Anėtarėsuar: 31-05-09
Postime: 1,293
|
maqedonia na shpalli lufte ne trojet shqiptare
Kim Mehmeti: Maqedonia po na shpall luftė hapur
» Dėrguar mė: 23/09/2009 - 14:20
Fatmira Nikolli
Nė enciklopedinė maqedonase thuhet se shqiptarėt janė ardhacakė dhe si tė tillė, ne duhet tė ēlirohemi nga ata. Ky botim fton nė luftė. Duhet t'iu djegėsh akademinė, duhet t'u thuash tė mos luajnė me zjarr, se do tė digjen. Ata po na provokojnė, dhe kjo do tė thotė qė na konsiderojnė si armiq, dhe ne duhet tė sillemi si armiq. Nė mos tjetėr, iu duhet treguar vendi". Me kėto fjalė e shpreh zemėrimin e tij ndaj fyerjes sė shqiptarėve nė Enciklopedinė Maqedonase, Kim Mehmeti, shkrimtari, eseisti dhe publicisti i shqiptarėve tė Maqedonisė. I revoltuar pėr termat e pėrdorura nė botim dhe pėr pasaktėsinė historike, ai thotė se i dhimbset njė popull si ai maqedonas qė ka akademikė tė atillė. Teksa komenton dijet e akademikėve maqedonas ai shton se, para tre muajsh u botua "Historia e Popullit Maqedonas", ku shkruhej se maqedonasit janė pasardhės tė maqedonasve antikė. Ndėrsa nė enciklopedi shkruhet se maqedonasit janė pasardhės tė sllavėve. Atėherė, Kim Mehmeti shtron pyetjen: "Ē'mund tė mė thotė mua shkencėtari qė nuk di origjinėn e vet"? Nisur nga polemikat mbi fyerjen ndaj shqiptarėve nga maqedonasit, nė njė intervistė pėr "Gazetėn Shqiptare", marrė nė ambientet e Festivalit tė Poetekės qė mbahet nė Durrės, shkrimtari dhe publicisti ka prekur shumė plagė tė dhimbshme tė popullsisė shqiptare atje. Nė njė rrėfim tė gjatė, ai flet pėr gjendjen aktuale tė Maqedonisė, pėr tė cilėn mendon se ėshtė shtet i kalbur qė tani po qelbet, flet pėr partitė politike shqiptare nė shtetin fqinj, pėr tė cilat ai thotė se nuk janė parti, por sekte politike, grupe njerėzish qė e kanė marrė nė duar fatin e shqiptarėve. Mė tej, ai hedh dritė mbi projektin e ndėrtimit tė njė kishe nė themelet e shtėpisė sė Nėnė Terezės nė Shkup, duke deklaruar se kjo ėshtė njė pėrpjekje pėr tė zhdukur gjurmėt e shqiptarėve nė atė qytet. Kritikat e tij shkojnė edhe nė adresė tė shqiptarėve qė kanė firmosur enciklopedinė, por edhe politikanėve tė Tiranės. Pėr tė parėt thotė se "fatkeqėsisht, nė Maqedoni ka shqiptarė qė blihen", por nuk janė shkencėtarė, ndėrsa pėr tė dytėt, mendon se "po sillen si prindėr tė pakujdesshėm me fėmijėt e tyre".
Si e shihni ju poetekėn e kėtij viti? Cila ėshtė rėndėsia e saj?
Kėto manifestime janė gjithmonė tė mira nė mos pėr arsye tė tjera janė tė mira pėr ne krijuesit. Madje thuhet qė edhe librat e pavlerė kanė njė vlerė se janė shumė tė vlefshėm pėr autorin e nė kėtė kuadėr, nėse kėto lloj manifestimesh nuk kanė ndonjė vlerė mė tė madhe, kanė atė vlerėn qė mundėsojnė kontakte mes krijuesve. Nga njė takim, lind mundėsia qė kulturat e letėrsive tė ndryshme tė komunikojnė. Letėrsia ėshtė njė gjė qė e kanė tė gjithė shoqėritė e pa tė cilėn thuajse ėshtė e pamundur tė komunikosh me botėn tjetėr. Sido qė tė jetė, ne jemi popuj qė nuk mund tė konkurrojmė me popujt e tjerė me biznes, industri, fabrika a uzina. Ne duhet tė konkurrojmė dhe mund tė konkurrojmė me art, kulturė dhe letėrsi, qė i kemi si prodhim shpirtėror e mendor.
Nė vazhdėn e mendimit tuaj, a mendoni se letėrsia bashkėkohore shqiptare ėshtė njė letėrsi qė ecėn pėrkrah letėrsive tė vendeve evropiane? A mund tė konkurrojė pėrkrah tyre?
Letėrsia shqiptare ka dėshmuar se ka vlera tė atilla. Ju mos harroni se ndonjėherė nuk jemi objektiv. Shpesh kam dėgjuar se letėrsia nuk pėrkthehet shumė nė botė. Unė mendoj se ėshtė njė pohim i gabuar ose jo i saktė. Nėse mendojmė se gjithė krijuesit shqiptarė duhet tė pėrkthehen nė gjuhėt e huaja, ne gabojmė dhe nėnvlerėsojmė letėrsitė e tjera. Shkrimtar mesatar ka ēdo letėrsi, ndėrsa shkrimtar kulminant si Ismail Kadare apo Fatos Kongoli, s'ka shumė. Gjashtė shkrimtarė tanėt pėrkthen nė gjuhė tė huaja e qėndrojnė shumė mirė nė bibliotekėn botėrore, dhe kjo pėr njė letėrsi tė vogėl sa e jona nuk ėshtė pak. Nė bibliotekėn botėrore konkurrojnė edhe njė mijė letėrsi tė vogla si e jona. Konkurrenca ėshtė e madhe dhe e ashpėr, dhe tė kesh gjashtė shkrimtarė qė lexohen nė gjuhė tė huaja, ėshtė mrekulli. Ju keni njė shkrimtar i cili qė sot ėshtė shndėrruar nė klasik e kjo nuk ėshtė gjė e vogėl. Ndonjėherė janė fati e rrethanat qė na ndihmojnė ne tė dalim e tė njihemi, tė themi se jemi.
Para pak muajsh keni botuar romanin me titull "Vitet e urithit". Jeni shprehur pėr tė se "doja qė rrėnjėt e kėtij romani tė ishin tė groposura sa mė thellė nė kohė. Trungu i saj tė ishte fati individual, i ndėrthurur nė atė tė shqiptarėve nga kjo anė e kufirit". Ē'keni dashur tė thoni me kėtė pjesė?
Kam dashur tė them se ne qė jemi sot e jetojmė sot, jemi prodhim i shekujve. Pėr tė ardhur deri kėtu ėshtė dashur qė shumė gjenerata tė gjejnė rrugėn e mbijetesės, rrugė pėr tė ruajtur veten. Ku rrugėtim ka qenė mė i vėshtirė pėr ne qė jemi nga ana tjetėr e kufirit. Nė Shqipėri shqiptari nuk ėshtė pėrpjekur qė tė mbetet shqiptar, sepse i tillė ka qenė gjithmonė, dhe nuk ka qenė i rrezikuar si shqiptar. Por pėr ne nga ana tjetėr e kufirit, kemi qenė nė rrezik vetėm nga fakti se jemi shqiptarė. Mbase edhe vetė ekzistenca fizike si tė tillė ka qenė e penguar. Mua mė ka brejtur nė vetvete dilema, si ia kanė dalė tė parėt tanė tė mbijetojnė nė njė ambient kaq tė egėr, ku je i rrezikuar thjesht se je shqiptar. Imagjinata shkon nė thellėsitė e kohės dhe i zbulon mėnyrat e jetesės, e herė i rizbulon e herė i trillon ato. Nė libėr ajo shkon si njė vijė. Andaj ėshtė pėrdorur metafora e urithit, pėr tė thėnė qė ka pasur raste qė ėshtė dashur tė fshihen sikur nuk ekzistojnė e tė nxjerrin kokė e tė marrin ajėr vetėm nė rrethana tė caktuara kur kjo ka qenė e mundur. Pėr tė arritur kėtu ku jemi, tė parėt tanė kanė jetuar nė periudha ku iu ėshtė dashur tė qėndrojnė si urithi, i cili fshihet nga sulmuesit e jashtėm, por ka pasur edhe kohė kur kanė mundur tė marrin frymė mė lehtė.
Mbi zgjedhjet e fundit nė Maqedoni ju jeni shprehur se ishin mundėsia e fundit pėr shtetin qė tė dėshmonte se e ka kuptuar se ēdokush qė mendon se Maqedonia mund tė ndėrtohet mbi baza tė "pronarit" tė shtetit - etnitetit maqedonas, dhe "qiraxhiut" nė tė - shqiptarėt e kėtushėm, nė tė vėrtetė vetėm e ushqen krimbin i cili e brenė brendinė e kėtij shteti dhe i kalb institucionet e tij". A mendoni se zgjedhjet e larguan atė "krimb"?
Jo. Mendoj se vetėm vazhdoi kalbja e Maqedonisė nga brenda dhe unė e ndiej qė gjithnjė e mė shumė Maqedonia shndėrrohet nė njė kufomė, e cila tashmė ka filluar tė qelbet. Kėtė e dėshmojnė edhe ngjarjet e fundit lidhur me Enciklopedinė qė sapo u botua, kėtė e dėshmuan zgjedhjet pėr tė cilat ju mė pyesni, sepse u zgjodh njė president i cili nuk e ka legjitimitetin e shqiptarėve, se ata nuk e votuan. Pėr kėtė arsye, ai ėshtė president vetėm i maqedonasve. Andaj, qė nė fillim kur ai u zgjodh unė thashė, qė Kosova dhe Shqipėria duhet tė jenė tė kujdesshme nė sjelljen ndaj kėtij presidenti. Thashė se duhet ta dinė se ėshtė president vetėm i maqedonasve, qė nuk ka legjitimitetin tim si shqiptar. Dhe nėse ėshtė kėshtu, ata nuk mund t'i japin legjitimitet. Politikanėt maqedonas qė nuk kanė legjitimitetin e shqiptarėve, vijnė nė Shqipėri e pėrqafohen me Bamir Topin dhe del sikur ata na thonė, ja presidenti shqiptar ne na pranoi, ēfarė keni ju kundėr. Disa herė unė jam mėrzitur nga veprimet e politikanėve tanė, e ndaj shpesh them se unė nuk dua qė Tirana tė mė pėrcaktojė mua se pėr kė tė votoj, mirėpo dua qė Tirana ta respektojė vullnetin tim. Nėse ne si shqiptarė kemi thėnė se ai nuk ėshtė presidenti ynė atėherė ju nuk keni tė drejtė morale, kombėtare, njerėzore t'ia jepni atij legjitimitetin e munguar. Maqedonasit u mėsuan me ne shqiptarėt. Ēfarėdo tė bėjnė ata me ne, vjen Tirana dhe thotė se ėshtė nė tė mirėn tonė. Ne jemi bėrė si ai fėmija qė gjithmonė me tė drejtė kėrkon diēka, por qė i ka prindėrit e pakujdesshėm sepse gjithmonė ia mbyllin gojėn. Ne kemi prindėr tė paaftė. Tė jesh sot politikan evropian perėndimor do tė thotė ta njohėsh vetveten, tė dish ta mbrosh e ta ruash atė. Nuk duhet tė interesohesh vetėm a i pėlqen tė huajve.
|