16-09-09, 20:32
|
#14
|
Full LoVe...
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
|
Titulli: urgjent
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Virti
urgjentisht kam nevoje per nje magjetore, te me mesojė se si pergaditet buka simite. 
|
Receta
Pėrbėrėsit :
- Njė grusht qiqrash (eblebijash) tė ndara mėdysh
- 3-4 filxhan kafeje me miell
- Ujė i nxehtė 70-80 grade celsius
Nje grusht qiqrra me nje dore (eblebija si i tha dikush) jo te thyera ne grimca te vogla,por mjafton pergjysem, pastaj merren 3-4 filgjan te kafes me miell dhe hidhen mbi eblebija(qiqrra),pastaj uji i nxehte deri ne 70-80 grade celsius,dhe ulet ai miell me qiqra si brumi i pallaqinkave (pra i holle).E tera behet ne nje ene prej 1 litershe me kapak.Ky brum(i qullet) lihet ne temperatur deri ne 30 grad deri ne mengjes,nga mbremja e vonshme,nese gufon (fryhet) mire, po nese jo, e merr nje ene me uje te nxehte,e fut ne te enen me brum(kujdes vetem enen e jo brumin) dhe pritet deri sa te gufon.Ne nje ene tjeter e merr nje sasi mielli dhe me qullin e me parshem e perzien ne sasi deri sa trashet brumi si per buke.Hidhet pak sheqer,nje luge gjelle,dhe fare pak krip.Pastaj e len ne nje ene tjeter deri sa te fryhet e gjen temperaturen deri ne 30 grade.Pastaj i ndane ne kuleqe dhe u jep formen qe deshiron .I vendos ne nje tepsi te lyer me vaj dhe pret edhe nje her deri sa te fryhen rreth 20-30 minuta,kuptohet ne temperatur deri ne 30 grade.Pasi te fryhen, i lyen me te kuqt e vese se pules.E ngroh furren deri ne 250 grade celsius dhe e fut ne furr per ti pjekur.Pas 15 deri ne 20 minuta piqen dhe vertet jane te shijshme.
P.S. Nuk ka nevoj per tharme buke.
Keto simite jane karakteristike e rajonit te Prizrenit ne Kosove.
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...
Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...
http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
|
|
|