Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-09-09, 17:07   #9
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: Fjala e mjekėve

Mendimi dhe konstatimi:
(Letra e mjekėve)
“Fjala ėshtė pėr njė person i cili nuk ka histori tė trajtimit psikiatrik. Ai manifeston karakteristika tė presionit me reagime tė shpejta impulsive, me prag tė ulur tė tolerancės nė situatė frustrative me fleksibilitet tė ulur, vetėkontroll.
Vėrehen qėndrime rigjide, ngadalėsim dhe kontroll mė i dobėt i vetvetes. Sa i pėrket sferės afektive dominon njė disponim disforik, vėshtirėsitė e kontrollit tė afektit janė manifeste.
Nuk verifikohen ērregullime tė pėrhershme ose tė pėrkohshme mendore. Nuk vėrehet ndonjė shkallė e retardimit mendor ose ndonjė sėmundje ose gjendje tjetėr nė shėndetin mendor ose fizik tė tij.
Verbalisht ėshtė kritik pėr gjendjen nė tė cilėn gjendet dhe manifeston pendim tė thellė pėr veprėn. Nuk pohon pėr ideacione suicidale. Tempore kriminis mendojmė qė ngjarja ėshtė kryer nė saje tė reagimit tė shpejta tė tij, nė saje tė karakteristikave tė tij, rigjiditetit tė personalitetit tė tij, nė ato momente ai ka qenė mjaft i ngarkuar emocionalisht.
Ka reaguar me shpejtėsi dhe pa i pėrpunuar mirė veprimet e tij. Do mė thėnė, vepra ėshtė kryer me shkaktar situacional tė aty pėr atyshėm, pa u paramenduar mė parė.
Mendojmė se vepra ėshtė kryer nė afekt.
I njėjti gjatė qėndrimit nė klinikė, pėrpos ekzaminimit psikiatrik, pėr nevoja tė gjykatės ėshtė trajtuar me barna pėr qetėsim, kėshtu qė edhe nga pėrkrahja terapeutike tash ėshtė nė gjendje mė tė mirė psikike.
Mund tė ketė edhe momente qė nga ngarkesa e lartė emocionale, dėshpėrimi, humbja, mos tė bashkėpunojė, por mendojmė se ajo mund tė tejkalohet.
I njėjti duhet tė jetė nė kontroll tė herėpashershėm te psikiatri pėr shkak tė rrethanave tė krijuara dhe rikujtimeve-ripėrjetimeve emocionale nga ngjarja nga tė cilat mund tė dekompensohet.”
Fjala e gjyqtarit
Hasan Raci, vitin e kaluar e ka vrarė me gjashtė plumba vajzėn e tij tė mitur. Hasani pėr kėtė vepėr ėshtė dėnuar prej njė trupi gjyqtarėsh nė Pejė me vetėm 2 vjet burg dhe ėshtė liruar pas gjashtė muajve, ku sapo del e vret edhe njė kushėri 21 vjeē. Kryetari i trupit gjykues i kėtij rasti, Ukė Muēaj, nė njė intervistė pėr Express ka thėnė se ky aktgjykim ėshtė mbėshtetur nė ligj dhe nė mendimin e ekspertėve tė neuropsikiatrisė. Lexojeni shpjegimin e gjyqtarit Muēaj


Nga Jeton Musliu mė 24.09.2009 nė ora 8:22

Para njė javė Expressi kishte kontaktuar gjyqtarin e Gjykatės sė Qarkut nė Pejė, Ukė Muēajn, pėr tė shpjeguar njė aktgjykim pėr njė vrasje tė kryer nė Klinė, ku babai e kishte vrarė me gjashtė plumba ēikėn e tij 16-vjeēare.

Trupi Gjykues i kryesuar nga Muēaj, Hasan Racin, pėr kėtė vrasje e kishin dėnuar me 2 vjet burg me kusht. Hasani ishte liruar pas 6 muajve dhe vetėm pas pak javėsh, i njėjti e ka vrarė edhe njė kushėri tė tij, 21 vjeē.

Fillimisht gjyqtari Muēaj kishte refuzuar tė flasė pėr kėtė rast, por pas botimit tė njė serie shkrimeve tė gazetės Express, ai ka pranuar pėr t’u intervistuar, mirėpo nuk ka pranuar qė intervista tė incizohet, prandaj kjo intervistė ėshtė shkruar me dorė.

Lexojeni nė vazhdim arsyetimin e gjyqtarit Muēaj se pse trupi gjykues pėr njė vrasje kaq bizare e ka dėnuar me njė dėnim kaq tė ulėt Hasan Racin.

Express: Si e keni marrė ju kėtė lėndė?
Ukė Muēaj: Sipas rregullores sė Gjykatės sė Qarkut nė Pejė, lėnda caktohet sipas radhės qė i bie trupit gjykues, sipas alfabetit. Ēdo fazė tė procedurės penale, gjykata ėshtė e obliguar t’i shqyrtojė me kujdes kur janė ēėshtjet me paraburgim dhe sipas ligjit, caktohen menjėherė.

Express: Si ka mundėsi qė pėr gjashtė muaj, ky rast tė pėrfundojė nė tėrėsi, tė kryhen tė gjitha procedurat dhe tė shpallet aktgjykimi?
Ukė Muēaj: Nė Gjykatėn e Qarkut nė Pejė, lėndėt qė janė me paraburgim, kryetari i trupit gjykues e ka pėr obligim ligjor qė palėve brenda tetė ditėsh t’ua ēojė thirrjet pėr shqyrtim gjyqėsor. Vendimi pėr gjashtė muaj ėshtė marrė sepse gjyqtarėt, qoftė ai i procedurės paraprake apo ai pėr konfirmimin e aktakuzės, dhe kryetari i trupit gjykues kanė qenė ekspeditiv, duke respektuar ligjin sikurse pėr rastet e tjera.

Express: Pse kaq shpejt kryhen tė gjitha lėndėt nė Gjykatėn e Qarkut nė Pejė?
Ukė Muēaj: Kur ėshtė ēėshtje me paraburgim, u jepet pėrparėsi kėtyre lėndėve.

Express: Pse i ėshtė ndėrprerė paraburgimi pas gjashtė muajsh njė personi qė vret fėmijėn e vet?
Ukė Muēaj: Nė rastin konkret nuk ėshtė obligator, por sipas Kodit tė Procedurės Penale, edhe nė rastet e tjera.

Express: Ku jeni bazuar pėr lirimin e atij personi, pas gjashtė muajsh?
Ukė Muēaj: Sepse kanė pushuar arsyet ligjore tė mbajtjes sė tij tė mėtejshme nė paraburgim.

Express: Pse?
Ukė Muēaj: Kjo ėshtė ēėshtje e gjykatės. Ėshtė vlerėsim i saj.

Express: Gjyqtar, mendoni se dėnimi i dhėnė pėr kėtė person qė vret fėmijėn e vet, ka qenė i drejtė?
Ukė Muēaj: Vendimi qė ka marrė trupi gjykues ėshtė i drejtė dhe i ligjshėm. Kėtė mund ta vlerėsojė vetėm Gjykata e Shkallės sė Dytė, pra Gjykata Supreme.

Express: Por tre muaj pas ndėrprerjes sė paraburgimit ndaj atij personi, i njėjti ka vrarė njė njėri tjetėr. Kush duhet tė mbajė pėrgjegjėsi?
Ukė Muēaj: Pėrgjegjėsinė e mban ai person qė e ka kryer vrasjen.

Express: Por ku e keni bazuar vendimin pėr ndėrprerje tė paraburgimit. Mbi cilat fakte?
Ukė Muēaj: E gjitha ėshtė e bazuar nė ligj dhe mendimin e ekspertėve tė Qendrės Klinike Universitare tė Kosovės, Klinika e Neuropsikiatrisė, tė dhėna nė ekspertizė dhe shqyrtimin gjyqėsor tė tre ekspertėve.

Express: Kush janė ata ekspertė?
Ukė Muēaj: Ata janė Prof. Dr. Fahri Drevina- neuropsikiater, dr. Nazife Sulejmani-Hulaj- psikiatre dhe mr. Nada Morina- psikologe. Kėta kanė bėrė ekzaminimin e tė akuzuarit nė klinikėn e tyre dhe kanė dhėnė mendimin nė ekspertizė si dhe nė bazė tė mendimit tė tyre tė pėrbashkėt tė dhėnė nė shqyrtimin gjyqėsor. Mendimi ėshtė se llogaritshmėria e tė akuzuarit mund tė jetė diku ndėrmjet esenciales me aftėsi esencialisht tė zvogėluara ose nė afekt tė pallogaritshmėrisė sė tij.

Express: Na e pėrkthe pak, ēfarė ėshtė kjo?
Ukė Muēaj: Kjo do tė thotė se ai ka qenė gati i paaftė nė momentin e shkaktimit tė veprimit. Kėtė e parashikon edhe Kodi Penal i Kosovės, neni 12, paragrafi 2 dhe Rregullorja e UNMIK-ut 2004/34 e cila ka hyrė nė fuqi me 24 gusht 2004, mbi Procedurėn Penale, ku pėrfshihen kryes me ērregullime mendore.

Express: Meqė keni konstatuar ērregullime, pse nuk keni kėrkuar nė aktgjykim qė ai tė vendoset nė ndonjė institucion me mbikėqyrje?
Ukė Muēaj: Sepse nga ana e prokurorit nuk ka pasur fare propozim tė tillė.

Express: Si qėndron puna e aktgjykimit. Ia keni dėrguar Prokurorisė apo jo?
Ukė Muēaj: Gjykata ua ka dėrguar aktgjykimin nė afatin ligjor palėve tė caktuara, duke pėrfshirė edhe Prokurorinė dhe pėr kėtė kemi edhe provė.

Express: Cila ėshtė kjo provė?
Ukė Muēaj: Kjo ėshtė fletėdėrgesa pėr dorėzim personal, Prokurorisė Publike tė Qarkut nė Pejė, pėr aktgjykimin e datės 22 prill 2009, qė shkrimorja e Prokurorisė e ka marrė nė mėnyrė zyrtare mė 2 qershor 2009 dhe ėshtė nėnshkruar nga punėtorja me mbiemrin Imami.

Express: Pse kryeprokurori thotė se nuk e ka marrė aktgjykimin?
Ukė Muēaj: Kjo ėshtė ēėshtje e tij. Zyra e prokurorit e ka pranuar aktgjykimin.

Express: Nė tėrė kėtė rast, mendoni se jeni i pastėr?
Ukė Muēaj: Nė kėtė rast dhe nė rastet e tjera, kam vendosur nė suaza tė ligjit.

Suspendimi?

Express: Pse jeni suspenduar nga detyra si gjyqtar?
Ukė Muēaj: Unė nuk jam i suspenduar, por kur kam kuptuar se ka akuzė ndaj meje, atėherė unė kam vendosur vetė tė largohem nga vendimmarrja, deri nė marrjen e njė vendimi.

Kryeprokurori Kelmendi pėrgėnjeshtron vetveten:
Njė ditė mė parė nė prononcim pėr Express, kryeprokurori i Prokurorisė Publike nė Pejė, Flamur Kelmendi ka thėnė se pėrveē aktvendimit pėr ndėrprerje tė paraburgimit ndaj Hasan Racit, ata nuk kanė marrė aktgjykim nga gjykata.
“Ne e presim aktgjykimin dhe ma merr mendja se do tė ushtrojmė ankesė, sepse atė shqetėsim e kam pasur edhe unė, se dėnimi ka qenė joadekuat pėr kėtė rast”, thotė kryeprokurori Kelmendi pėr Express.
Por njė ditė mė vonė, tė mėrkurėn, pasi ka shfletuar dosjet ngadalė, mes shumė shkresave ai e ka gjetur aktgjykimin e dėrguar nga Gjykata e Qarkut nė Pejė.
“Po, ėshtė marrė aktgjykimi mė 2 qershor 2009 dhe nuk ėshtė ushtruar ankesė”, tha kryeprokurori Kelmendi.
Sipas tij, arsyeja pėrse Prokuroria nuk ka ushtruar ankesė ndaj vendimit tė gjykatės qė pėr vrasjen e sė bijės sė mitur, Hasan Raci ėshtė dėnuar me dy vjet burg, mbrojtje nė liri, Kelmendi e arsyeton me lėshime procedurale.
“Kjo ka ndodhur pėr shkak tė lėshimeve procedurale nė Prokurori. Megjithėkėtė, i dyshuari Hasan Raci, pėr veprėn penale tė vrasjes sė Mensur Racit do tė marrė dėnimin e merituar, po qė se vėrtetohet se i njėjti kėtė vepėr penale e ka kryer pėr motive tė ulėta- hakmarrje”, thotė kreu i akuzės nė Pejė.
Pavarėsisht kėsaj, ai sqaron se nėse aktgjykimi e ka marrė formėn e prerė, gjykata do tė veprojė nė drejtim tė vuajtjes sė dėnimit dhe gjykata ka mundėsi qė kėtė dėnim ta unifikojė me dėnimin qė mund tė pasojė pėr veprėn penale tė vrasjes sė dytė.
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė