Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
|
Titulli: Fjala e mjekėve
Kush e vrau Mensurin?
Nė dhjetor tė vitit tė kaluar, Hasan Raci vrau vajzėn e tij 16 vjeēe. Pėr kėtė krim, ēuditėrisht u dėnua me kusht, ndėrsa u lirua pas gjashtė muajsh. Javėn e kaluar, ai kreu edhe vrasjen e dytė. Kėsaj radhe, vrau kushėririn, Mensurin 21 vjeē. Kush, nė fakt, ia mori jetėn kėtij tė riu? Hasani qė shkrepi alltinė, apo Gjykata e Qarkut nė Pejė qė e liroi nė mėnyrė tė kundėrligjshme Hasanin?
Nga Jeton Musliu mė 22.09.2009 nė ora 8:27
Kemi bėrė shtet, por a kemi vėrtet shtet? Kėtė pyetje ua drejton me dhimbje, Sheremet Raci nga Siēeva e Klinės, tė gjithėve nė Kosovė. Sheremeti, tė mėrkurėn e javės qė kaloi, varrosi djalin e vet, Mensurin 21 vjeē, i cili dyshohet se u vra nga kushėriri i tij, Hasan Raci.
Tash Hasani ėshtė nė paraburgim, por vrasja e Mensurit ėshtė e dyta me radhė brenda nėntė muajve, qė dyshohet se ėshtė kryer nga ky person. Kėshtu Hasani, pas vrasjes sė vajzės sė tij 16-vjeēare, tė mėrkurėn, nė qendėr tė Klinės, me gashtė plumba, dyshohet se kreu ekzekutimin e radhės.
Nė dhjetor tė vitit tė kaluar, Hasani ka vrarė tė bijėn e tij nė oborr tė shtėpisė, duke mos lejuar qė as tė afėrmit ti shkojnė pėr vizita. Pėr vrasjen e sė bijės, Gjykata e Qarkut nė Pejė e kishte dėnuar Hasanin vetėm me gjashtė muaj burg, periudhė tė cilėn ai e ka shlyer duke qėndruar nė paraburgim.
Sistemi i drejtėsisė nė Pejė duket tė jetė shumė efikas, kur i njėjti njeri, i gjetur fajtor pėr vrasjen e vajzės, arrestohet, hetohet, dėnohet, mban burgun dhe tė gjitha kėto brenda nėntė muajve! Nė pjesėn tjetėr tė dėnimit prej pesė vjetėsh me kusht, sipas vendimit tė gjykatės, Hasani ėshtė dashur qė tė mos e pėrsėrisė veprėn e njėjtė penale tė vrasjes. Nė kėtė mėnyrė, Hasani ka qenė thuajse i lirė.
Vendimi i pesė anėtarėve tė trupit gjykues, tė drejtuar nga gjyqtari Ukė Muēaj, i ka mundėsuar Hasanit, vrasėsit tė sė bijės, qė tė mund tė shėtisė lirshėm.
Pėrgjegjėsia
Pėrgjegjėsisė nė lidhje me kėtė dėnim tė shqiptuar ndaj vrasėsit tė sė bijės, tenton ti largohet secili nga zyrtarėt e Gjykatės sė Qarkut nė Pejė. Me hetimin e kėsaj vrasjeje ėshtė marrė Gėzim Kollēaku, prokuror i Prokurorisė Publike nė Pejė, i cili tash e disa kohė ka braktisur kėtė detyrė, duke iu kthyer zanatit tė avokatit.
Por sa i pėrket vrasjes sė parė dhe dėnimit qė ka marrė Hasan Raci, ish-prokurori Kollēaku nuk dėshiron tė flasė gjatė, me arsyetimin se ėshtė i zėnė. Etika e prokurorit e kėrkon qė tė mos pėrzihemi nė punėt dhe vendimet e gjykatės. Duke u bazuar nė prova, ai person ėshtė shpallur fajtor. Por se sa dėnohet, shumė apo pak, kjo ėshtė ēėshtje tjetėr. Kjo i takon gjykatės, thotė Gėzim Kollēaku pėr Express.
Avokati i Hasan Racit, pėr tė dyja rastet, edhe pėr ēėshtjen e vrasjes sė vajzės, edhe tash kur ai dyshohet se ka vrarė Mensurin, kushėririn 21-vjeēar, ėshtė Haxhi Ēekaj.
Pasi shpjegon se nė lidhje me vrasjen e kushėririt, gjyqtari i procedurės paraprake, klientit tė tij ia ka shqiptuar masėn e paraburgimit prej tridhjetė ditėsh, avokati Ēekaj nuk dėshiron tė komentojė vendimin e gjykatės nė lidhje me vrasjen e parė.
Pėr rastin e dytė, klienti im ėshtė mbrojtur nė heshtje. Kurse pėr ēėshtjen e parė, kjo ėshtė njė gjė pėr tė cilėn nuk kam kompetencė tė flas. Ky ėshtė njė rast i kaluar dhe nuk dua tė kthehem prapa, thotė shkurt avokati Ēekaj pėr Express.
Nė fakt, Gjykata e Qarkut nė Pejė ka kohė qė ka mbetur pa zot shtėpie. Ky institucion nuk e ka kryetarin, qė prej kohės kur ka vdekur i ndjeri, gjyqtari Esat Shala. Pėr disa kohė, si ushtrues detyre tė kryetarit tė Gjykatės sė Qarkut nė Pejė, ishte emėruar gjyqtari Ukė Muēaj. Por edhe ky i fundit, pas njė kohe, ėshtė suspenduar nga ky post dhe detyra e gjyqtarit, pas dyshimeve pėr keqpėrdorim tė detyrės zyrtare.
Ndėrkohė, gjyqtari Muēaj ka qenė kryetar i trupit gjykues, nė rastin e vrasjes sė parė tė kryer nga Hasan Raci, i cili e ka ekzekutuar tė bijėn nė oborr tė shtėpisė sė tij. Nuk kam asnjė koment mbi kėtė rast, ėshtė krejt ēfarė ka pėr tė thėnė gjyqtari Muēaj.
Ndėrkaq, Expressi sipas shkresave zyrtare ka mėsuar se vendimi ėshtė marrė duke u bazuar nė ekspertizėn e mjekėve tė QKU-sė, tė cilėt kanė vlerėsuar gjendjen mendore tė tė akuzuarit.
Sipas shkresave, thuhet se Hasan Raci ka qenė nė afekt dhe depresion nė momentin e vrasjes. Vendimi ishte marrė nga anėtarėt e panelit. Por, si e precizon Kodi Penal i Kosovės vrasjen e fėmijės sė mitur nga prindi i tij, qoftė edhe nė afekt?
Ligji
Por kapitulli i 15 i Kodit tė Pėrkohshėm Penal tė Kosovės, qė merret pikėrisht me vrasje, neni 146, shkruan qartė se kushdo qė e privon personin tjetėr nga jeta, dėnohet me mė sė paku pesė vjet burgim. Nė kėtė rast, nė kapitullin e njėjtė, neni 147, i cili i klasifikon vrasjet e rėnda, pika 1, e vendos nė kėtė kategori edhe vrasjen e fėmijės.
Nė kėtė rast, personi qė do tė privonte nga jeta njė fėmijė, dėnohet me sė paku dhjetė vjet burgim apo me burgim afatgjatė.
Ndėrkohė, neni 148 i kėtij kapitulli, i cili flet pėr vrasje tė kryer nė gjendje tė afektit mendor, akt i cili dyshohet se ėshtė kryer nga Hasan Raci ndaj vajzės sė tij 16-vjeēare, dėnimi ėshtė shumė i qartė. Kushdo qė tjetrin e privon nga jeta nė gjendje tė afektit mendor, i vėnė pa fajin e tij nė gjendje tė tronditjes sė fortė mendore tė shkaktuar nga sulmi, keqtrajtimi apo fyerja e rėndė nga ana e personit tė vrarė, dėnohet me burgim prej njė deri nė dhjetė vjet, thuhet nė kėtė nen.
Siēeva
Nė fshatin e Hasan Racit, nė Siēevė tė Klinės, banorėt tregojnė se nuk kanė vėrejtur asgjė tė dyshimtė tek ai, vrasėsi i vajzės sė tij, para se ai ta kryente kėtė akt. Por pas vrasjes dhe varrosjes tė sė bijės si dhe moslejimin pėr vizita ngushėllimi, ata kanė parė se Hasani thjesht nuk fliste me askėnd.
Sipas banorėve, ka mė shumė se njė vit qė Hasani, sė bashku me familjen e tij, janė shpėrngulur nga fshati i tyre nė drejtim tė qytetit tė Klinės. Fshatarėt e Siēevės tregojnė se vizitat e kėtij personi nė fshatin e tij kanė qenė tė rralla, pėrveē ditėve tė fundit para se ai tė vrasė Mensurin.
Sheremet Raci ėshtė babai i Mensurit tė ndjerė. Ai bėn be se nuk kanė pasur kurrė mosmarrėveshje me kushėririn e tij, Hasanin. Tė ulur nė odėn e tij, Sheremeti nis rrėfimin qė nga koha kur Hasani ka vrarė vajzėn e vet, kur familja e tij ka shkuar pėr ngushėllime dhe si kanė shkuar pėr ta parė kur ėshtė lėshuar nga burgu.
Nuk e di pse e ka vra djalin tim, i cili ka qenė me agjėrim. Nė varrimin e Mensurit kanė ardhur tė gjithė axhallarėt tij, thotė Sheremeti pėr Express. Sipas tij, pėr tė marrė pjesė nė varrim, sipas traditės, ka kėrkuar edhe babai i Hasanit, por njė kėrkesė e tillė ėshtė refuzuar nga familja e viktimės.
I kam thėnė hoxhės qė erdh me atė porosi se po tė ndodhte vrasja aksidentalisht, sigurisht se do ta lejoja. Por jo nė kėtė mėnyrė, sepse nuk e di pse e ka vra, thotė Sheremeti pėr Express. Tash, Sheremeti thotė se mė shumė se vrasja, e mundojnė fjalėt e njerėzve, tė cilėt pėshpėritin se djali i tij ka pasur lidhje me vajzėn e vrarė nga Hasani.
I kam pyetur tė gjithė pėr kėtė, askush nuk mė ka thėnė se djali im ka pasur punė tė tilla. Ende koka ime nuk e beson se djalin e dytė nuk e kam mė. A kemi shtet, shprehet Sheremeti, duke iu mbushur sytė me lot.
Policia
Sipas policisė, tė mėrkurėn rreth orės 10, njė 21-vjeēar nga Siēeva e Klinės ėshtė vrarė nė qendėr tė kėtij qyteti, pėr motive ende tė panjohura. Vrasėsi besohet se ėshtė kushėriri i tij, H. R. 37-vjeēar, kurse policia rajonale nė Pejė njoftoi se viktima ėshtė M. R. ka njoftuar policia.
Sipas hetimeve tė para tė policisė, i vrari ka qenė duke ecur rrugės, kur ėshtė qėlluar me armė zjarri nga kushėriri i tij. Nė momentin kur ėshtė kryer vrasja, siē tha policia, nė afėrsi tė vendit tė ngjarjes kanė qėlluar nė detyrė zyrtare, pjesėtarėt e njėsisė speciale tė policisė, tė cilėt menjėherė kanė intervenuar dhe kanė arrestuar tė dyshuarin, si dhe kanė konfiskuar revolen, me tė cilėn ėshtė kryer vepra.
Kryesi i veprės ėshtė arrestuar dhe po mbahet nė ndalim policor, ndėrkohė qė policia akoma nuk ka njohuri pėr motivin e vrasjes, e cila ka tronditur nė mėngjesin e sė mėrkurės banorėt e Klinės, ka njoftuar policia njė ditė pas ndodhjes sė kėtij rasti.
|