Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-09-09, 13:49   #1
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Post Welcome in 6 pikat vdekura tė Hashim Thaēit

Protokolle edhe pėr dogana e gjyqėsi

Protokolli EULEX-Serbi pėr bashkėpunim policor nuk do tė jetė i vetmi qė do tė nėnshkruhet midis zyrtarėve evropian nė Prishtinė dhe autoriteteve tė Beogradit. Zyrtarėt e EULEX-it kanė konfirmuar se bashkėpunimi i tyre me Serbinė do tė zgjerohet edhe nė fushėn e doganave dhe tė gjyqėsisė.

Por zėdhėnėsja e misionit tė BE-sė pėr sundim tė ligjit, Karin Limdal ka thėnė se nuk pritet nėnshkrimi i shpejtė i kėtyre marrėveshjeve. “Marrėveshjet teknike nė gjyqėsi dhe dogana me Serbinė kanė qenė pjesė e bisedimeve, por nuk ka shenja se ato do tė formalizohen tani”, tha zėdhėnėsja Limdal.

Ajo theksoi se EULEX-i ėshtė i interesuar qė tė ketė bashkėpunim pėr polici, drejtėsi dhe gjyqėsi me tė gjitha vendet e rajonit dhe se formalizimi i marrėveshjeve tė bashkėpunimit nuk po bėhet vetėm me Serbinė.

Dy ditė mė parė ministrat e 27 vendeve anėtare tė BE-sė, i dhanė mbėshtetje misionit tė EULEX-it nė nėnshkrimin e marrėveshjeve me Beogradin qė thuhet se kanė pėr qėllim kryesor luftimin e krimit tė organizuar.

Misioni evropian ka thėnė se do tė vazhdojė bisedimet me autoritetet e Kosovės, tė cilat janė shprehur kundėr nėnshkrimit tė marrėveshjeve ndėrmjet EULEX-it dhe Serbisė, pa pėrfshirjen e palės kosovare.

Kryeministri Hashim Thaēi nuk ka dhėnė njė pėrgjigje tė qartė kur ėshtė pyetur nėse Prishtina do tė pranojė nėnshkrimin e marrėveshjeve tė reja ndėrmjet EULEX-it dhe Serbisė.

Ai ka pėrsėritur se institucionet e Kosovės do ta respektojnė Kushtetutėn e vendit. “Diēka krejt tjetėr janė ēėshtjet teknike, diēka krejt tjetėr janė ato politike, ne do ta respektojmė plotėsisht Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės.

Bashkėpunimi rajonal me tė gjitha vendet e rajonit nėnkupton marrjen e pėrgjegjėsive edhe nga ana jonė dhe kėshillat e rekomandimet prej ICO-sė (Zyrės Civile Ndėrkombėtare) dhe EULEX-it”, u shpreh kryeministri Thaēi.

Megjithėse udhėheqėsit kosovarė i kanė shpallur tė mbyllura bisedimet me EULEX-in pėr ēėshtjen e protokollit tė debatueshėm mes misionit evropian dhe Beogradit, kryeministri ka pėrsėritur se bashkėpunimi i Prishtinės zyrtare me mekanizmat ndėrkombėtarė nė Kosovė do tė vazhdojė si edhe deri tani.

Formalizimi i marrėveshjeve pėr bashkėpunim ndėrmjet EULEX-it dhe Beogradit nė fushėn e policisė, drejtėsisė dhe gjyqėsisė pritet tė bėhet mė sė largu muajin e ardhshėm, para se Komisioni Evropian tė vlerėsojė pėrmbushjen e kritereve nga ana e Serbisė pėr liberalizimin e vizave me BE-nė.

Njė prej kėtyre kritereve ėshtė edhe bashkėpunimi i Serbisė me tė gjitha vendet e rajonit, pėrfshirė Kosovėn, nė kontrollimin e kufijve dhe luftėn kundėr krimit tė organizuar e kontrabandės. /BBC/


__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante