Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-10-09, 17:34   #631
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Mali i Zi futet nė territorin e Kosovės

Dy tabela me mbishkrimet “Mirė se vini nė Malin e Zi” dhe “Mirupafshim”, janė vendosur me urdhrin e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Malit tė Zi, thellė nė territorin e Kosovės, pikėrisht nė vendin ku fillon brezi neutral kufitar gati tri kilometra brenda nė pjesėn e shtetit tonė.

Vendosja e kėtyre dy tabelave, njė ditė mė parė nga shteti malazias, ka krijuar indinjatė te qytetarėt e komunės sė Pejės, qė e kanė vėrejtur atė derisa kanė kaluar andej, e tė cilėt menjėherė i kanė informuar krerėt institucionalė tė komunės sė Pejės.

Pėr tu informuar mė mirė pėr kėtė veprim tė fqinjėve malazias, kryetari i komunės sė Pejės, Ali Berisha, i shoqėruar edhe nga komandanti i policisė rajonale tė Pejės, koloneli Ahmet Hasi dhe drejtori i Policisė Kufitare pėr rajonin perėndim, majori Azem Mala, ėshtė takuar tė enjten me kryeinspektorin e policisė kufitare tė Malit tė Zi, Predrag Kukaj.

Nė takimin e zhvilluar nė brezin kufitar, oficeri malazias ėshtė arsyetuar se policia malaziase ka pasur kompetencat e saj qe 10 vjet nė kėtė pjesė, ngase sipas tij, nė vendin ku janė vendosur tash tabelat, kanė qenė mė herėt tabelat e UNMIK-ut dhe KFOR-it.

Derisa majori Azem Mala, pėrmbahej dhe hezitonte tė fliste mė tepėr pėr kėtė shkelje territoriale nga Mali i Zi, ndėrsa kryetari i Pejės, Ali Berisha, ia tėrhoqi vėrejtjen majorit Mala, se Policia Kufitare e Kosovės nuk duhet tė heshtė dhe tė hezitojė tė flasė se tabelat janė vendosur nė territorin tonė.

Berisha u tha atyre se ajo tokė nuk ėshtė vetėm territor i Kosovės, por edhe territori i Komunės sė Pejės, prandaj, siē iu tha ai, ėshtė drejtė e tij si kryetar qė tė informohet se ēka po ndodh me territorin e komunės qė ai drejton.
Gazeta Expres

Kufijtė e Kosovės janė tė njohur ndėrkombėtarėsisht

“Kufijtė e Republikės sė Kosovės janė tė ditur dhe kėta kufij janė tė njohur ndėrkombėtarėsisht. Pėr ne ėshtė e papranueshme ēdo qasje e kujtdo qoftė qė nė njė formė apo formė tjetėr ka intencėn e lėvizjes sė kufirit”, ka theksuar tė premten presidenti Fatmir Sejdiu, gjatė njė vizite nė komunėn e Pejės – duke komentuar vendosjen e tabelės me mbishkrimin “Mirė se vini nė Malin e Zi” nga autoritetet malazeze thellė nė territorin e Kosovės – nė brezin kufitar tė Kullės.


“Ne dėshirojmė qė tė kemi marrėdhėniet mė tė mira me Malin e Zi dhe ato janė dėshmuar nė ecje praktike tė deritashme”, tha presidenti Sejdiu, duke shtuar se organet kompetente qė merren me ēėshtjen e shėnimit tė kufijve ndėrshtetėrorė apo vendkalimeve tė rėndėsishme kufitare, qė janė tė nevojshme pėr komunikimin e qytetarėve dhe tė mallrave, do ta bėjnė punėn si duhet.

“Kosova i ka kufijtė e vet tė qartė dhe nėse ka ndonjė ngatėrresė tė vogėl nė kuptimin e pretencės sė dikujt, jashtė asaj qė ėshtė normale nė relacionet ndėrshtetėrore, sigurisht qė do tė ketė pėrgjigjen e vet”, vijoi Sejdiu.

“Pėr ne me rėndėsi ėshtė qė edhe Mali i Zi edhe Kosova kanė miqtė e pėrbashkėt. Tė dy vendet janė tepėr tė interesuara tė lėvizin shpejt nė proceset ne integrimeve euroatlantike dhe tė dy vendet nė bashkėpunimin rajonal kanė pjesėn e bashkėpunimit tė tyre”, tha ai.

Gjatė ditės sė premte, presidenti Sejdiu, i shoqėruar nga ministri i Tregtisė dhe Industrisė, Lutfi Zharku, ka vizituar Komunėn e Pejės, ku nga kryetari i komunės, Ali Berisha ėshtė njoftuar me zhvillimet nė kėtė komunė dhe me problemet e tė arriturat e pushtetit lokal.
Telegrafi

Berisha u nderua me diplomė false

Universiteti qė i ka dhėnė gjithmonė frymėzim kryeministrit Sali Berisha e ka pajisur atė me njė diplomė false.


Pikėrisht, nė ceremoninė e laureimit tė tij me titullin "Doctor Honoris Causa", nė tė cilėn deklaroi se Universiteti i Prishtinės ėshtė Harvardi, Sorbona dhe Kembrixhi i lirive tė tij.

Siē bėn tė ditur e pėrditshmja "Koha Ditore", diploma qė i ėshtė dhėnė tė martėn, e qė dėshmon kėtė titull nderit tė Universitetit, nuk ėshtė ajo qė bartė vulėn apostile dhe e cila ėshtė firmosur nga ish-rektori Enver Hasani, menjėherė pasi pėrbėrja e vjetėr e Senatit, mė 22 janar tė 2008-s, vendosi ta laureonte me kėtė titull kryeministrin shqiptar,

Berishės, sipas kėsaj tė pėrditshmeje, i ėshtė dhėnė njė diplomė tjetėr, qė ndryshon nė pėrmbajtje. Njė qė nuk ka vulė apostile, qė ka njė arsyeshmėri diēka mė ndryshe se origjinalja dhe me njė datė tjetėr nga ajo kur ėshtė marrė vendimi.

Kjo mban firmėn e rektorit tė tanishėm, Mujė Rugova, tė cilėn e ka hedhur mė 6 tetor. Nė kėtė diplomė nuk i ėshtė shkruar posti i Berishės, pos qė shkruan mbi emėr "Shkėlqesisė sė Tij. Ndėrkaq, nė diplomėn e parė shkruan "Kryeministėr i Shqipėrisė".

Ish-rektori Enver Hasani ka konfirmuar pėr KD se ai kishte firmosur diplomėn e titullit tė nderit "Doctor Honoris Causa", qė mė 22 janar tė 2008-s Senati ia ka ndarė Berishės. Ai nuk ka dashur tė komentojė ndėrrimin e diplomės, pos qė ka thėnė se duhet tė pyetet rektori i ri pėr kėtė veprim. Ndėrkaq, rektori i ri, Rugova, i ėshtė shmangur pėrgjigjes nė kėtė pyetje. /KohaDitore/Telegrafi/
Mesazhi.com
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante