Asfaltohet rruga mes fshatrave Kelmend-Boletin e Zhazhė, tė Zveēanit
Ka pėrfunduar asfaltimi i rrugės qė lidh fshatrat Kelmend, Boletin e Zhazhė tė komunės sė Zveēanit, me magjistralen Mitrovicė Leposaviq, e cila ėshtė financuar nga Ministria e Transportit dhe Postė Telekomunikacionit qė ka ndarė afėr 2 milionė euro. ...Postuar: 02:53:38 / 28.09.2009Rasim Veseli, drejtor pėr infrastrukturė dhe shėrbime publike nė komunėn e Mitrovicės, tha se projektin e ka pėrgatitur komuna e Mitrovicės.
"Komuna ka ndarė rreth 26 mijė euro pėr pėrgatitjen e projektit pėr kėtė rrugė, pėrderisa pėr asfaltimin e saj MTPT-ja ka ndarė 1 milionė e 800 mijė euro", ka sqaruar Veseli.
Ai njoftoi se rruga ėshtė e gjatė rreth 12 kilometra, meqė pos njė trase qė shkon nė drejtim tė Zhazhės, njė degė tjetėr shkon nė drejtim tė kompleksit tė kullės sė heroit Isė Boletini, pranė sė cilės funksion shkolla fillore ku mėsojnė nxėnėsit e kėtyre fshatrave.
Ai tha sqaroi se punėt i ka kryer kompania "UNICOM" nga Suhareka. Sipas tij, nė kėto fshatra shqiptare nė veri tė Kosovės, tė cilat gravitojnė nė kuadėr tė komunės sė Zveēanit jetojnė rreth 50 familje.
Banorėt e kėtyre fshatrave shprehėn tė kėnaqur meqė janė kushte mė tė mira pėr jetė dhe nė tė njėjtėn kohė ėshtė lidhur me asfalt Kompleksi i kullave tė "Isė Boletinit", ku pritet tė rritet numri i vizitorėve.
Zait Latifi, nga fshati Zhazhė, tha se asfaltimi i rrugės ka krijuar kushte shumė tė mira pėr jetė.
Qarkullimi nė kėtė fshat, sidomos dimrit ka qenė tepėr i rėnduar. Tash shpresojmė se fshatit tonė, ku jetojnė 25 familje do tė ti kthehet perspektiva, thotė Latifi.
Sipas tij, deri me tani shkollimi i tė rinjve ka qenė problem pėr shkak tė problemeve pėr qarkullim. Shumė tė rinj, sidomos vajzat e kanė ndėrprerė shkollimin pėr shkak tė mungesės sė infrastrukturės, thotė ai.
Ai tregon se pos asfaltimit tė rrugės ėshtė kryer edhe shkolla e re, mandej rrjeti elektrik dhe fshati ka marrė pamje tė njė vendi tė urbanizuar, njofton Zyra pėr informim pranė KK Mitrovicė.