Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-09-09, 20:14   #583
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Qeveria e re!!!

Kthimi kah komuna
Pėrgatitjet e partive pėr zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit kanė shfaqur njė evoluim tė qartė tė politikės kosovare. Kemi tė bėjmė me njė decentralizim tė mirėfilltė politik, i cili ka ardhur si rezultat i rritjes sė vetėdijesimit tė spektrit politik pėr fuqinė e votuesit kosovar.

Nga Artan Muhaxhiri mė 19.09.2009 nė ora 13:31

“E qet syretin [e Rugovės] aty dhe komunikon me njerėz”.

Ky definicion antologjik, i thėnė nga Eqrem Kryeziu (mjeshtri i ironisė politike), pėr Gazetėn Express, nė tetor tė vitit 2007, njė muaj para zgjedhjeve tė pėrgjithshme, ėshtė sublimim i formulės magjike e cila dominoi politikėn kosovare gjatė periudhės sė Ibrahim Rugovės.

Kur njė qasje e tillė thjeshtėzuese, qė nuk ishte e huaj as pėr dy partitė tjera tė mėdha, aplikohej pėr zgjedhjet qendrore, mund tė paramendohet se ēfarė rėndėsie dhe respekti margjinal i ėshtė kushtuar zgjedhjeve lokale. Vėshtirė tė jetė folur pėr to nė Prishtinė pa njė dozė tė lartė cinizmi.

Pastaj erdhi 17 nėntori 2007. Dita kur votuesi kosovar u shfaq. E ndryshoi skenėn politike. Dhe fitoi respektin.

Prej qershorit 1999 deri nė nėntor 2007, imazhokracia politike ishte alfa dhe omega e liderėve kosovarė. Fotografitė e Ibrahim Rugovės, Hashim Thaēit dhe Ramush Haradinajt ishin zėvendėsuese tė projekteve konkrete dhe investimeve kapitale, njėkohėsisht shėnonin edhe mungesėn totale tė pėrgjegjėsisė ndaj qytetarit. Secili protagonist i madh a i vogėl politik, sa herė qė i ofrohej mundėsia pėr tė qenė afėr mikrofonit premtonte pavarėsi, integrim nė strukturat euroatlantike, hapje tė vendeve tė reja tė punės, liberalizim tė vizave, etj., etj. Pėr vite tė tėra u krijua njė inflacion i premtimeve tė cilave s’u besonte askush: as ata qė i jepnin, as ata qė i merrnin. Ishte e lehtė tė thuheshin fjalė tė mėdha, s’kishim gjė nė dorė.

Ndryshimi radikal i raportit tė forcave politike pas nėntorit 2007, ishte leksioni tė cilin politikanėt kosovarė u detyruan ta mėsojnė njėherė e mirė.

Sot shohim diēka tjetėr. Ndonėse shumica dėrmuese e akterėve janė tė njėjtė, mėnyra e tyre e tė menduarit politik nuk ėshtė si mė parė.

Pėrgatitjet e partive pėr zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit kanė shfaqur njė evoluim tė qartė tė politikės kosovare (me pėrjashtim tė barazisė gjinore). Pėr herė tė parė ėshtė duke iu dhėnė rėndėsi e madhe zgjedhjeve nė kėtė nivel, i cili ka qenė skajshmėrisht i injoruar. Asnjėherė nuk ka qenė i pranishėm njė mobilizim kaq i madh i partive pėr zgjedhjet lokale, pėrfshirė lobimet pėr kandidatura dhe debatet nė media. Nuk ka pasur pėrplasje tė hapura brendapartiake dhe kėrcėnime serioze pėr bojkot tė ndonjė kandidati nga kundėrkandidatėt, as anėtarėsime partiake tė nivelit tė lartė enkas pėr zgjedhje lokale, e as koalicione parazgjedhore midis partive tė rėndėsishme parlamentare.

Pozitat e kryetarėve tė komunave ishin dhurata qė partitė (kryesisht LDK’ja) ua jepnin personave tė caktuar, nė bazė tė kronizmit tė institucionalizuar. Kėsaj radhe kemi tė bėjmė me njė decentralizim tė mirėfilltė politik, i cili ka ardhur si rezultat i rritjes sė vetėdijesimit tė spektrit politik pėr fuqinė e votuesit kosovar.

Janė tri arsye kryesore pėr kėtė ndryshim.

1. Pėrfundimi i politikės sė mbizotėruar ekskluzivisht nga Kulti i Individit, qė ndodhi me vdekjen e Ibrahim Rugovės dhe ndryshimin e spektrit politik nė 2007. Asnjė lider aktual nuk ėshtė aq i fuqishėm dhe i guximshėm qė tė futet nė zgjedhje (qendrore apo lokale) duke u mbėshtetur vetėm nė peshėn e imazhit tė vet. Lideri i mirė, me shokė shumė.

2. Mbarimi i procesit tė pavarėsimit tė Kosovės (bisedimet nė Vjenė, Plani i Ahtisaarit, shpallja e Pavarėsisė), i cili e zhvleftėsoi krejtėsisht argumentin universal tė shfajėsimit politik pėr mungesėn e projekteve, keqpėrdorimet dhe keqmenaxhimin: “Ēėshtjen e Statusit”. Fjala “Pavarėsi” mė nuk ėshtė pjesė e fjalorit politik.

3. Niveli lokal ėshtė terren shumė mė i pėrshtatshėm se ai qendror pėr arritjen e suksesit politik. Pas pavarėsimit tė Kosovės, puna nė nivelin qendror ėshtė mė komplekse nė krahasim me qeverisjet e kaluara, prandaj edhe projektet e rėndėsishme varen nga shumė faktorė, kryesisht ndėrkombėtarė. Nė nivelin lokal, frytet e punės shihen shumė mė shpejt dhe suksesi mund tė shndėrrohet nė trampolinė pėr pozicione tė larta nė nivelin qendror. Gjithashtu, kryetarėt e suksesshėm tė komunave mund t’i krijojnė vetes njė autonomi tė konsiderueshme nė raport me liderin dhe strukturat qendrore tė partisė.
Beteja pėr Prishtinėn ka filluar muaj mė parė, me pėrmendjen e pjesėmarrjes sė mundshme tė Behgjet Pacollit dhe Blerim Shalės. Isa Mustafa ishte i sigurt. Nė fund, AAK’ja dhe AKR’ja vendosėn pėr kandidatė tjerė, kurse ishte PDK’ja ajo qė me kandidaturėn e Dr. Astrit Salihut bėri njė hap drejt sfidimit tė skemės me tė cilėn identifikohet si parti - “Drenicė dhe/ose UĒK”. Fitorja e tij nė Prishtinė do t’i krijonte rrugė Thaēit pėr hapje tė mėtejme strukturore tė PDK’sė. Dhe anasjelltas.

Nė pėrgjithėsi, AAK’ja ishte mė energjikja nė angazhimet pėr kėto zgjedhje (kandidaturat e Blerim Kuēit, Bislim Zyrapit dhe Muharrem Shabanit, sė bashku me fushatėn disamujore tė anėtarėsimeve tė reja); disa ish-ministra do tė tentojnė rikthimin nė bazė (Kuēi, Isufi, Veliu, Rexhepi); AKR’ja befasoi me Mimoza Kusari-Lilėn nė Gjakovė, kurse PDK’ja i bėri ftesė nėnkryetarit tė ORA’s, Gazmend Muhaxherit, pėr Pejė.
LDK’ja ballafaqohet me rrezikun mė tė madh. Nėse nė kėto zgjedhje ajo nuk arrin ta ruajė fuqinė e tashme, ose tė bėjė ndonjė lėvizje pėrpara, definitivisht do tė dėshmohet se humbja traumatike nė 2007 ia ka zhdukur ēdo forcė pėr rimėkėmbje. Vazhdimi i mungesės sė ndryshimeve nė lidership, i cili nuk ka fuqi tė ballafaqohet me realitetin, do tė rezultojė me humbje tė mėtejshme tė elektoratit.

PDK’ja rrezikon humbjen e dy komunave ku ka pasur probleme tė mėdha me zgjedhjen e kandidatit (Prizren dhe Gjilan), po ashtu edhe Mitrovicėn, pas moskandidimit tė Bajram Rexhepit. Mirėpo, fitorja nė Prishtinė do t’ia ēimentonte pushtetin.

AAK’ja planifikon fitimin e qeverisjes nė dy komunat e shėnjestruara qėmoti (Therandė dhe Vushtrri), sė bashku me ruajtjen e pushtetit nė Gjakovė dhe Pejė. Ky skenar do t’i jepte shpresė pėr sukses nė zgjedhjet e ardhshme qendrore. Nė tė kundėrtėn, do tė dėshmohej se bagazhi i keqqeverisjes ėshtė tepėr i madh pėr t’u larguar nga kujtesa e qytetarėve kosovarė.

Zaret janė hedhur. Pikėt do tė numėrohen nė mbrėmjen e 15 nėntorit.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė