Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-09-09, 18:16   #2
bert
 
Avatari i bert
 
Anėtarėsuar: 31-05-09
Postime: 1,293
bert i vlerėsuar mirė
Gabim Titulli: Krimineli sali berisha i heq territor shqiperise dhe ja fal greqise

RAPORTI UJE-TOKĖ, QĖ NUK PLOTĖSON KUSHTET E UNCLOS
Llogaritja e raportit Ujor : Tokė pėr grumbullin e dytė tė ujdhesave qė nuk kanė kufij me Shqipėrinė: Sipėrfaqe e pėrgjithshme: Tokė + Ujorė, nisur nga kufizimi periferik i ujdhesave: 3087 km2. Ndryshimi: 3087 - 1606 = 1481 km2
Raporti: Ujė : Tokė, 1482 km2: 1606,2 = 0,993. Nga shqyrtimi i tė dy arkipelagėve KORFUZ, KEFALLONI del se ata nuk i plotėsojnė kushtet pėr tė hequr vijėdrejtat bazore qė bashkojnė ujdhesat skajore. Kėsilloj, jemi tė ndryrė brenda njė neni i cili trajton, nė mėnyrė krejt tė pėrgjithshme, dhe pse tė mos themi, hermetike, lidhur me vijat bazė (ne i quajmė vija bazore), ku shfaqen tė dy versionet qė i trajtuam njė paragraf mė sipėr, pra: Kontinentale (Greqia Gadishullore, ku ėshtė Kontinenti, main land) dhe ujdhesore (qė ne e kemi quajtur dhe trajtuar si Arkipelag, me qendėr Korfuzin, main island). Tė dy termat qė pėrdoren, bėhen tė pakuptueshėm, pėr ne, mbasi asnjė terminologji e tillė nuk haset nė UNCLOS.
NJĖ PĖRFUNDIM PĖR TERMIN "Arkipelag i Korfuzit"
Prej trajtesės rrjedh se pėr tė zbatuar kėrkesat e Konventės, arkipelagu i Korfuzit, pėrfaqėson njėsinė gjeografike, qė ndodhet pėrkundruall Jug/Perėndimit tė Shqipėrisė, nga brigjet e sė cilės nismon Deti Jon. Nė bazė tė tė gjitha pėrcaktimeve, tė dhėna mė sipėr, Greqia nuk ėshtė njė shtet Arkipelag, por nė pėrbėrje tė saj ajo ka dy arkipelagė. Ky ėshtė njė ndryshim thelbor, tė cilin palėt nuk e kanė marrė parasysh, as e kanė cekur kund, po ma do mendja, atėbotė, as edhe e kanė diskutuar. Ritrajtimi qė po i bėjmė, nuk mund tė quhet ritrajtim, sepse nuk ka pasur rast, ndonjėherė tjetėr, qė midis dy vendeve tė jetė shtruar njė kusht, njė tezė, njė problem ndarės, bazuar nė kėrkesat e njė Konvente. Po kėshtu prej palės sonė, nuk ka gjėllirė dėshirė studimi tė thellė i kushteve tė veēanta qė rekomandon UNCLOS. Sa mė sipėr nxjerrim si pėrfundim se: Nė pėrcaktimin e kufijve detarė dhe tė Shtratdetit Kontinental, me Arkipelagun e Korfuzit qė pėrbėhet nga 14 ujdhesa, nuk do tė pėrdoren vijėdrejtat bazore qė bashkojnė pikat skajore ujdhesore, por vijat bazore nga ujdhesa kryesore, Korfuzi. Kjo nuk ėshtė marrė parasysh.
GJIRI I SARANDĖS DHE BUTRINTIT SIMBIOTIKĖ
Pėrfytyroni tėrėsinė ujore tė brendshme tė Kaonisė sė dikurshme. Nė themel, nė jug Buthroti dhe lidhja me Detin. Gjiri shtrihej deri nė kėmbėt e Ēukės sė Ajtoit nė jug dhe tė Foinikes, nė veri. Tė dy fushat e sotme tė Vrinės dhe tė Mursisė ishin pjesė e kėtij gjiri qė mbante nė pėqi Buthrotin dhe Foiniken. Legjenda e Onhezmit, mund tė lexohet nga tė dy anėt, si nga perėndimi ku ėshtė Ngushtesa e Korfuzit, po edhe nga lindja, ku vijonte Gjiri i Butrintit i cili nė Ēukėn e sotme, ku zbriste Bistrica, lidhej sėrish me detin e gjirin e Onhezmit (Sot ėshtė kanali i Ēukės). Shtrirja gjeo-historike e te dy gjireve ėshtė njė mbresė e pashlyer e kėtij Dheu dhe Deti qė vargoi i kodrave tė Ksamilit nuk i ndante, por nė tė vėrtetė bashkonte jetėt e tyre tė njėmendta. Nė bisedime, duket se as qė nuk ėshtė argumentuar dhe nuk ėshtė trajtuar veēoria historike, gjeostrategjike dhe ekonomike e GJIRIT TĖ SARANDĖS. Vijat bazore janė marrė deri nė portin e qytetit dhe ish bazėn detare, Limion. Kjo ka sjellė humbje nė Detin Shtetėror tė Shqipėrisė.
KEPI I STILLOS
Po tė merret pėr bazė, harta gjysmė e publikuar, na lėshon njė rreze dritė, pėr tė parė se si janė ndarė kufitė ujorė nė fillim tė kėsaj ngushtese historike pėr tė dy vendet, aty ku pėrballė njėri-tjetrit janė gjeo-hapėsirat tokėsore, tė Kepit tė Stillos dhe ujdhesės me tė njėjtin emėr, pranė tij si dhe pėrballė, kepi Sidero nė pjesėn juglindore tė Kėrkyrės. Le ta pėrfytyrojmė kėtė hyrje - grykė dhe tė vėshtrojmė nga tė dy anėt, nė njė vijė qė do tė kalonte pėrperndikular me prirjen qė ka hapėsira ujore e cila vijon nė drejtimin veriperėndimor. Sipas asaj harte, tė gjysmėpublikuar, nėse matim largėsinė nga Kepi Sidero deri nė Kepin e Stillos ajo rezulton: 8180 metra. E matur, nė hartėn e cituar mė sipėr, kjo largėsi nė hartė ėshtė 56 mm (nė shkallėn e hartės). Nisur nga vija e mesme (qė thuhet se ėshtė e baraslarguar nga tė dy buzėujėt dhe takim me tokėn) raporti ėshtė si mė poshtė:
Nė drejtim tė ujėrave greke = 35 mm ( 62.5%) = 5400 metėr
Nė drejtim tė ujėrave shqiptare = 21 mm ( 37.5%) = 2780 metėr.
Siē mund tė vihet re ky ndryshim ėshtė = 2612 metėr.
FILLIMVIJA NDARĖSE UJORE DETARE
Po tė merret parasysh drejtimi qė jep prej pir kufitare 79, Komisioni Ndėrkombėtar ( 1913-1925) vijimi duhet tė shkojė deri nė takim me ujdhesėn e Korfuzit. Kjo largėsi ėshtė 16 km. Kjo vijė duhet tė konsiderohet fillimore. Mesorja e kėsaj vije (nė largėsinė 8 km) do tė jetė edhe pika e parė e fillimit tė mesores se Ndarjes se NVK. Pika 23 ėshtė takim me drejtimin: Stillo- Kėrkyra. Pika 26 ėshtė pikė qė pėrkon me ndarjen e rregullt sipas marrėveshjes,( normal me vijėdrejtėn bazore). Nėse do tė pranohej vija e drejtė pėrmbyllėse e ishujve anėsorė ashtu sikundėr ėshtė pranuar nė tė gjithė procesin e zbatimit tė UNCLOS, pėr kėtė marrėveshje, atėherė pėrmbyllja e gjirit tė Kėrkyrės, nuk i takonte tė ishte nė kepin Sidero, por nė vijėn pėrmbyllėse tė pėrfshirjes sė ujdhesės Vido. Pra, vijėdrejta bazore, bashkon kepin e Karagollit ku kemi prirje nga perėndimi. Brenda kėsaj vije pėrfshihet edhe ujdhesa Vido. Po mesa duket, me qėllim, nuk ėshtė marrė pėr bazė kjo vijė, por vetė bashkimi i tė dy kepeve, tė cituar mė sipėr: i Karagollit dhe Sidero. Kėshtu, po tė merrej vija bashkuese, nė ujdhesė kjo largėsi do tė ishte: 6780 metėr prej kepit tė Stillos, ēka pėrbėn njė ndryshim ndaj vijės bashkuese me rreth 600 metėr, qė nė kėtė rast do t'i shtohej largėsisė sė dhėnė mė sipėr duke arrirė nė: 2670 metėr.
Segmenti ujor i shtetit fqinj, Greqisė arrin nė 5794 metėr.
BARKETA
Pėrballė Korfuzit nė gjirin e Tetranisit (Ksamil) ndodhet njė bashkėsi prej katėr ujdhesash tė cilat i pėrkasin Shqipėrisė.
Ndėrkaq, pėrballė kepit tė Mėrtesės (Vrojtimit) nė vijnė lindje/perėndim drejt Kepit Varvara (Korfuz) ndodhen tė dy ujdhesa shkėmbore, Tignosso dhe Barketa tė cilat janė tė pasqyruara nė tė gjitha hartat historike detare. Nėse gjatė ndarjes kufitare tė Komisionit Ndėrkombėtar ėshtė marrė parasysh, mesorja qė ndan ngushtesėn detare nė kėtė vijė, atėherė del se Shkėmbi Barketa ndodhet rreth 60 metėr, nė drejtimin e tokės shqiptare ēka tregon, se pėr hir tė baraslargėsisė nė Ngushtesė, vetėm, Barketa, duhet t'i takonte Shqipėrisė, ndėrsa Ujdhesa Tignosso, pėrfshihet nė arkipelagun e ujdhesave tė Korfuzit.
BARKETA, SI SKAJ I
ARKIPELAGUT.
Po tė shihet me vemendje harta detare ndarėse, ky shkėmb (Barketa) ėshtė konsideruar nė mėnyrė krejtėsisht tė gabuar, si njė pikė kufizuese anėsore, e fundme, e vijėdrejtės bazore qė bashkon, nė kundėrshtim me UNCLOS, shkėmbinjtė periferikė (atolls) tė arkipelagut (Serpa, Barketa, e mandej nė Kepin e Kasiopesė). Prej kėsaj vije, ėshtė bėrė ndarja e cila tė drejtėn e ka kthyer nė tė padrejtė. Barketa ndodhet nė lindje tė mesores sė Ngushtesės Veriore tė Korfuzit, rreth 60 metra dhe sipas njoftimeve tė mesvijės nė Ngushtesė ajo kryeherėt duhej t'i pėrkiste Shqipėrisė, por askush nuk ėshtė kujtuar pėr tė.
Tani, lind njė argument i ri, zbatimi i UNCLOS si njė Konventė e re, pas vitit 1913, kur u ndanė kufijtė shtetėror tokėsorė midis Shqipėrisė dhe Greqisė. Sipas saj, bie poshtė pėrfshirja e ujdhesave me vijėdrejta, pra baza e nisjes duhet tė ndryshojė.
Kėto duhet tė ishin argumente nė bisedimet paramarrėveshje, tė cilat do tė kishin mospėrkime tė thella. Natyrshėm.
GJIRI HISTORIK I SARANDĖS, GJI I SHPĖRFILLUR DHE I
BRAKTISUR
Ky Gji ėshtė trajtuar si njė vijė bregore detare e zakonshme. Matjet pėr pėrcaktimin e mesores i pėrkasin meslargėsisė midis tė dy brigjeve: Sarandė- Breg Korfuzi. Ujėrat e brendshėm "historikė" janė konsideruar si "Free bay = gji i lirė" pėr t'u ndarė me shtetin fqinj. Ai nė mėnyrė tėrėsore ėshtė Det Shtetėror i Shqipėrisė.
PRIRJA DREJT
VERIPERENDIMIT NE NGUSHTESĖN
E OTRANTOS
Nė kėtė rast nuk ėshtė zbatuar "UNCLOS". Ėshtė ndėrprerė nė mėnyrė tėrėsore, e drejta e Shqipėrisė pėr njė pjesė sovrane nė ngushtesėn e Otrantos, nė cėnimin detit shtetėror dhe hapėsirės sė afėrt vijimore (contigous zone) si dhe hapėsirės sė veēantė ekonomike (exlusive economic zone). Pozicioni gjeografik i brigjeve shqiptare ėshtė tregues real dhe gjeohistorik, ato ndodhen pėrballė brigjeve tė Italisė. Pra, dy shtete pėrballė njėri-tjetrit janė Shqipėria dhe Italia. Ky "status" i sė Drejtės Detare, i ėshtė privuar Shqipėrisė. Njė nga kėrkesat kryesore, tė UNCLOS ėshtė qė "Sistemi i vijave tė tilla bazore (vijėdrejtave) nuk do tė aplikohen nga njė Shtet arkipelag nė atė mėnyrė qė tė presė vijimin ndaj deteve tė lartė ose Hapėsirės sė Veēantė Ekonomike e Detit Territorial tė ndonjė shteti tjetėr". Nė kėtė marrėveshje nisur nga ujdhesa Othonoi, qė ėshtė skaji ujdhesor i Arkipelagut, ėshtė ndėrprere DSH dhe HAV e Shqipėrisė, sepse ėshtė aplikuar e Drejta e vetėm njė shteti (Greqisė) pėr tė vijuar me standardin e DSH dhe HAV (Contigous Zone) ndėrsa Shqipėria i krijon vetes njė "mbyllje" dhe "izolim" gjeostrategjik nė Ngushtesė. Ky ėshtė njė cėnim i drejtpėrdrejtė i Sovranitetit Kombėtar dhe mosmbrojtjen e sė Drejtės Detare tė dhėnė nga KONVENTA (UNCLOS). Nga sa u shqyrtua mė sipėr, ndarja detare dhe e shtratdetit Kontinental, nė kėtė takim ngushtesash strategjike ka qenė fatale pėr Shqipėrinė. Arsyetimi ligjor ka qenė i mbėshtetur nė logjikėn ishullore, ku Othonoi ėshtė konsideruar si pikė e fundme prej sė cilit janė llogaritur dy njėsitė detare (DSH dhe HAV), pa arsyetuar se drejtimi verior i pėrftimit tė kėtyre standardeve, ėshtė nė kundėrshtim tė hapur me rrethanat gjeografike tė ngushtesės e cila u pėrket vetėm dy shteteve pėrballė, Italisė dhe Shqipėrisė. Republika e Greqisė pėrfiton nė kėtė rast nė tė tri drejtimet si nė atė verior ( nė mes tė Ngushtesės), nė perėndim ku ka hapėsirė detare mė Italinė, nė Jug ku ėshtė universi i saj natyror ujor.
__________________
love is beautiful and has no price
bert Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė