Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-10-09, 23:26   #172
jonuzi
jonuzi
 
Anėtarėsuar: 27-01-06
Vendndodhja: Gjithandej
Postime: 347
jonuzi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Zgjedhjet lokale nė Kosovė

Zbrazėtia ligjore - hapėsirė pėr fushatėn para kohės


Nga Express mė 03.10.2009 nė ora 13:17
Drejtues tė “Koalicionit demokracia nė veprim”, e certifikuar pėr monitorimin e procesit zgjedhor nė Kosovė, nė njė konferencė pėr gazetarė tė shtunėn, premtuan mbėshtetje tė plotė pėr tė gjithė aktorėt qė merren me procesin e zgjedhjeve, por i kėrkuan Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve (KQZ) tė jetė mė e angazhuar.

Por, “Demokracia nė veprim”, gjatė kėsaj konference ka shprehur shqetėsimin e saj lidhur me angazhimin e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve (KQZ) nė procesin parazgjedhor, si dhe pėr fenomenin se disa parti faktikisht e kanė filluar fushatėn mė herėt se sa ėshtė paraparė fillimi i fushatės parazgjedhore zyrtarisht.

“Ne, pas konsultimeve me Ligjin dhe ekspertėt tanė, vlerėsojmė se fillimi i fushatės nga disa parti nuk ėshtė shkelje e ligjit, mirėpo kjo nuk i bėnė mirė procesit”, ka thėnė Ismet Kryeziu, udhėheqės i koalicionit, duke shtuar se kjo e vė nė pah nevojėn pėr ndryshimin e ligjit dhe rregulloreve nė mėnyrė qė tė gjitha subjektet politike tė kenė mundėsinė tė garojnė nė kohėn e njėjtė gjatė fushatės parazgjedhore.

Kryeziu ka bėrė thirrje qė duke ditur rėndėsinė e kėtyre zgjedhjeve, pėr shkak se janė zgjedhjet e para pas pavarėsisė, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) tė jetė sa mė profesional nė punė.

Ndėrsa, Veton Muja nga “Demokracia nė veprim”, ka folur pėr problemet qė karakterizojnė Komisionet Komunale Zgjedhore.

“Vėzhguesit tanė kanė hasur nė vėshtirėsi pėr tė marrė pjesė nė mbledhjet e Kėshillave Komunale Zgjedhore (KKZ). Ka vėrejtje nga subjekte tė ndryshme se zyrtarė tė KKZ-ve nuk e respektojnė orarin e punės dhe ka raste kur dyert e zyrave tė KKZ-ve janė tė mbyllura gjatė orarit tė punės”, ka deklaruar Muja.

Njė ēėshtje tjetėr shumė e rėndėsishme qė ka ngritur “Demokracia nė veprim”, ėshtė pėrditėsimi i listės sė votuesve dhe sipas tyre, Ligji qartazi thotė se KQZ ėshtė pėrgjegjėse pėr azhurimin e listės sė votuesve.

“Demokracia nė veprim” bėnė thirrje qė KQZ duhet tė ndėrmarrė hapat e nevojshėm pėr tė siguruar se nuk do tė ketė probleme me listėn nė ditėn e zgjedhjeve.

“Demokracia nė veprim”, vetėm ka filluar aktivitetin me 76 vėzhgues nė terren, pėrfshirė edhe KQZ-nė, numėr ky qė gjatė procesit tė fushatės parazgjedhore dhe zgjedhjeve do tė jetė 2250 vėzhgues. /KosovaLive/
__________________
Bahet mire pas 50 viteve!!!!!!!!
jonuzi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė