Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-08-09, 11:38   #4
Lida_
 
Avatari i Lida_
 
Anėtarėsuar: 27-08-09
Postime: 7
Lida_
Gabim Kėshilla tė domosdoshme gjatė raporteve me njerėzit!

1. Raporti yt i mirė me Allahun tė bėn ty tė jesh i pranuar dhe tė tė duan njerėzit.

2. I menēuri shoqėrohet dhe u rri pranė me aq sa ka mundėsi vetėm njerėzve tė virtytshėm nė dituri, nė fe dhe nė moral.

3. Njerėzit kanė shumė dėshirė tė thirren me emrat qė preferojnė.

4. Rruga mė e lehtė pėr tė pėrfituar zemrat e njerėzve ėshtė kujtimi i emrave tė tyre, pasi kjo i bėn ata tė ndihen tė rėndėsishėm.

5. Mbaje mend emrin e bashkėfolėsit tėnd dhe pėrsėrite atė gjatė bisedės. Kjo gjė e bėn atė tė tė trajtojė me pėrzemėrsi.

6. Bėhu i sinqertė gjatė pėrshėndetjes me tė tjerėt.

7. Nėse tė afrohet ndonjė person qė e njeh, por nuk tė kujtohet emri i tij, atėherė sė paku jepi tė kuptojė se e njeh.

8. Pėrshėndetja me dorė shton vėllazėrinė.

9. Takoji tė tjerėt me selam dhe pėrshėndeti duke pasur njė buzėqeshje tė butė nė fytyrė.

10. Ofroju njerėzve mirėsi dhe ndihmoji nė kryerjen e nevojave tė tyre.

11. Respekto objektivat dhe planet e tė tjerėve.

12. Gjithmonė bėhu i sinqertė.

13. I menēuri i klasifikon njerėzit nė dy kategori dhe para tyre vishet me dy lloje rrobash tė ndryshme.
Kategoria e parė janė njerėzit e rėndomtė, para tė cilėve vishet me tėrheqje dhe pėrmbajtje nga ēdo fjalė dhe hap qė bėn. Kategoria e dytė janė njerėzit e afėrt, para tė cilėve zhvesh rrobat e rigorozitetit dhe vesh rrobat e miqėsisė, tė butėsisė, tė sakrificės dhe tė konsultimit me ta.

14. Si i kritikon njerėzit pėr gabimet nė tė cilat mund tė biesh edhe ti?
Njerėzit kanė ndjenja dhe emocione, prandaj mos iu drejto atyre gjithmonė me kritika.

15. Tė fillojmė me numėrimin e cilėsive tė mira (para tė kėqijave) te ēdo njeri qė takojmė dhe njohim.

16. T`u dhurojmė njerėzve respektin e tė sinqertit e jo atė tė lajkatarit dhe tė servilit.

17. Tė jemi fisnikė nė lavdėrimin dhe respektimin e njerėzve, pėr shkak se ata do ta kujtojnė kėtė edhe pasi ne do ta kemi harruar.

18. Mos u fol njerėzve pėr gjėrat qė ti ke dėshirė, por folu atyre pėr gjėrat qė ata kanė dėshirė.

19. Shfaq interesim tė vėrtetė pėr ata qė ke pranė.

20. Buzėqesh, pastaj buzėqesh dhe pastaj buzėqesh...

21. Qė tė bėhesh orator i shkathėt dhe i zoti, bėhu dėgjues i mirė. Inkurajoje bashkėfolėsin tėnd qė tė flasė pėr veten duke i parashtruar pyetjet qė ti mendon se gėzohet po t’u pėrgjigjet.

22. Nėse dėshiron tė lėsh mbresa tė mira nė shpirtin e njerėzve qė takon, dėgjoji ata me vėmendje dhe mos u pėrqendro vetėm nė atė qė ti dėshiron tė thuash.

23. Nėse dėshiron tė tė hapen zemrat e njerėzve, atėherė flit pėr gjėra qė i gėzojnė ata.

24. Bėje personin tjetėr tė ndihet se ėshtė i rėndėsishėm (duke e lavdėruar me sinqeritet). Nėse i flet njeriut pėr veten e tij, ai ėshtė nė gjendje tė tė dėgjojė me orė tė tėra.

25. Mos i thuaj askujt direkt se e ka gabim.

26. Nėse je nė gabim, atėherė pranoje atė nga tė tjerėt.
27. Kur tė kėrkosh diēka nga dikush, bėje atė me butėsi e qetėsi dhe largoju arrogancės dhe hidhėrimit.

28. Kur tė diskutosh me dikė, mos fillo nga gjėrat pėr tė cilat keni mospajtim, por fillo duke theksuar gjėrat pėr tė cilat pajtoheni.

29. Mos e ndėrprit bashkėfolėsin tėnd me ndėrhyrje, por lėre tė ketė hise nė bisedė.

30. Mundohu t’i shikosh gjėrat nga kėndvėshtrimi i bashkėfolėsit tėnd.

31. Vlerėsoji mendimet dhe idetė e tjetrit.

32. Nėse dėshiron qė njerėzit tė joshen pas pikėpamjeve tė tua, atėherė formuloje mirė mėnyrėn e interpretimit tė tyre.

33. Jepu njerėzve shansin tė sfidohen dhe tė debatojnė ndershėm, qė ata t’i vėrtetojnė vetė aftėsitė dhe meritat e tyre.

34. Para se t’i drejtosh dikujt ndonjė kritikė, fillo me lavdėrimin e tij pėr ndonjė gjė me tė cilėn dallohet.

35. Vėri nė pah gabimet e tė tjerėve nė mėnyrė indirekte.

36. Flit rreth gabimeve tė tua para se tė kritikosh tė tjerėt.

37. Ofro propozime tė pranueshme dhe mos nxirr urdhra tė qarta, se askush nuk ka dėshirė tė marrė urdhra.

38. Mos e nėnēmo tjetrin gjatė kėshillės, lejo qė secili ta ruajė nderin e vet.

39. Mė mirė lavdėro njė punė tė vogėl tė kryer sesa tė kritikosh njė punė tė vogėl tė pakryer.

40. Nėse dėshiron qė tė tjerėt tė tė vijnė pas, mbill nė mendjet e tyre kujtesėn e mirė pėr ty.
__________________
"S'ka tė adhuruar pėrveē Allahut, Njė dhe i Pashoq, Atij i takon sundimi dhe lavdėrimi. Ai ėshtė i Plotfuqishėm mbi ēdo send!"
Lida_ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė