
Prishtina sėshtė palė nė marrėveshje, thonė Sejdiu e Thaēi
Nga Express mė 11.09.2009 nė ora 18:04
Pas njoftimit se ėshtė nėnshkruar Protokolli EULEX Ministri e Brendshme e Republikės sė Serbisė pėr bashkėpunim nė fushėn e policisė, Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaēi kanė lėshuar njė deklaratė, nėpėrmes tė cilės sqarojnė se Prishtina nuk ėshtė palė nė kėtė marrėveshje.
Republika e Kosovės nuk ėshtė palė nė aranzhmanet teknike midis EULEX-it dhe Ministrisė sė Brendshme tė Republikės sė Serbisė pėr bashkėpunim nė fushėn e policisė, thuhet nė deklaratėn shpėrndarė mediave.
Drejtuesit kosovarė thonė se aranzhmanet e tilla nuk kanė dhe nuk mund tė kenė asnjė ndikim nė pavarėsinė, sovranitetin dhe integritetin territorial tė Republikės sė Kosovės.
Ftesa e Republikės sė Kosovės pėr vendosjen e Misionit evropian pėr rend dhe ligj, EULEX nė Kosovė, pėr tė ndihmuar institucionet e Republikės sė Kosovės nė fushat e rendit dhe ligjit ėshtė akt sovran i udhėheqjes sė Republikės sė pavarur tė Kosovės, theksojnė krerėt e institucioneve tė vendit.
Edhe me kėtė rast ritheksojmė pėrkushtimin e palėkundur tė institucioneve dhe popullit tė Republikės sė Kosovės pėr bashkėpunim tė ngushtė me praninė evropiane nė Kosovė dhe me institucionet e Bashkimit Evropian nė drejtim tė konsolidimit tė mėtejmė tė shtetėsisė dhe sovranitetit tė Republikės sė Kosovės, e ne veēanti pėr tė forcuar perspektivėn evropiane tė Republikės sė Kosovės.
Institucionet e Kosovės ritheksojnė se kjo nė asnjė mėnyrė nuk do tė zbehė pėrkushtimin e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės pėr tė luftuar krimin e organizuar dhe nė kėtė kuadėr tė gjitha format e krimit tejkufitar.