Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-10-09, 12:54   #615
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Qeveria e re!!!

Vetėpėrfaqėsohemi
Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi ka thėnė se Kosovėn nuk mund ta pėrfaqėsojė askush nė nismat rajonale. Pas 17 shkurtit, sipas tij, vendi pėrfaqėsohet nga autoritetet legjitime. Kėto komente dolėn pas mbledhjes sė Qeverisė, ku u morėn njė sėrė vendimesh.

Nga Faton Ismajli mė 09.10.2009 nė ora 8:24

Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi ka deklaruar se Kosovėn nuk mund ta pėrfaqėsojė askush nė nismat rajonale, pėrveē autoriteteve legjitime tė saj.
Por, ai ka pranuar se, si pasojė e pengesave nga Serbia dhe Bonjė Hercegovina, Kosova shpesh ėshtė penguar qė tė marrė pjesė nė tryezat rajonale.

“Ne kemi qenė tė kujdesshėm qė tė marrim pjesė nė tryezat rajonale. Natyrisht gjithmonė duke pasur parasysh aktet juridike dhe pėrfaqėsimit tonė si shtet. Ne kemi thėnė qėndrimin tonė se mė emėr tė Kosovės, pėrfaqėsimin e bėjnė vetėm institucionet e Kosovės dhe jo dikush tjetėr”, ka thėnė Zėvendėskryeministri Kuēi, pas mbledhjes sė rregullt tė Qeverisė sė Kosovės.

“Kjo ėshtė respektuar nė tėrėsi, por dua tė them se ka pasur pengesa nga ana e Serbisė. Fatkeqėsisht nė momente tė caktuara edhe nga Bosnja e Hercegovina. Por, gjithsesi mendoj se duhet tė mendojmė si t’i gjejmė rrugėt e bashkėpunimit dhe jo tė pengesave pėr njėri tjetrin”, ka shtuar ai.

Pėrkitazi me Samitin e Sarajevės qė pritet tė mbahet vitin e ardhshėm, Zėvendėskryeministri Kuēi ka thėnė se Kosova ka informata jozyrtare pėr kėtė, por gjithsesi do tė jetė e pėrfaqėsuar denjėsisht.

Komisioni Europian, nė raportin vjetor tė progresit pėr Serbinė, ka drejtuar vėrejtje ndaj Beogradit pėr mosbashkėpunim rajonal. Pėrmes kėtij raporti, Komisioni Europian i bėnė thirrje Beogradit qė tė ketė qasje mė pragmatike dhe sjellje mė konstruktive ndaj pjesėmarrjes sė Kosovės nė tregtinė dhe bashkėpunimin rajonal, nė mėnyrė qė t'i mundėsohet pjesėmarrja e Kosovės nė forumet dhe organizatat rajonale.

Nė mbledhjen e Qeverisė sė Kosovės, tė enjten, janė marrė njė sėrė vendimesh.

Fillimisht ėshtė miratuar Propozim-vendimi pėr shpronėsimin e pronave tė paluajtshme nė segmentin Vėrmicė-Prizren, ku parashikohet tė ndėrtohet autostrada Vėrmicė- Merdar, ndėrsa zyrtarė tė qeverisė thanė se fillimi i punimeve nė kėtė projekt ėshtė ēėshtje ditėsh.
Kryeministri Hashim Thaēi tha se tė gjitha dokumentet ligjore janė pėrgatitur nga dikasteret qeveritare dhe pėr shpronėsimin e pronave ku kalon autostrada janė ndarė 12 milionė euro.

“Kemi kėrkuar nga ministritė pėrkatėse tė ndėrmarrin veprimet e nevojshme procedurale. Si rezultat i kėsaj, ėshtė kėrkuar shpronėsimi i pronave tė paluajtshme tė cilat gjendjen nė segmentin e parė tė autostradės, duke u bazuar nė ligj”, tha Thaēi.

Ndėrsa, Ministri i Ekonomisė dhe Financave (MEF), Ahmet Shala tha se tė gjitha masat pėr veprim janė marrė sa i pėrket MEF’it, ndėrsa i ka mbetur Komunės sė Prizrenit qė tė fillojė procedurat. Mė datėn 13 tė kėtij muaji, ai tha se ėshtė caktuar njė dėgjimi publik, ku qytetarėt mund tė informohen rreth procedurave ligjore pėr kompensim.

Pėrveē kėsaj, Qeveria tė enjten miratoi edhe Propozim-vendimin pėr shlyerjen e detyrimeve tė mbetura pėr kampin e romėve, ashkalinjve dhe egjiptianėve nė pjesėn veriore tė Mitrovicės. Ky ėshtė njė borxh qė kalon shumėn prej 70 mijė eurosh dhe ka mbetur pa u shlyer nga qeveria e kaluar.

Po ashtu, Ekzekutivi miratoi listėn e mediumeve pėrfituese tė granteve nga fondi pėr mbėshtetjen e mediave minoritare, multietnike dhe grupeve tjera tė veēanta. Nė listė, siē tha Zėvendėskryeministri Ramė Manaj, nuk janė pėrfshirė vetėm dy mediume turke pėr shkak tė mosplotėsimit tė proceduarve tė nevojshme ligjore.

Ndėrkaq, Projektligjit pėr dhėnien nė shfrytėzim dhe kėmbimin e pronės sė paluajtshme tė komunės, qeveria nuk i dha mbėshtetje, pasi qė u kėrkua qė pėr kėtė ēėshtje paraprakisht tė zhvillohet njė debat ndėrministror.

Ministri i Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Sadri Ferati, tha se prona publike komunale ėshtė njė ēėshtje qė po e sfidon pushtetin lokal, duke marrė parasysh zbrazėtirat ligjore qė ekzistojnė.

“Me kėtė parashikojmė dhėnien e pronės komunale nė shfrytėzim afatgjatė pėr interesa tė pėrgjithshme publike”, tha ai.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė