Titulli: Hyseni:Turqia lobon pėr Kosovėn
Per shqiptaret Turqia eshte damari qe na mbane gjalle u pelqen disave apo jo...
Afrimi dhe maredhenjet e ngushta ne mes dy shetetve Turqi-Kosove nuk eshte progres dhe veprim i semure dramatik sic u pelqen disave te trumpetojne.Disa milion shqiptare ne ate truall per te cilet askush nga ju ketu nuk derdhet as piken e lotet te qefit qe u larguan nga Kosova,sot jan be ura e dashurise ne mes popullit turk dhe atij shqiptare.
30.08.2009
Ministri i Jashtėm i Kosovės, Skender Hyseni nė takimet e djeshme me udhėheqėsit e shtetit turk ka marrė garancinė e autoriteteve turke pėr mbėshtetje tė vazhdueshme nė procesin e njohjes, shtetformimit dhe asistencė teknike nė ēdo fushė.
Njė nga miqtė e djeshėm tė Ministrit tė Jashtėm tė Turqisė, Ahmet Davutollu ishte edhe homologu i tij kosovar Skender Hyseni.
Vizitėn nė Turqi, Ministri i Punėve tė Jashtme tė Kosovės, Skender Hyseni e realizoi me ftesė tė Ministrit tė Jashtėm turk, Ahmet Davutollu.
Nė konferencėn e pėrbashkėt pėr shtyp Davutollu theksoi se Kosova ėshtė njė vend shumė i rėndėsishėm pėr stabilitetin nė Ballkan.
Kurse Skender Hysejni konferencėn e shtypit e shfrytėzoi pėr tė ftuar biznesmenėt turq pėr tė bėrė investime nė Kosovė.
Turqia, si njė nga vendet e para qė e njohu shtetin e ri tė Kosovės pas luftės, do tė bėjė ēfarė ka nė dorė pėr rindėrtimin e Kosovės.
Ministri i Jashtėm Davutollu tha: "Nė kėtė kontekst Turqia do ta ndihmojė Kosovėn me ēfarė tė ketė mundėsi pėr ndėrtimin e strukturės sė shtetit nė shumė tema si ndihmė teknike ushtarake, marrėdhėnie ndėruniversitare, trajnimi i policisė sė Kosovės, aktivitetet e TIKA-s nė Kosovė.
Edhe Ministri i Jashtėm i Kosovės, Zoti Hyseni, kėrkoi mbėshtetjen e Turqisė pėr njohjen e vendit tė tij.
Hyseni pasi rikujtoi se Kosova ėshtė njohur deri tani nga 62 vende, tėrhoqi vėmendjen se edhe vendet anėtare tė Organizatės sė Konferencės Islamike duhet ta njohin Kosovėn pėr njė stabilitet tė qėndrueshėm nė Ballkan.
Njė takim shumė miqėsor dhe tė frytshėm, Ministri i Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Kosovės, z. Skender Hyseni, ka bėrė edhe Presidentin e Republikės sė Turqisė, z. Abdullah Gül. Nė takim, Ministri Hyseni i ka shprehur Presidentit turk falėnderimet mė tė sinqerta tė popullit dhe Qeverisė sė Kosovės pėr pėrkrahjen e vazhdueshme qė i jep shtetit tė ri tė Kosovės.
Nė takim, Ministri Hyseni ka ngritur rėndėsinė e intensifikimit tė pėrkrahjes sė Republikės sė Turqisė nė planin e njohjeve dhe tė integrimit tė plotė tė Republikės sė Kosovės nė familjen ndėrkombėtare, duke theksuar veēanėrisht ndikimin e madh dhe tė pazėvendėsueshėm tė Republikės sė Turqisė tek vendet e Organizatės sė Konferencės Islamike dhe tek vendet e Ligės sė Shteteve Arabe.
Nga ana e tij, Presidenti Gül e ka siguruar Ministrin Hyseni se Republika e Turqisė do tė vazhdojė tė ofrojė mbėshtetjen e saj tė pėrhershme pėr Kosovėn dhe ka shprehur besimin e tij pėr rritjen e numrit aktual tė njohjeve. Ai ka thėnė se ky proces ka hyrė nė rrugė tė pakthyeshme. (trt/alsat/albeu)
|