EULEX nėnshkruan protokollin e doganave vetėm me Serbinė
EULEX-i do tė nėnshkruajė protokollin pėr dogana vetėm me Serbinė e jo me shtetet tjera fqinje, i ka thėnė Radio Dukagjinit zėdhėnėsi i kėtij misioni, Christophe Lamfalussy.
Edhe pse fillimisht ishte paralajmėruar qė protokollet qė EULEX do ti nėnshkruajė me Serbinė, tė njėjtat do tė nėnshkruheshin edhe me shtetet tjera fqinje, sot zėdhėnėsi i EULEX-it Lamfalussy i tha Radio Dukagjinit se protokolli pėr dogana do tė nėnshkruhet vetėm me Serbinė.
Jo ne nuk do tė nėnshkruajmė protokolle pėr doganat me Shqipėrinė apo Malin e Zi, sepse kjo ėshtė pėrgjegjėsi e doganave tė Kosovės. Kėto shtete e kanė njohur Kosovėn. I vetmi protokoll pėr doganat qė do tė nėnshkruhet nga ne ėshtė me Serbinė i cili ka tė bėjė me shkėmbim informatash, ka thėnė Lamfalussy.
Telegrafi