05-09-09, 22:43
|
#1
|
m'su's "Pėrvoja"
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
|
Gaddafi kėrkon shpėrbėrjen e Zvicrės!
Citim:
Gaddafi kėrkon shpėrbėrjen e Zvicrės!
Presidenti i Libisė, Muammar Gaddafi, duket se edhe zyrtarisht ka paraqitur kėrkesėn para Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė pėr shpėrbėrjen e Zvicrės. Ai kėtė kėrkesė e ka bėrė qysh nė korrik, gjatė samitit tė shteteve anėtare tė grupit G8, i cili ėshtė zhvilluar nė Itali, ka njoftuar televizioni i Zvicrės.
Sipas tij, territori shtetėror i Zvicrės duhet tė ndahet dhe tu jepet shteteve fqinje, citoi planet e Gaddafit deputetja dhe nėnkryetarja e Komisionit pėr Politikė tė Jashtme tė Kėshillit Kombėtar tė Zvicrės, Christa Markwalder. Gaddafi ka kėrkuar qė me kėtė ēėshtje tė merret Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė, e cila fillon takimin e saj vjetor mė 15 shtator. Libia pėr njė vit do ta kryesojė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė.
Sipas gazetės zvicerane "20 Minuten", Gaddafi qysh para njė muaji e ka parashtruar kėtė kėrkesė. Por, Komiteti, i cili ėshtė pėrgjegjės pėr planifikimin e programit tė punės sė Asamblesė, ka hedhur menjėherė poshtė kėtė kėrkesė, me arsyetimin se ajo bie ndesh me parimet kryesore tė kartės sė OKB-sė, theksoi mė tutje gazeta, duke cituar zėdhėnėsin e OKB-sė, Farhan Haq.
Asnjė shtet anėtar i OKB-sė nuk guxon tė kėrcėnojė ekzistencėn apo sovranitetin e shteteve tjera, tha Haq i cili ėshtė zėdhėnės i sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Moon. Pėr kėtė arsye, kėrkesa nuk ėshtė pranuar dhe nuk ėshtė vėnė nė qarkullim dhe nuk ėshtė publikuar si dokument i OKB-sė.
Nė anėn tjetėr, ambasadorja amerikane nė OKB, Susan Rice, ia ka tėrhequr vėrejtjen Gaddafit qė tė sillet si duhet gjatė punimeve tė Asamblesė sė Pėrgjithshme.
Pas pritjes qė ia bėri Libia atentatorit tė Lokerbisė, Abdel Basset Al Megrahit, Gaddafi ėshtė duke ecur mbi akull tejet tė hollė, theksoi Rice.
Nė anėn tjetėr, gazeta Tages-Anzeiger ka njoftuar se Gaddafi ka kėrkuar njė kaucion prej disa qindra mijėra dollarė pėr lirimin e dy biznesmenėve zviceranė, tė arrestuar nė Libi. Ata ka tashmė mbi njė vit qė po mbahen nėn arrest, nėn akuzat se kanė shkelur rregulloret pėr viza.
Vitin e kaluar, djali i Gaddafit, Hannibali dhe bashkėshortja e tij u detyruan tė paguajnė nė Zvicėr njė kaucion prej 330 mijė eurosh pėr tu liruar nga burgu. Ata ishin arrestuar nėn akuzat se kishin abuzuar punėtorėt nė njė hotel nė Zvicėr.
|
???
.
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
|
|
|