Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-09-09, 17:16   #2
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Titulli: Vepra tė Sami Rapishti

Siē e thashė ma sipėr, unė kam qenė i ri (jo i pjekun) kur vdiq baba. Prandaj, nuk me kujtohen bisedime “serioze” pėr ēeshtje fetare me te. Me kujtohet se ai kishte bindjet e tija fetare qė shėrbejshin si pikė mbėshtetje dhe orientimi qoftė pėr format e tija tė mendimit, qoftė pėr sjelljen e tij nė shoqni. Nji besim i thellė, reflektiv, dhe qė nuk njihte lėkundje i jepte atij nji qetėsi tė brendshme qė, sot, unė admiroj (aq ma shumė sepse nuk e kam pėr vete) Kam pėrshtypjen se “fara e dyshimit”, ky fenomen predominant nė shoqninė e sotme moderne, nuk ekzistonte tek ai. “Kėshtu thotė Kurani” ka qenė nji shprehje e tij e zakonshme, dhe e thonte me nji bindje qė -mendoj unė- nuk kishte vend pėr diskutim. Nga ai kam ndigjue shpesh herė direktivėn kuranore se “popujt e librit” jahudijtė dhe tė krishtenėt duhen pėrkrahė, sepse njohin “vetėm nji Zot” (monoteistėt si dhe besimtarėt e nji grupi tė tretė qė tani nuk me kujtohet).
Mė kujtohet kur e pyeta -nė festėn e Bajramit tė Vogėl- si ishte e mundun qė Zoti i kėrkoi H.Ibrahimit me sakrifikue djalin, ai e shpjegoi se ishte “provė” besnikėrie, sepse Zoti nuk ka pasė qėllim me krye kėtė sakrificė njerėzore. Ndėrsa unė ngulsha kambė qė Zoti thjeshtėsisht e “kėrkon kėtė sakrifice“, ai pėrgjegji:” Kėshtu thotė Kurani! Besoje!” Natyrisht, nė moshėn time tė re, me arsim perėndimor, e gjejsha tė vėshtirė me pranue nji “aksiome” tė kėtillė teologjike. Por, tani e kuptoj se kjo ashte “feja”,”besimi”, si thonė francezėt, “nji kėrcim nė tė panjohunėn!” Thjeshtėsia e insistimit tim, me duket tashti diēka foshnjore!
*
Sikurse e keni lexue edhe nė narrativėn time, ai vdiq viktimė e traditės (mikpritjes) dhe e frymės sė tij anti italiane. Vdekja e tij, e parakohshme, me ka tronditė shumė, e mė ka dhanė nji kryenaltėsi, njikohėsisht. Sot, 65 vjet ma vonė, me kujtohet thanja e autorėve tė Antikitetit”
“E bardhė ashtė vdekja nė mbrojtje tė nji virtyti!”
*
Edhe nji shenim. Nė revistėn “Studime Historike” ,1992(1-4), Tirane,1995, nė ff. 153-154, kam tregue nji bisedė timen me tė ndjerin Imzot Fan S.Noli., ku kam shkrue:
“…Nė qershor 1962, takova Imzot Fan S. Noli, pėr tė parėn herė nė Boston, SHBA, me rastin e 50- vjetorit tė formimit tė federatės “VATRA”. Me qė babai im ka qenė deputet i Shkodrės nė parlamentin shqiptar tė 1923-1924-s, dhe u paraqita si djali i Hafiz Ibrahim Repishtit. Noli me dha dorėn, dhe m’u pėrgjigj: “Qenke djali i mikut.” Mbas pėrshėndetjeve tė zakonshme, Noli me tha: “Dua tė tregoj diēka nė lidhje me babain. Pas revolucionit tonė gjetėm vėshtirėsi tė krijojmė qeverinė e re. Ditėn e fundit, dikush me tha se Imami nuk do tė pranonte emėrimin e njė peshkopi si kryeministėr i Shqipėrisė. Nuk e besova! Kėrkova qė Z.Ali Kelcyra me dy kolegė tė bisedojnė kėtė ēeshtje me Imamin. Pas dy orėve, Kėlcyra me tha se Hafiz Repishti nuk kishte asnjė kundėrshtim pėr zgjedhjen time si kryeministėr, pėr sa kohė qė zgjedhja tė bėhet nė formė demokratike. Atė ditė unė u zgjodha kryeministėr dhe filloi formimi i qeverisė sė re”.
Unė kėrkova atėherė nji takim me Z.Ali Kėlcyra, dhe mbasi i tregova fjalėt e Nolit, ai e vėrtetoi njė bisedė tė kėtillė dhe shtoi se, simbas mendimit tij, kjo ka qene pengesa e fundit qė nxirrej nga ata qė nuk favorizonin zgjedhjen e Nolit si kryeministėr….(f.153)
Punė tė mbarė, e tė fala.
Sami Repishti, 20 prill 2008.

Baldwin, New York, USA
(Kosova-Albemigrant)
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė