Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-09-09, 17:06   #8
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: Fjala e mjekėve

Ekspertiza e mjekėve neuropsikiatėr tė Qendrės Klinike Universitare tė Kosovės ka qenė njėra nga dėshmitė mė tė rėndėsishme nė procesin gjyqėsor kundėr Hasan Racit, 37 vjecarit, qė ka vrarė vajzėn e tij 16 vjeēare.
Trupi gjykues i Gjykatės sė Qarkut nė Pejė, si njėrėn ndėr pikat bazė tė marrjes sė vendimit pėrfundimtar nė lidhje me kėtė rast, ėshtė mbėshtetur edhe nė mendimin e mjekėve Dr. Fahri Drevinja, Dr. Nazife Sulejmani dhe Mr. Nada Morina.
Express ka siguruar kėtė dokument tė deponuar nga kėta tre mjekė tė Klinikės sė Neuropsikiatrisė, tė cilėt gjatė procesit gjyqėsor tė kėsaj ēėshtjeje e kanė dorėzuar dhe nėnshkruar pranė kėsaj gjykate.
Nė cilėsinė e ekspertėve, tre mjekėt, drejtues i tė cilėve ka qenė Dr. Fahri Drevinja, gazeta ėshtė munduar t’i kontaktojė gjatė ditės sė enjte thjesht pėr tė shpjeguar ato qė kanė shkruar nė kėtė dokument.
Kjo pėr faktin se mendimi i tyre i dhėnė nė lidhje me gjendjen psikike tė Hasan Raci, ėshtė i mbushur me terminologji tė cilat pėrveē rrethit mjekėsor, vėshtirė se kuptohen nga njerėzit e thjeshtė.
Ky ekzaminim mjekėsor, sipas kėtij dokumenti, ėshtė hartuar pas rezultateve tė mbajtjes nė Klinikėn e Neuropsikiatrisė nė Prishtinė tė Hasan Racit, nga data 24 mars deri mė 3 prill 2009.
Derisa mjekėt Fahri Drevinja dhe Nazife Sulejmani ndodhen jashtė Kosovės dhe kontakti me ta ėshtė i pamundur, gazeta ka biseduar me Mr.sci.Nada Morina.
“Unė nuk mund tė them asgjė. Mjeku Fahri Drevinja ka qenė si kryesues i kėtij ekipi tė mjekėve dhe ju duhet tė kontaktoni atė pėr sqarime”, thotė Nada Morina pėr Express.
Nė tė njėjtėn kohė, gazeta ka provuar qė “pėrkthimin” e kėtij dokumenti ta bėjė ndonjė prej mjekėve tė fushės pėrkatėse, por asnjė prej tyre nuk ishte i gatshėm ta bėjė kėtė.
Pėr kėtė arsye, Express sjell nė vazhdim kėtė dokument tė shkruar nė formėn e vet origjinale, ndėrkohė qė nė fund tė dokumentit janė vulat dhe nėnshkrimet e tre mjekėve dhe vula zyrtare e QKU-sė.
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė