Anėtarėsuar: 19-02-09
Postime: 295
|
Vlerat Kombetare Per Nostalgji Familjare
Lajmi pėr heqjen e emrit tė Kryekomandantit tė tė gjitha ēetave ēlirimtare shqiptare gjatė viteve 1918 - 1924, Azem Bejtė Galica, nga shkolla e Kėrpimehit na ka indinjuar aq thellė sa, thėnė tė drejtėn, edhe pasi u lansua nė media, nuk na besohej. Dhe, tė gjithė ata qė dėgjuan dhe panė, kishin arsye tė mos besonin njė gjė tė tillė. Vallė, a ka logjikė tė shėndoshė e me dy kokrra mendė qė mund ta kap kėtė veprim kaq tė pajustifikueshėm e tė njė niveli tė ultė njerėzor e kombėtar?!
Ata, qė sadopak e njohin historinė, jo. Azem Bejtė Galica ėshtė unikat nė gjithė historinė tonė. Ai, pėr mė shumė sė 12 vjet rresht nuk i hoqi armėt nga dora, duke u bėrė ballė tri perandorive mė tė fuqishme tė kohės, duke zhvilluar mbi 60 beteja fitimtare dhe duke arritur ta formoi bėrthamėn e parė shtetėrore me emrin Arbėria e Vogėl. Por, jo, nuk ėshtė halli gjithaq tė kryetrimi, sepse Ai dhe dėshmorėt e tjerė, nuk kanė nevojė pėr ne, ne kemi nevojė pėr lavdinė e Tyre. Ai, madje, prej kohėsh ėshtė shpallur HERO nga shteti amė dhe e ka vendin e vet nė Altarin e Pavdekėsisė. Puna qėndron mė shumė tek historia e emėrimit tė kėsaj shkolle dhe tė familjarizmi i historisė.
I nderuari z. Enver Hoxhaj!
Vendimi Juaj pėr zyrtarizimin e ndėrrimit tė emrit tė shkollės sė Kėrpimehit tė Podujevės, pavarėsisht nga rrethanat qė ke vepruar, ndoshta nėn presion, ka qenė i ngutshėm dhe i pa menduar mirė. Jam plotėsisht i vetėdijshėm se propozimet vijnė nga baza, por ato duhet analizuar mirė e me kujdes, pėrndryshe mund tė biesh nė pozita tė palakmueshme, siē ke rėnė nė rastin konkret. Mė habit fakti si more guxim moral e intelektual ta nėnshkruash njė akt tė tillė kundėr kryeheroit kombėtar, kur ke pėrplot shkolla tė reja pėr ti kėnaqur orekset e sėmura tė ca individėve. Nė mos pėr asgjė tjetėr, ky emėr nuk ėshtė dashur tė preket pėr atė se daton qė nga koha ministrit tė atėhershėm shqiptar, z. Ernest Koliqi, i cili, pėr ta mėkėmbur arsimin shqip nė Kosovė, dėrgoi 200 mėsues. Dhe, me pėlqimin e tij e me nismėn e mėsuesit vushtrrias, Burhan Badivukut, ajo shkollė qė mė 1942 u pagėzua AZEM BEJTA. Pra, llapjanėt duhej tė ndjeheshin krenarė, ashtu edhe ndjeheshin ata tė kolektivit tė asaj shkolle sa herė qė i vizitoja, sepse qysh para 67 vjetėsh, kur emri i kėtij trimi tė pashoq ishte i ndaluar, edhe pėr tu zėnė nė gojė, ata e vunė nė ballė tė shkollės sė tyre.
I respektuari Ministėr i Arsimit, z. Enver Hoxhaj,
nėse do qė ta kesh ndėrgjegjen e pastėr dhe tė jetosh i qetė gjithė jetėn, rishqyrtoje vendimin dhe ktheje nė vend emrin e Kryetrimit Azem Bejtė Galica, sepse, vetėm ashtu lajmė pakėz borxh ndaj atyre qė me gjakun e vet sollėn LIRINĖ!
|