Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-10-09, 03:09   #2199
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi

kshtu shqiptarė me mendė tė holla
le tė ecin sjellja e shkolla
tė gjith si zemra e unitetit
ti bashkojmė brigjet e detit
edhe trojet male e fusha
kah freskon flladi me brusha
kah rrin bukur elashtė etnija
lidhnu fort kah dashurija
jo me ego e vrasje t’kqija
se kshtu vdes shqipja mbi dhe
nuk ringjallet ma me nxe
as me shpresė e as me gjak
prishen dejet lidhen n’ lak
t’gjitha caqet lidhen n’ leqe
vdes pėrthurė nė punė tė keqe
nuk tė qeshė dielli as deti
vyshket shpirti e t’ vyshket shteti
edhe kmbi edhe etnija
ta kthen shpinen perendija
t vdesin gjenet me qeliza
as nuk t duan fllade e puhiza

nuk ka shkencė mandej mbi dhe
qė t’ ringjallė nder kombe e fe
prandaj shqipe mbani n’ mendė
t’gjitha vargjet rendė me rendė
qė i kam shkrua me ndjenja malli
siq ka shkrue me rimė kavalli
qė luan n’ deje guri e zalli
ashtu shkrua kam un prej shkrimi
prej kti t zymtit ferr mergimi
i harruar e nė presione
prej tė huajve n lojė demone
veq pse s pata mik as vlla
kta e kan luajt lojen me shkja
deri sa un jam vyshkė mbi dhe
tretė harrua jam gjallė jam bre
kshtu ju luajn ju me u shprenda
kur nuk rrini vllau me vlla
mbetni ne skuta mbetni tė mjerė
porsi qyqja nė pranverė
qė qanė prore nė lot lanė fletė
ashtu nė lot ti e lanė kėt jetė
kur nuk mbanė komb as etni
kur nuk mbanė farefisni
komb e FIS t’ afėrm me gjak
kur nuk mbanė shtizė as bajrak
mbesni loti i qerpikut
gjith tue kja nėn kambė t’ armikut
mbesni keq zi e ma zi
nėpėr skuta me mėri
n’gjaqe e vrasje e hasmeri
nėn sundues e nėn diktat
n’ lot si qyqja dit e nat
tue shty vllaun nė gropė tė zezė
mė mėr e zjarrė tu u ndezė
ju shtyjn djajt me nis kah krimi
nė anarki emodė shėmtimi
jo shqiptarė kshtu nuk ecė jeta
kush tė soll n’ kto caqe t’ shkreta
ndrroe taktiken aman sot
qė ta dijė i madhi zot
qė nė lindje t’ diellit t’ veres
sot e mbrapa me i pri nderes
edhe punes dije e vleres
me u bė mjaltė n’ hoje te etnisė
ėmbėlsi me i sjellė shqipnisė
e jo krimit e mbrapshtisė
jo me u grindė per prona e ndarje
me ngatrresa e me perqarje
as me fe as me krahina
le te ju shkojn mirė motee stina
kahdo i thonė shqipni etnike
mos u paftė kund thikė qelike
as barot e plumb e zharė
e shqiptarit me shqiptarė
mos u ngucshin kurr n’ me s’ veti
mos i shkelt ma krajl as mbreti
as pushtues as sundimtarė
qoftė shqiptari ylli i parė
si pėr paqe e pėr punė t’ mira
mos mbretroftė bela as smira
hasmeri e gjaqe mizore
kėngė e punė dum n ‘tokė arbnore
nuk duam vese t’ barbarisė
me i nxi qehren qytetnisė
mos me u dahstė kud vllau me vlla
kshtu na duan ne grek e shkja
n’gjaqe e lot gjithmonė me kja
mos o zot shqiptarė mbi dhe
mbjell ne gjak ti vlerė e fe
le tė rritet ajo bimė
paqe e fat ejo bėrtimė
edhe etikė si diellie hana
n’ paqe u mbajtė ju shqipni nana
e jo ne gjaqe e fyshek
pėr njė megjė mbi dhe me vdekė
pėr njė guri a pėr njė vi
qė sa i mizė nuk ka rėndsi
rėndsi ka ai gjaku yt
fisie fara jan si sytė
edhe kombi e ajo gjuhė nane
e jo drama shekspiriane
gjaqe e vuajtje e tragjedi
veq pse mendja s’ ka me pi
largpamsi as larg me pa
se q’ do t’ thot kur jet pa vlla
se q’ do te thot me u sjell si bishė
se qka do t’ thot faren me e prishė
se shqiptart jan djem t’ nji nane
prishė familjet iliriane
ka hy myku deri nė asht
ka prishė mendje n’ tru e rrasht
po e vret tė vetin per dy fjalė
nuk ka gjakun kush me e ndalė

thue mbi dhe ka humbur dija
veq pse ne shpirt s gjendet qetsija
pak durim me e pasė shqipnija
pak pushtet logjika e dija
diminim me pasė n’qdo pore
me dejtue mendja arbnore
me qetsi mbi tokė me kore
njė etni qė i ka tri fe
tė lirė me u gzue mbi gurė e dhe
me pasė shprehje e plot kulturė
dialog e me lidhė urė
urė tė diellit rrezehollė
e siq lidhė dega me mollė
pėr me e i lidhė damart me shkollė
porsi fletė e i kėndshmi pip
me u lidh bashk etnija shqip
me urtsi e me bashkim
pse s’ vepron o kombi im
po ju a e shihni timen pendė
si ju thrret ju rendė me rendė
tė gjith shqiptarve n glob me fe
gjith kah rrini n’ gurė e dhe
si u thrret penda manushaqe
me u bashkue nė punė e paqe
*************************************

JU PERSHėNDETė BASHKATDHETARI NGA MėRGIMI
XHELAL FERIZI NGA MITROVICA KRIJUES I VARGJEVE SHQIPTARE
__________________
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė