Kėrkon ndėrhyrjen e shtetit
Nga Express mė 02.09.2009 nė ora 20:29
Kryetari i Bashkėsisė Islame tė Kosovės, myftiu Naim Tėrnava, tha sot nė njė bisedė pėr Zėrin e Amerikės se qė nga paslufta ka pasur pėrpjekje pėr ndėrhyrje tė elementeve tė skajshėm fetar qė nuk kanė tė bėjnė fare me besimin islam. Myftiu Tėrnava u ka bėrė thirrje institucioneve tė vendit qė tė punojnė pėr pengimin e elementėve tė tillė, ndėrsa ka tėrhequr vėmendjen nė shkallėn e lartė tė tolerancės fetare nė vend.
Zėri i Amerikės: Myfti Tėrnava, si ėshtė gjendja e komuniteteve fetare nė Kosovė?
Naim Tėrnava: Dihet mirėfilli se ne nuk e kemi pasur fatin e mirė nė shekullin qė shkoi sa i pėrket ēėshtjes sė fesė. Duke e ditur se Shqipėria, shteti amė, nė vitin 1967 mė kushtetutė ndalon fenė qė ėshtė njė rast unikat prej kur daton historia e njerėzimit. Megjithatė, nė fund u kuptua nga tė gjithė se feja ėshtė natyrshmėri e lindur tek vet individi, tek njeriu, si krijesė mė e pėrsosur mbi sipėrfaqen e tokės dhe kjo rezultoi prapė me rikthimin e masės sė gjerė nė besimet qė i kanė pasur edhe mė herėt. Ndaj edhe nė Kosovė, por edhe nė rajon, duke pasur parasysh se ka qenė njė sistem komunist-ateist, gjendja e fesė nuk ka qenė e mirė, gjithmonė ėshtė synuar qė besimi tė shtypet, tė largohet prej individit, prej familjes dhe prej shoqėrisė. Megjithatė, pas proceseve demokratike nė Evropė dhe kėtu nė Kosovėn tonė si pjesė e pandarė e Evropės dhe ne veēanti pas luftės, mund tė themi se kemi njė interesim mė tė madh sa u pėrket besimeve, jo vetėm besimit islam, qė bashkėsia islame, sigurisht edhe bashkėsitė e tjera nė Kosovė, janė tė kėnaqura me shumė se mė herėt, ngase besimtarėt e tyre po frekuentojnė nėpėr xhami, nėpėr kisha, nėpėr vende tė tjera tė shenjta, tė cilat shfrytėzohet qė tė kryhen ritet praktike nė shenjė tė krijuesit suprem Zotit Xh. Sh. Dihet mirėfilli se bashkėsitė fetare nė Kosovė, nė vazhdimėsi kanė pasur njė harmoni ndėrfetare mes vete dhe pėr kėtė me tė vėrtetė mund tė jemi edhe shembull jo vetėm kėtu nė rajon por edhe mė gjerė. Pėr kėtė tolerancė dhe bashkėjetesė tė feve mund tė mėsojnė edhe shtetet e mėdha dhe mund tė marrin mėsim nga populli shqiptar se si duhet tė respektohen besimet ndėrmjet veti, se si mund tė jetojė vėllai me vėlla nėn njė ēati dhe ata tu pėrkasin besimeve tė ndryshme. Ndaj, kjo neve na ka bėrė edhe mė tė fortė dhe besoj se ėshtė njė begati kombėtare tė cilėn nė duhet ta ruajmė.
Zėri i Amerikės: Por, myfti Tėrnava, ka pasur disa episode tė shfaqjes sė mos tolerancės sė mjaftueshme fetare, qoftė gjatė luftės apo edhe mė pas. A i kanė dėmtuar marrėdhėniet ndėrmjet bashkėsive fetare kjo?
Naim Tėrnava: Thėnė tė drejtėn nuk kemi dėmtim tė marrėdhėnieve tona assesi me Kishėn katolike tė Kosovės, por prej vitit 2004 e kėndej kemi shumė mė pak marrėdhėnie me kishėn ortodokse nė Kosovė, prej ngjarjeve tė marsit tė vitit 2004. Por, megjithatė kemi pasur dhe kemi takime dhe konferenca tė pėrbashkėta dhe vlen tė theksohet se deri tash kanė dalė diku mbi shtatė deklarata tė nėnshkruara, sepse nė kėtė nėn qiell mund tė jetojnė dhe tė frymojnė lirshėm edhe pjesėtarė tė besimeve tė tjera, ne veēanti edhe serbėt si pakicė nė Kosovė duke i gėzuar tė gjitha tė drejtat qė u garantojnė tė gjitha konventat ndėrkombėtare.