė joshur fėmijėt e moshave tė ndryshme qė pas seancave tė internetit tė dėgjojnė "naslihatet" kundėr Skėnderbeut dhe Rilindjes Kombėtare Shqiptare, (kundėr Kadares, Nėnė Terezės) kundėr civilizimit perėndimor dhe vet islamit tradicional kosovar.
Pėrpos faktit tė lartpėrmendur aktivistėt muxhahidin si cak kanė pėrzgjedhur edhe shtresat tjera tė popullatės kosovare. Tė vejat, tė larguarit nga puna, fshatarėt, tė rinjtė e papunėsuar, disa "intelektual" marrin mjete financiare (150 euro dhe ndihma tė tjera) pėr tė dėshmuar stilin krejt islam tė jetės, tė formave mė radikale.
Nė web faqet e partive politike mė tė mėdha nė Kosovė, apo nė ato tė intelektualėve shqiptarė si Dr. Milazim Kransniqi & Company, nė linket e web faqeve tė tyre kanė ikonėn Religjioni me hapjen e tė cilit aktivizohet automatikisht ilahija orientale kėnduar nga Adem Ramadani. Shihni web faqen AlbaNur.net.
Gjersa me qėndrimin mospėrfillės dhe neglizhent tė institucioneve, apo prtive e OJQ-ve vendore dhe ndėrkombėtare nė Kosovė, qarqet politike antikosovare, po i ofrojnė publikut evropian e botėrorė njė pasqyrė tė "popullit tė padėshiruar", pėrcjellur me propagandėn pėr "rrezikun e krijimit tė njė pyke myslimane nė brinjėt e Evropės".
Kuluaret politike shtetėrore tė Serbisė me tė tjerė, nė bashkėpunim tė ngushtė me muxhahedinėt vendor e ndėrkombėtarė parashohin, apo po pėrgatisin njė "rebelim" tė mundshėm mu nė prag tė zgjedhjes sė statusit tė Kosovės. Figurat karakteristike wahabi tė civilizimit islam do tė fiksohen vetėtimthi nga kamerat e reporterėve tė shtėpive tė mėdha mediale botėrore. Dhe, " tė padėshiruarit" , do tė fundosin edhe pėr njė kohė tė gjatė ėndrrėn e kultivuar qė moti. Ėndrrėn pėr tė jetuar tė lirė, pa frikė, nė harmonie tolerancė tė vendosur qė moti nėkėtė pjesė tė Evropės.
Institucionet vendore dhe ndėrkombėtare, partitė politike dhe OJQ-tė duhet tė shpallin mesazhe tė qarta ndaj kėsaj dukurije vetėvrasėse nė Kosovė.
Qorri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė