Postimi origjinal ėshtė bėrė nga GjIlAnAsI_cSi
Akt terrorist ndaj familjes Mehaj
NGA PROF. SAMI REPISHTI
Lajmet e fundit pėr aktet terroriste tė kryeme nga tė vetėquejtunit “Xhihadi thėrret” qė paraqiten si “Organizata mbrojtja e Islamit nė Kosovė” kundėr vėllazėnve dhe motrave shqiptarė tė besimit katolik janė shumė shqetėsuese. Nė esencėn e tyne kėto akte terroriste janė krime kundėr njerėzimit qė dėnohen me ligje dhe nga ndėrgjegjja kolektive, si dhe akte antishqiptare qė damtojnė randė kauzėn e shenjtė tė bashkimit kombėtar shqiptar. Akte tė kėtilla terroriste duhen dėnue pa hezitim, pa rezerva nga tė gjithė individėt me arsye e ndėrgjegje, si dhe nga autoritetet qeveritare e joqeveritare te Republikės sė Pavarun tė Kosovės, si shkelje flagrante tė lirisė dhe pasunisė sė qytetarėve kosovarė.
Djegia e shtėpisė sė familjes shqiptare katolike Mehaj nė fshatin Prigodė tė komunės Burimi/Istog dhe kėrcėnimet e dėrgueme pėr familje tė tjera shqiptare katolike janė akte terroriste. Pėrshtypja e parė qė mė pushtoi ka qenė revolt i menjihershėm dhe dėnimi pa kompromis i kėtij akti terrorist. Dhe ma vonė, mosbesimi!
Dhjetė vjet ma parė kjo shtėpi u dogj nga terroristėt serbė tė Millosheviēit, sepse ishte shtėpia e nji shqiptari qė pėrkrahte luftėn e UĒK-sė. Sot digjet shtėpia nga terroristet e padeklaruem tė “Xhihadi thėrret” sepse ashte shtėpia e nji tė konvertuemi katolik. Pėrfundimi i paevitueshėm ashtė se me qenė shqiptar nė Kosovė pėr serbėt ashtė nji krim qė dėnohet me vdekje dhe me qenė katolik nė Kosovė ashtė nji krim qė dėnohet nga “talebanėt” kosovarė. E pabesueshme!
Sot, akoma nuk jam nė gjendje me pranue se nė Kosovėn e lirė e tė pavarun, nė Kosovėn e martirizueme qė posa ashtė ēlirue nga zgjedha shekullore serbe, lindin dhe jetojnė individė tė paskrupull; qė shkelin me kambė trashėgimin e lavdishėm shqiptar tė tolerancės fetare. Ajo qė mund tė them sot, ashtė se terroristėt qė i kanė vue zjarrin shtėpisė Mehaj nė Prilog dhe ata qė kanė kėrcėnue familje tė tjera shqiptare te konvertueme rishtas nė katolicizėm nuk janė qenie njerėzore tė pajisuna me arsye e ndėrgjegje, nuk janė shqiptarė, nuk janė qytetarė kosovarė qė njohin historinė e Kosovės, qė kanė doket dhe zakonet e Kosovės, qė ushqejnė aspiratat e popullit tė Kosovės dhe qė kanė tė njėjtat interesa me tė gjithė popullin e Kosovės - megjithėse flasin shqip…! Elementė tė kėtillė shqipfolės nuk janė shqiptarė! Ende ma e randėsishme: ata nuk janė tė denjė tė mbajnė nderin dhe tė gėzojnė lavdinė e “qenies njerėzore”!
Mendoni, ju lutem vitet 1998 dhe 1999, natyrisht pa harrue tmerrin e shkatėrrimet e Kosovės qė nga viti 1877, e vargun e parė tė “muhaxhirėve” qė mbushėn Kosovėn, viktima tė “spastrimit etnik” serb, ushtrue mbi Kosovėn. Mendoni, ju lutem, solidaritetin kosovar qė habiti botėn e qytetnueme me fisnikerinė dhe suksesin e saj dekada me radhė. Mendoni, ju lutem, rezistencėn paqėsore e tė armatosun - dy anėt e nji monedhe - qė afroi shqiptarėt, viktima aq shumė sa qe sakrifikuen jetėn, dhanė shtėpitė pėr strehim, ushqyen tė uritunit, veshėn me rroba e kėpucė tė zhveshunit qė mbeten nė mes tė rrugės nga terrori serb ne Kosovė. Askush nuk pyeti pėr fe as pėr ide. Mjaftonte tė ishe nji person nė nevojė, pa bukė, pa strehė, pa veshmbathje, pa asgja…! Muhaxhir i pėrbuzun!
Nė mes tė qershorit 1999, krimineli i luftės S. Millosheviē, ish-Presidenti i Serbisė, u thye, u dorėzue me turp dhe ma vonė u dėrgue nė Hagė, si kriminel lufte nė Gjykatėn Ndėrkombėtare pėr Krime Lufte nė ish-Jugosllavi. Forcat ēlirimtare tė NATO-s dhe repartet ushtarake tė UĒK-sė zbriten nė qytetet e katundet e Kosovės, qė ēliroheshin ēdo dite nga thundra shekullore serbe. Kujtoni pritjen e kėtyne “ēlirimtareve”, buqetat me lule, gazin nė fytyrat e viktimave, i madh e i vogėl nė kambė pėrshendeste lindjen e ditės sė re - Ditėn e ēlirimit tė pėrhershme tė Kosovės. Asnji nga ushtarėt ēlirimtarė tė NATO-s nuk ka qenė mysliman: tė gjithė kanė qenė kryesisht tė krishtenė tė denominacioneve tė ndryshme kristiane. Dhe na i pėrqafuem si ēlirimtarė. Nė Kosovė filloi jeta ku fjala, mendimi, shtypi dhe shėrbimi fetar u shprehėn lirisht, ku adhurimi u ba lirisht. Nė kishat e xhamijat dhe teqetė e Kosovės, ku shumica dėrmuese e popullsisė janė tė besimit mysliman, u banė lutjet e pėrditshme dhe u adhurue i Madhi Zot qė premtoi liri pėr tė gjithė. Myslimanė e tė krishtenė u pėrqafuen si vėllau me vėlla para, nji mrekullie tė kėtillė. Asnjeri nuk kėrkoi nga tjetri tė ndryshonte fenė, mendimin politik ose kombėsinė. Koncepti i lirisė pėr tė gjithė nuk e lejonte nji akt tė kėtillė.
Feja, ēdo fe e sidomos fetė monoteiste -judaizmi, krishtenimi dhe islamizmi - mshteten mbi baza tė forta e tė qėndrueshme teologjike dhe morale. Nga kėto baza liria fetare pėr tė gjithė dhe e drejta e adhurimit lirisht ashtu si dikton ndėrgjegja individuale e secilit prej nesh, janė themelore. Pa nji tė drejtė tė kėtillė, feja, ēdo fe, do tė ishte nji imponim, dhe nė praktikė nji diktaturė.
Nji qėndrim i kėtillė lejon zhvillimin e lirė tė shoqenisė plurikonfesionale kosovare, dhe mirėqenien shpirtėnore tė tė gjithė popullsisė. Ky parim ashte i pashkelshėm! E drejta me besue lirisht don tė thotė me pasė tė drejtė me zgjedhe formen e besimit qė dėshiron, dhe me pasė tė drejtėn me u bashkue nė komunitete fetare qė dėshiron secili nga ne. Adoptimi i nji feje qoftė e trashegueme nga tė parėt tonė ose e pėrqafueme lirisht nga secili individ, ashtė njė proces i natyrshėm, normal, ligjor, dhe i pranueshėm nga e gjithė bota e qytetnueme. Vetėm vendet e paqytetnueme, aty ku liria dhe ligji nuk funksionojnė, mohojnė kėtė tė drejtė. Kosova nuk ashte nji vend i paqytetnuem!
Sot, ata “talebanė“ mesjetarė qė duen te grabisin me dhunė Islamin si fe paqėsore, qė synojnė kthimin mbrapa tė shoqėnisė kosovare nė shekullin e shtatė, janė pengesa ma e madhe e zhvillimit bashkėkohor tė shtetit dhe shoqėnisė kosovare. “Talebanėt” kosovarė duhen ndalue me tė gjitha mjetet ligjore qė lejon Kushtetuta e Kosovės qė tė mos ushtrojnė zanatin e tyne vdeksor! Ata janė thjeshtėsisht kėrpudha helmuese!
Kėto ditė mė kujtohen gjyqet e Prizrenit nė vitin 1945. Mė vijnė para sysh fytyrat e profesor Kolė Margjinit (qė kam njohė nė Liceun e Shkodres) dhe tė legjendares Maria Shllaku. Tė dy kėta heroj u pushkatuen nga serbėt sepse mbrojtėn Kosovėn, nji krahinė e banueme kryesisht nga popullsi myslimane. Mos harroni! Ju lutem, mos harroni!
19 antare te kesaj familje me banim ne Danimarke riperqafuan besimin e te pareve.Perfundimisht shqipetaret , vellezerit e vet ,por si nje produkt i pushtuesit otomane u hakmoren me to duke kryer kete akt terrorist.Permua kerpurdha eshte helmuese eshte islamizmi i cili duhet braktise njehere e pergjithemone.
|