Titulli: Vesa & Bleta Vuniqi
VESA VUNIQI U PRANUA NĖ SHOQATĖN E MIKROBIOLOGĖVE TĖ AMERIKĖS
Nju Jork, 14 Shkurt 2008 (Kosovapress) Koha 18:09
Karateistja e njohur Vesa Vuniqi, e cila mban rripin e zi, shkalla e tretė nė karate stili "Shotokan", ėshtė duke u pėrgatitur pėr instruktore e "JSKA", pėr rezultatet e saja tė larta nė kampionatin tradicional qė mbahet ēdo vit nė qytetin e erėrave "Windy City", Ēikago, duke zėnė pėr disa vite radhazi vendin e parė nė luftėra "kumite".
Vesa (22) para katėr vjetėsh ishte shpėrblyer me bursėn presidenciale "Presidential Scholarship" pėr sukses nė mėsime, nė sport dhe aktivitete tjera tė lira, duke i mundėsuar asaj qė tė vijojė mėsimet nė program tė avancuar nė biokimi, nė Wayne State University, nė Detroit.
Vesa modeste vendosi pėrfundimisht qė tė pėrfundoj sivjet studimet me dy "bachelor degree" nė kimi dhe nė biologji. Karakteristikė e punės sė saj tė pėrditshme nė sport, nė studime, nė punė dhe nė aktivitete sportive ėshtė se ajo kujdeset edhe pėr t’u dėgjuar zėri i studentėve shqiptarė nė SHBA pėrmes Shoqatės sė Studentėve Shqiptaro Amerikan nė Wayne State, tė cilėt mbajnė gjallė kulturėn shqiptare.
Njė ndėr sukseset e veēanta qė e bėnė tė dallohet shqiptaren nga Kosova, tashmė qytetare amerikane, ėshtė pėrkushtimi i madh nė punė. Emri i saj kėto ditė u shėnua edhe nė regjistrin e anėtarėve tė Shoqatės sė Mikrobiologėve tė SHBA-sė, ėshtė ky sukses qė i bėnė nder jo vetėm vetes, familjes, rrethit.., duke iu bashkangjitur emrave tė shumtė, tė atyre qė kėshtu e nderojnė kombin. (v.a.)
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.
Ibrahim Rugova
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Urata : 11-10-09 nė 23:32
|