Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Fshatari
Ramosaj: LDK parti rugoviane, LDD dėshtoi
Nga Express mė 07.10.2009 nė ora 15:59
LDD-ja ka dėshtuar ta ndėrtojė njė parti me orientim dhe filozofi rugoviane; kėtė trashėgimi e ka fituar LDK-ja. Kėshtu ka thėnė Berim Ramosajt, ish-nėnkryetar i Lidhjes Demokratike tė Dardanisė, i cili sot shpalli zyrtarisht kthimin nė Lidhjen Demokratike tė Kosovės.
“Qėllimi sa kam qenė nė LDD ishte nga projekti Daci tė ndėrtojmė njė parti me orientim dhe filozofi rugoviane. Por dėshtuam nė atė realizim tė atij projekti, dhe unė nė momentin kur e pash se nuk ėshtė duke u realizuar ajo filozofi, dhe nuk ėshtė duke krijuar raporte tė partneritetit qoftė me LDK-nė, qoftė me tė gjithė aleatėt e saj, atėherė e pashė tė arsyeshme qė tė bėj edhe kėtė hap”, tha Ramosaj, nė njė konferencė me gazetarė, nė zyrat e LDK-sė.
Por kthimin nė “shtėpinė e vjetėr” nga ky doli nė vitin 2006, pas “Kongresit tė Grushteve”, Ramosaj e konsideron njė hap mė tutje tė integrimit dhe tė bashkimit. “Pėr mua nuk ėshtė ardhja sot nė njė parti krejt tjetėr, sepse ėshtė njė program shumė i ngjashėm, mos tė themi i njėjtė, njė anėtarėsi pėrafėrsisht e njėjtė dhe njė filozofi politike me orientim tė djathtė, qasje ndaj zgjidhjes sė problemit nė mėnyrėn rugoviane”. Pėr kėtė arsye, akomodimin nė LDK ai nuk e konsideron problem.
Ramosaj nuk ka saktėsuar se ēfarė posti do t’i jepet nė partinė e re/ tė vjetėr. “Unė kam njė marrėveshje me Lidhjen Demokratike tė Kosovės dhe kam ardhur si anėtar i LDK-sė, por pa dyshim do tė jem pjesė e lidershipit”. Ai u shpreh se tė gjitha kritikat qė i ka bėrė sa ka qenė nė taborin tjetėr, janė bėrė me qėllim tė mirė.
Ramosaj, i cili gjatė verės doli me njė propozim nė media pėr ribashkim tė LDD-sė dhe LDK-sė, u largua vullnetarisht nga posti i nėnkryetarit tė LDD-sė, pasi projekti i tij nuk gjeti mbėshtetje ndėr struktura tė partisė.
Projekti Ramosaj parashikonte qė bashkimi LDK-LDD tė ndodhte pėrmes tri fazave. Nė fazėn e parė ai kishte pėrfshirė mundėsinė e pajtueshmėrisė sė plotė tė udhėheqėsive tė dy partive. Sipas kėtij skenari, ka qenė dashur tė ndodhė njė marrėveshje xhentėlmene nė njohjen reciproke tė lidershipit tė dy partive tė pėrcjellė me njė koalicion pėr pushtetin lokal nė zgjedhjet e 15 nėntorit. Ndėrsa bashkimi klasik ka qenė planifikuar tė ndodhė kah gjysma e vitit 2011, pak muaj para se Kosova tė hyjė nė zgjedhjet e para parlamentare si shtet i pavarur.
“Jam i kėnaqur me kėtė ardhje, por mė i kėnaqur do tė isha sikur tė ishte realizuar pėrfundimisht projekti i bashkimit tė LDD-sė me LDK-nė”, ėshtė shprehur Ramosaj, i cili ka shtuar se ky kthim ėshtė njė hap i vogėl pėr zhvillimin e demokracisė dhe jetės politike nė vend.
Ai pret qė edhe tė tjerėt ta vlerėsojnė kėtė si hap tė guximshėm dhe tė sinqertė, qė ka si qėllim ndėrtimin, zhvillimin dhe konsolidimin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės, gjė qė sipas tij, ėshtė interes nacional i tė gjithė qytetarėve tė Kosovės.
“Ta forcojmė, ta ndėrtojmė dhe tė ecim pėrpara nė Lidhjen Demokratike tė Kosovės qė unė shpresoj qė do tė jetė shtylla kryesore nė skenėn politike kosovare”, ka bėrė thirrje ai.
I pyetur nėse do tė tėrheqė pas vetes edhe ndonjė anėtar tjetėr tė LDD-sė, Ramosaj ka thėnė se pėr ēdo ditė ka lėvizje tė natyrės sė tillė tė bashkimit qoftė nė LDK, qoftė abstenimit ndaj LDD-sė. Si shembull pėr kėtė ai ka pėrmendur kalimin e degės sė Deēanit nė LDK apo prononcimet publike tė disa anėtarė tė Kėshillit Kombėtar tė LDD-sė.
Sekretari i Pėrgjithshėm i LDK-sė, Ramė Manaj, tha se sot ėshtė njė ditė e veēantė pėr LDK-nė, sepse “kthehet njėri nga ata qė kanė dhėnė kontribut tė madh nė ndėrtimin e shtėpisė tonė tė pėrbashkėt nė zhvillimin e saj”.
Ai u ka bėrė thirrje edhe ish-anėtarėve tė tjerė qė e kanė lėshuar partinė qė tė kthehen dhe “tė japin kontributin e tyre, mė shumė nė interes tė partisė e pėrmes saj edhe nė ndėrtimin e shoqėrisė kosovare, demokracisė sė saj dhe shtetit tė ri tė Kosovės”.
__________________________________________________ _____________
"Grushtat dhe kritikat vetėm pėr tė mirėn e LDK-sė janė bėrė"! Fshatari ėshtė shumė skeptik kur lexon gjėra tė pa kripė, me ironi tė pėrciptė.
Kush garanton qė nesėr, pasnesėr, i njėjti nuk do tė kalojė tė AAK-ja, PDK-ja; tė bėhet antar aktiv i Behgjet Pacollit, etj.
Manaj deklaron se Ramosaj ka dhėnė kontribut tė madh nė ..."ndėrtimin e shtėpisė..." po harron se para 2 vjetesh, Ramosaj ka kontrbuar dukshėm nė ērrėnjosjen e "shtėpisė sė pėrbashkėt"!
Deri sa ndodhen jasht sferės sė pushtetit, kėta individ oportunistė nuk "janė as hajri i turkut as sherri i shkaut..." por nėse i marrin nė dorė frejt e pushtetit, tė njėjtit shndėrrohen nė individ tė rrezikshėm.
|