Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-10-09, 14:49   #2
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Zgjedhjet lokale nė Kosovė

Shpresa e Prishtinės
Prishtina, tash e dhjetė vjet ka shkuar vazhdimisht drejt degradimit. Pėrkundėr disa investimeve tė bėra viteve tė fundit, kryeqyteti vazhdon tė pėrballet me mungesė tė ujit, kaos urbanistik dhe me trafik tė tmerrshėm. A mund ta shpėtojė dikush Prishtinėn?

Nga Faton Ismajli mė 06.10.2009 nė ora 8:33

Kryeqyteti i Kosovės pėr dy vite ėshtė udhėhequr nga njė Kryetar, puna e tė cilit ka kaluar pa kritika tė mėdha dhe pa skandale, por, gjatė kėsaj periudhe, Isa Mustafa nuk arriti tė mbjellė shpresėn se kryeqyteti mund tė shpėtojė dhe tė bėhet njė vend ku prishtinasit mund tė bėjnė jetė normale.

Isa Mustafa nuk u mbėshtet pėr muri nga Auditori dhe mediet si paraardhėsi i tij nga LDK, Ismet Beqiri, por Prishtina vazhdon tė pėrballet me problemet e vjetra siē janė ndėrtimet pa leje, tollovia nė komunikacion, papastėrtia, mungesa e ujit, pritje tė gjata nė sportele, etj.

Sidoqoftė, LDK, sė cilės Mustafa ia shpėtoi fytyrėn nė zgjedhjet e fundit, ia ka dhėnė besimin edhe pėr njė mandat tė ri.

Kėtė herė ai do tė ketė pėrballė Astrit Salihun e PDK’sė, doktor i filozofisė dhe kėshilltar politik i Kryeministrit Hashim Thaēi. Vegim Gashin e AKR’sė, inxhinier dhe biznesmen nga Prishtina. Ai mbėshtetet edhe nga LDD. Besnik Tahirin e AAK’sė, ekspert i pushtetit lokal.

Por, a ėshtė e mundshme qė sivjet Prishtina tė ndryshojė pushtetin nėntėvjeēar tė LDK’sė?

Gazeta Express ka bėrė ēmos tė intervistojė Isa Mustafėn, por ai nuk ka pranuar.

Megjithatė, nė paraqitjet publike qė ka pasur, ai ėshtė shprehur i sigurt se do tė fitojė edhe njė mandat tė ri.

Pėr dallim prej kandidatėve tė tjerė, nė zgjedhjet e fundit, Isa Mustafa pati marrė dhjetė pėr qind vota mė shumė sesa partia e tij, LDK. Fitorja e Mustafės nė Prishtinė shihet si shpėtim i LDK’sė, kurse humbja eventuale si humbje edhe e LDK’sė. Kjo sepse Prishtina ende konsiderohet bastion i partisė sė ish-Presidentit Ibrahim Rugova.

Para dy vitesh, Kryetari aktual mundi nė balotazh njė nga figurat qendrore tė PDK’sė, Fatmir Limajn. Kjo parti tani ka vendosur tė sfidojė LDK’nė me njė kandidat qė nuk ka tė kaluar ushtarake. Astrit Salihu premton pėrmirėsimin e jetės sė qytetarėve duke filluar nga lirimi i trotuareve, furnizim me ujė, ndalim tė ndėrtimeve ilegale, etj.

“Brenda mandatit tim do tė realizohen shumė projekte tė mėdha. Do tė ndėrtohet unaza e jashtme e qytetit, e cila do tė ēlirojė komunikacionin nė Prishtinė”, premton ai.

Ai po ashtu premton se do tė rriste buxhetin e Prishtinės.

“Do tė shtyhet Ligji pėr kryeqytetin dhe buxheti i Prishtinės do tė bėhet 100 milionė euro”, premton ai.

Kandidati i AKR’sė, partisė qė ka fuqi tė barabartė me LDK’nė nė Kuvendin Komunal, premton pėr qytetarėt e Prishtinės ujė dhe shėrbime mė tė mira komunale, sidomos jo mė telashe pėr dokumente.

“Do ta kisha hequr njėherė e pėrgjithmonė problemin e nxjerrjes sė dokumenteve qė ėshtė ndoshta njė gjė banale. Pastaj problemet e ujit. Do ta pėrdor tėrėsisht autoritetin e kryetarit tė Komunės dhe timin personal, qė t’i vė gjėrat nė lėvizje, sepse e di se ka mundėsi. Nuk ėshtė nė rregull qė 10 vjet pas luftės, kryeqytet i njė shteti, e tė mos kemi ujė”, thotė ai.

Nė zgjedhjet e kaluara, kandidati i AKR’sė, Ibrahim Makolli, kishte marrė 19.3 pėr qind tė vota nė kryeqytet, por nuk kishte mundur tė shkojė nė balotazh.

Ndėrsa kandidati i partisė tjetėr opozitare, AAK, Besnik Tahiri, beson se do tė shkojė deri nė balotazh.

“Qytetarėt e Prishtinės nė rast se do tė mė votojnė, do tė fitojnė njė njeri qė e njeh Prishtinėn mirė, i cili e ka kaluar tė mirėn e tė keqen nė kėtė qytet”, shton ai.

Megjithėse kundėrkandidatėt e tij nuk kanė shpalosur programe dhe as oferta, ai thotė se oferta e tij dallon prej kandidatėve tė tjerė.

“Oferta ime ėshtė ofertė ndryshe, ėshtė alternativė e re, qė duhet ta votojė qytetari nėse do ndryshime. Vota pėr Besnik Tahirin do ta ndryshojė Prishtinėn, vota pėr Isa Mustafėn e mban situatėn e njėjtė”, vlerėson ai.

Ai ka njė vlerėsim negativ pėr punėn e Isa Mustafės.

“Ka punuar pak, ajo qė unė do tė bėja ndryshe, do ta rritte efikasitetin nė infrastrukturė, nė ofrimin e shėrbimeve dhe nė sektorė tė tjerė”, thotė ai.

AAK nė zgjedhjet e kaluara pati kandiduar me Genc Merakun, i cili pati marrė vetėm 5.5 pėr qind e numrit tė pėrgjithshėm tė votave tė prishtinasve.

Besnik Tahiri dhe Astrit Salihu kanė nisur fushatėn para afatit zyrtar, 15 tetorit. LDK dhe AKR janė ankuar disa herė pėr kėtė.

Ish-Ministri i Arsimit, Rexhep Osmani kandidon nėn flamurin e Alternativės Demokratike tė Kosovė, pasi LDK nuk e pėrkrahi kandidaturėn e tij pėr tė udhėhequr me Prishtinėn..

Ai parasheh tė jetė sfiduesi mė i madh i Isa Mustafės.

“Gara do tė zhvillohet midis meje dhe Isės dhe me balotazh do ta mundė atė. Unė mendoj se njė pjesė e elektoratit tė LDK’sė do tė pėrcaktohen pėr mua nė votėn pėr Prishtinėn, ngase na lidh njė punė e pėrbashkėt e hershme dhe e gjatė, njė rrugė e mundimshme qė kam kaluar me shumė aktivistė tė Lidhjes Demokratike. Elektorati dhe tė tjerėt janė tė njohur me veprimtari”, thotė ai.

Nėse nuk e fiton garėn, Osmani thotė se do t’i kthehet partisė sė re dhe elektoratit tė vjetėr.

“Nėse nuk fitoj do ta pranoj humbjen dhe do tė uroj fituesin. Do tė shikoj tė merrem me ADK dhe elektoratin e LDK’sė”, shton ai.

Ndryshe, kandidatėt e tjerė nė garėn pėr kryetar tė Prishtinės janė edhe Sadri Ramabaja i PSD’sė dhe Selvete Krasniqi-Ismaili e PS’sė.

Rezultati i Zgjedhjeve tė vitit 2007

Kandidati i Lidhjes Demokratike tė Kosovės kishte marrė mė sė shumti vota nė raundin e parė tė zgjedhjeve. Ai pati triumfuar nė raundin e dytė, pėrballė Nėnkryetarit tė PDK’sė, Fatmir Limaj.
LDK - 36.1 %
PDK - 24.8 %
AKR - 19.3 %
AAK - 5.5 %

Fuqia nė Asamble Komunale

LDK - 13 deputetė
AKR - 13 deputetė
PDK - 11 deputetė
ORA - 5 deputetė
LDD - 3 deputetė

Astrit Salihu, PDK
“Do tė shtyhet Ligji pėr kryeqytetin dhe buxheti i Prishtinės do tė bėhet 100 milionė euro”

Vegim Gashi, AKR

“Do ta kisha hequr njėherė e pėrgjithmonė problemin e nxjerrjes sė dokumenteve qė ėshtė ndoshta njė gjė banale”

Besnik Tahiri, AAK
“Vota pėr Besnik Tahirin do ta ndryshojė Prishtinėn, vota pėr Isa Mustafėn e mban situatėn e njėjtė”

Rexhep Osmani, ADK
“Gara do tė zhvillohet midis meje dhe Isės dhe me balotazh do tė fitoj unė”.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė