GDNK, tė kėnaqur me pėrparimet nė Kosovė
Grupi Drejtues Ndėrkombėtar pėr Kosovėn i ka pėrshėndetur tė arriturat nė Kosovė gjatė muajve tė fundit. Nė takimin e sotėm nė Prishtinė, ka marrė pjesė dhe ndihmės-sekretari amerikan i Shtetit, Stjuart Xhons....Postuar: 16:47:39 / 05.10.2009Nė takim po ashtu kanė marrė pjesė pėrfaqėsuesit e vendeve tė BE-sė tė cilat e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, pėrfaqėsuesi i Turqisė si edhe udhėheqėsit e institucioneve tė Kosovės dhe ata tė misionit civil ndėrkombėtar.
Pėrfaqėsuesit e Grupit Drejtues Ndėrkombėtarė pėr Kosovėn (GDNK) janė shprehur tė kėnaqur me pėrparimet qė janė shėnuar nė Kosovė gjatė javėve dhe muajve tė fundit. Njėherėsh, pėrfaqėsuesit e GDNK -sė kanė kėrkuar nga institucionet e Kosovės qė tė vazhdojnė me pėrgatitjen e zgjedhjeve tė ardhshme lokale sipas standardeve dhe parimeve pėr zgjedhje tė lira, fer dhe demokratike.
Duke i komentuar konkluzionet e takimit tė sotėm tė mbajtur nė Prishtinė, Pėrfaqėsuesi Civil Ndėrkombėtar, Piter Feith tha se anėtarėt e Grupit Drejtues Ndėrkombėtar pėr Kosovėn e kanė vlerėsuar lartė zbatimin e Planit tė Ahtisarit, procesin e deritashėm tė decentralizimit dhe kanė inkurajuar Prishtinėn tė vazhdojė me organizimin e zgjedhjeve. Vendet anėtare tė Grupi Drejtues janė tė impresionuara me pėrparimet qė janė arritur nė Kosovė. Po ashtu mund tė jemi tė kėnaqur me faktin se vendet e anėtare tė kėtij Grupit do tė pėrcjellin edhe zhvillimet pėr Kosovėn nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, tha Piter Fejt.
Edhe presidenti Fatmir Sejdiu tha se janė vlerėsuar lartė tė arriturat nė Kosovė, por sipas tij, ėshtė evidente se ende ka nevojė pėr disa hapa konkret nė veri tė Kosovės.
Me vlerėsime pozitive nga ky takim ėshtė paraqitur edhe kryeministri Hashim Thaēi.
Grupi Drejtues Ndėrkombėtar pėr Kosovėn, i cili sot ėshtė mbledhur nė nivelin e drejtorėve politikė, ėshtė formuar pas shpalljes sė pavarėsisė pėr tė vlerėsuar tė arriturat por edhe sfidat nė zbatimin e Pakos sė Ahtisarit.
Nė takimin e sotėm, si sfidė ėshtė pėrmendur mosintegrimi i serbėve tė veriut nė institucionet e Kosovės, pėr ēka GDNK u ka dhėnė mbėshtetje institucioneve evropiane pėr tė shtuar praninė nė kėtė pjesė tė Kosovės.
GDNK mbledh pėrfaqėsuesit e vendeve qė e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės.