Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-09-09, 20:11   #581
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Qeveria e re!!!

Ministri Limaj gjatė inspektimit tė punimeve nė rrugėn Ferizaj - Bazhdarhane

Limaj lidh tri komuna
Rruga Ferizaj - Bazhdarhane ėshtė projekti mė i madh qė ka pasur ndonjėherė komuna e Ferizajt. Ministri Limaj ka premtuar edhe njė lidhje me komunėn e Suharekės

Nga Bardh Frangu mė 18.09.2009 nė ora 17:01

Ministri i Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, ka inspektuar punėt nė rrugėn Ferizaj- Bazhdarhane, tė gjatė rreth 10 kilometra.

Ky ėshtė projekti mė i madh i realizuar ndonjėherė nė komunėn e Ferizajt, vlera e tė cilit kalon shumėn prej 2 milionė e 600 mijė euro. Kjo rrugė mundėson lidhjen e fshatrave tė komunės sė Ferizajt, Kaēanikut dhe Shtėrpcės. Ajo jo vetėm qė mundėson lėvizjen mė tė mirė tė 15 mijė banorėve, por krijon edhe njė mundėsi mė shumė pėr t’u lidhur me zonėn turistike tė Brezovicės.

“Kjo rrugė ka plotėsuar kriterin strategjik, integrues dhe ekonomik. Ėshtė me interes edhe pėr zhvillimin e turizmit nė kėto anė”, ka thėnė ministri Limaj, duke premtuar se njė rrugė e ngjashme do tė bėhet edhe nė grykėn e Neredimes.

“Rruga drejt maleve tė Jezercit do tė bėhet gjatė vitit 2010, ndėrsa vazhdimi i saj pėr t’u lidhur me komunėn e Suharekės do tė bėhet mė vonė”, ka thėnė ministri Limaj, duke e vlerėsuar grykėn e Neredimes si njė mundėsi tė mirė pėr zhvillimin e turizmit.

Ministria e tij ka bėrė mbi 6 milionė euro investime nė komunėn e Ferizajt. Pėr kėtė ai ka lavdėruar kryetarin e Komunės, Bajrush Xhemailin.

Ministri Limaj nuk ka mundur tė thotė me saktėsi nga do tė shtrihet autostrada Prishtinė - Shkup, por ka thėnė se ajo do tė jetė njė rrugė krejt e re, nė mėnyrė qė tė mbetet si alternativė magjistralja aktuale. “E di se tė dy autostradat do tė takohen diku ndėrmjet Lipjanit dhe Shtimes”.

Ndėrsa duke komentuar fillimin e hetimeve tė policisė sė EULEX-it nė PTK, ministri Limaj ka thėnė se PTK-ja ėshtė ndėrmarrje publike dhe s’ka lidhje me MTT-nė. “Ne miratojmė vetėm politika tė pėrgjithshme, ndėrsa kėto janė ēėshtje tė Ministrisė sė Financave”, tha Limaj, i cili shtoi se ėshtė i interesuar qė tė hetohet ēdo rast kudo ku dyshohet pėr keqpėrdorime.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė