Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
|
Titulli: Qeveria e re!!!
Isa vs. Astrit : Nis beteja pėr kryeqytetin
Beteja pėr Prishtinėn, nė balotazh, do tė kushtėzohet nga dy faktorė, sa ėshtė elektorati i LDK-sė i bindur nė performansėn e Isa Mustafės, dhe nga ana tjetėr, sa do ti bindė votuesit Astrit Salihu, si kundėrkandidat me mė shumė gjasa, se vota pėr te ėshtė votė pėr ndryshime nė Prishtinė, por edhe pėr PDK-nė qė kėrkon rinovimin e identitet.
Nga Shkelzen Maliqi mė 14.09.2009 nė ora 13:04
Kandidimi i Dr. Astrit Salihut nga PDK pėr Kryetar tė Prishtinės, sjell disa risi tė rėndėsishme.
E para risi ėshtė pėr vetė partinė qė e kandidoi, sepse tash edhe nė praktikė PDK po dėshmon se nuk ėshtė vetėm parti e UĒK-se dhe e meritokracisė. Duhet tė shihet nėse edhe nė komunat tjera ka pėrzgjedhje tė tilla, por tendenca e inkuadrimit tė personaliteteve dhe intelektualėve vėrehet qė nga vjeshta e vitit 2007 dhe emėrimi i tyre pėr kėshilltarė tė Kryeministrit. Pastaj, edhe nėse do tė ishte vetėm Prishtina test pėr kėtė hapje tė PDK-sė, kjo e ka rėndėsinė simbolike dhe promovuese bėhet fjalė pėr Kryeqytetin e Kosovės. Leksionet e mėsuara nė zgjedhjet e mėhershme, kur nė Prishtinė kandidonte njeriu i dytė i PDK-sė, Fatmir Limaj, i kanė bindur drejtuesit e PDK-sė, para sė gjithash Hashim Thaēin, se PDK-ja duhet tė dalė nga baza e Drenicės dhe tė kėrkojė aleanca tė gjėra ndėr qytetarėt dhe intelektualėt, nėse synon tė bėhet nė kuptimin e plotė tė fjalės - parti kombėtare.
Risia e dytė ėshtė se PDK-ja futet nė garė me ambicie qė tė sfidojė dhe tė mundė LDK-nė qė konsiderohet bastion i fundit i madh i mbetjes sė partisė sė Rugovės. Nė demokracitė me pėrvojė ndodh shpesh qė koalicioni i dy partive nė nivelin qendror, nuk e pengon konkurrencėn e ashpėr nė nivelin lokal. Por, nė kushtet tona specifike, gara pėr Kryeqytetin mes dy partive nė pushtet mund tė jetė me pasoja. Deri mė sot, harmonia e qeverisjes PDK-LDK, qė nė asnjė moment nuk ėshtė trazuar, por tani ka gjasa qė tė dėmtohet, ose edhe tė kthehet nė valėt e dikurshme. Pėr shkak tė kėsaj harmonie, disa kanė menduar se PDK do tė kandidojė vetėm formalisht nė Kryeqytet, pėr tė mos i trazuar raportet me partnerin nė qeverisje. Por, kandidimi i Astrit Salihut, tregon se PDK-ja nuk ėshtė pa ambicie dhe madje shpreson se nė balotazh, edhe do tė mund tė fitonte zgjedhjet. Nė kėtė kalkulim, PDK paraqitet me inkluzivitet, qėllimi ėshtė pėrfitimi i votuesve tė rinj, ndėrkaq qė supozohet se LDK-ja do tė mbetet nė ngėrēin e mbrojtjes sė elektoratit qė po shkapėrderdhet ose bėhet indiferent.
Pėr LDK-nė nė krizė beteja pėr Prishtinėn ėshtė njėfarė dore vendimtare. Nėse humbet Prishtina, shembja e LDK-sė nuk do tė ketė tė ndalur. Edhe nė gjendjen e krizės, kjo parti nuk ka vesh pėr kėshilla, sillet si pacienti qė nuk e dėgjon mjekun por mjekohet vetė.
Po kėshtu, meritokracia nė LDK ėshtė po aq e shprehur sa nė PDK, por LDK-sė, pėr dallim nga PDK-ja, i mungon fare politika e hapjes dhe inkuadrimit. Edhe kryetari aktual i Prishtinės, pėrndryshe i rikandiduar, akuzohet nga rivali i tij Rexhep Osmani, se pėr 18 vjet ka refuzuar tė anėtarėsohet nė LDK. Rexhep Osmani, madje, ka ndėrmend tė paraqitet si kandidat i pavarur, duke thelluar avazin e shembjeve tė vogla dhe tė mėdha nė LDK.
Beteja pėr Prishtinėn mes LDK-sė dhe PDK-sė, sipas njė spekulimi, mbase ėshtė uverturė e Hashim Thaēit pėr zgjedhjet e pėrgjithshme, qė ndoshta do tė mbahen vitin e ardhshėm, ku do ti konvenonte nėse LDK-ja do tė humbte Kryeqytetin, ndėrkaq qė PDK-ja do ta kapitalizonte pėr edhe njė mandat edhe mė tė bindshėm, mbase edhe me partnerėt tjerė.
Astrit Salihu nuk ėshtė emėr i panjohur pėr opinionin. Nė fushėn e tij, nė filozofi, ėshtė autori mė i spikatur jo vetėm nė brezin e tij. Astriti ka qenė afėr ose pjesė e shumė projekteve politike dhe mediale nė vitet 90, pastaj aktiv edhe nė shoqėrinė civile. Nė atė kohė nuk ka treguar ambicie politike, edhe kur kishte oferta serioze. Mirėpo, dy pėrvojat e hidhura nė detyrat publike qė ka ushtruar, e kanė bindur se nė kėtė shoqėri nuk mund tė bėsh asgjė nėse nuk ke pushtet.
Incidenti i parė ka ndodhur nė vitin 2004 kur si zėvendėsdrejtor i RTK-sė kundėrshtoi ashpėr vlerėsimet e komisionerit pėr media Bob Zhilletit dhe tė OSBE-sė, ku pėr ngjarjet e marsit pėrgjegjėsia i atribuohej raportimit tė RTK-ja. Astrit Salihu u detyrua qė tė largohet nga RTK nga janari i vitit 2005.
Incidenti i dytė ndodhi njė vjet mė vonė, kur Astrit Salihu dorėzoi temėn e doktoraturės tė kompletuar nė UP, me procedura paraprake tė rregullta. Por, dikush nga kolegėt u kujtua qė tė bllokojė doktorimin e tij duke e kontestuar atė a posterior me faktin se Salihu nuk kishte magjistruar paraprakisht. Ēėshtja kaloi nė arbitrazh nė Rektorat, dhe atje u bė heshtja e thellė, nuk thanė as po as jo, pėr mbrojtjen e doktoratės. Edhe nėse ka qenė e paligjshme, e nuk ka qenė, pėrgjegjėsia i bie UP-sė, jo kandidatit.
Pėr fat, njė vit mė vonė, Astrit Salihut i pranohet tema e doktoratės nė Zagreb, puna vlerėsohet lart dhe pa fije problemi fiton titullin.
Pas kėtyre dy pėrvojave tė hidhura, Astrit Salihu vendosi qė ta katapultonte vetėn nė politikė dhe kėtė jo nė ndonjė parti tė vogėl, - ka pasur edhe oferta tė tilla, - por nė njėrėn nga partitė e mėdha, ku praktikisht nuk ka pas zgjedhje tjetėr pos PDK-sė. LDK-ja e mbyllur dhe nė krizė gjithnjė mbanė mėri ndaj kritikuesve tė politikave tė saj nė vitet 90 e mė vonė, dhe Astriti shpesh e ka bėrė kėtė nė shkrimet qė botonte nė Kohėn javore dhe publikimet tjera.
Astrit Salihu ėshtė njeri qė mendon me kokėn e vet dhe e thotė atė ēka mendon. Nuk do tė jetė thjesht njė vegėl ose kurban i Hashim Thaēit, por do tė ēajė vizione dhe shtigje tė reja pėr PDK-nė. Skeptikėt do tė thonė, nėse kjo ėshtė e mundshme.
Pėr Isa Mustafėn dihet mė shumė, edhe pse mandati i tij ka kaluar disi heshtur. Ėshtė punėtor i zellshėm, mirėpritės, nuk bėn shumė zhurmė rreth vetės, por si duket ka qenė i pafuqishėm dhe pa pėrkrahje qė tė nisė zgjidhjen e problemeve tė mėdha tė Kryeqytetit. Ndoshta i ka munguar edhe bashkėpunimi mė ngushtė me Qeverinė, qė ēėshtjen e kthen sėrish te raportet nė esencė dyshuese PDK-LDK.
Pėr 10 vjet, Prishtina ka qenė bastion i LDK-sė dhe pos problemeve tė trashėguara janė shtuar edhe ato tė qeverisjes pa plan tė LDK-sė. Kriza e LDK-sė e ka pėrfshirė edhe Prishtinėn, ku sėrish Isa Mustafa fitoren do ta kėrkojė nė balotazh. Beteja pėr Prishtinėn, nė balotazh, do tė kushtėzohet nga dy faktorė, sa ėshtė elektorati i LDK-sė i bindur nė performansėn e Isa Mustafės, dhe nga ana tjetėr, sa do ti bindė votuesit Astrit Salihu, si kundėrkandidat me mė shumė gjasa, se vota pėr te ėshtė votė pėr ndryshime nė Prishtinė, por edhe pėr PDK-nė qė kėrkon rinovimin e identitetit.
|