13-10-09, 14:26
|
#53
|
Aktiv
Anėtarėsuar: 21-06-08
Postime: 139
|
Titulli: Ēfarė do tė ndodhte po ta bartnim nė ēantė apo nė xhep?
[quote=uck_aksh]
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Makresh
tregoma ti nje rast qe ka ardh dikush mbas vdekjes argumentoje nga po e din qe ka jet mbas vdekje
kush ka ardh me tregu kush esht zgjuar nga varri perveq se ekzistojn disa perrala te shkruara nga dora e njeriut
kur ka edhe nje jet pse pra ti i frigohesh vdekjes!!!!!!!!!!!!!
|
......."
Askush pas vdekjes nuk ėshtė kthyer qė tė na lajmėrojė pėr atė se ēka ka ndodhur me tė atje. Nuk ka hyrė as Dita e Ringjalljes e cila do tė na shėrbente si argument dhe dėshmi e qartė (e ringjalljes sė sėrishme). E gjithė ajo qė mund tė thuhet pėr ringjalljen ėshtė se ringjallja ėshtė e vėrtetė fetare tė cilėn e pranojnė edhe arsyeja edhe shkenca. Ato e pranojnė kėtė tė vėrtetė fetare pėr shkak se dėshmitė e tė ekzistuarit sikur edhe tė gjitha fenomenet e tij tregojnė atė se nė ēdo gjė ekziston kthimi nga pika nisėse dhe se ēdo gjė ka rendin e vet. Kėshtu nata e ndėrron ditėn nė mėnyrė qė kjo dukuri tė pėrsėritet sėrish me fillimin e ditės sė re. Dielli lindet, pastaj perėndon nė mėnyrė qė sėrish tė lindet. Stinėt e vitit ndėrrohen: vjen vera, pastaj vjeshta, e pastaj vijojnė dimri dhe pranvera nė mėnyrė qė menjėherė pas pranverės sėrish tė fillojė vera e pas saj vjeshta, pastaj dimri dhe kėshtu me radhė. Pasi tė zgjohemi ne pėrsėri flejmė, e kjo parashtron zgjimin tonė tė sėrishėm. Tė gjitha kėto janė fakte tė cilat na konfirmojnė se pas vdekjes pashmangshėm vjen zgjimi i sėrishėm, sepse "ēdo gjė ka rendin e saj". All-llahu i Gjithėfuqishėm pėr Veten nė Kuran thotė se ėshtė Fillues (el-mubdiu) dhe Pėrtėritės (el-muidu):"
"Ashtu siē ju ka krijuar, ashtu edhe do tė ktheheni tek Ai..." (el-A'rāf, 29).
"Ai me tė vėrtetė e filloi krijimin e pastaj e pėrsėrit atė..." (Jūnus, 4).
A nuk lundron ēdo gjė nė gjithėsinė e gjerė duke filluar nga atomi e deri te galaktika!? Madje edhe qytetėrimet kanė lėvizje zik-zake. Edhe historia gjithashtu. Dhe pikėrisht ky fakt i kthimit tė amshueshėm, i cili inkuadron ēdo gjė qė ekziston, e konfirmon fenomenin e ringjalljes pas vdekjes. Dėshmia e dytė e ringjalljes ėshtė rendi i vendosur preciz i cili e pėrfshinė tėrė gjithėsinė, nė tė cilėn ēdo gjė funksionon sipas planit tė caktuar me menēuri dhe zhvillohet sipas njė rregulle tė dhėnė. Rregullimi i kėtillė sundon nė galaktikėn mė tė madhe dhe nė pjesėzėn mė tė vogėl tė gjithėsisė - atomit, e madje edhe nė pjesėzėn e tij - elektronin. Rendi dhe rregullimi pėrfshijnė ēdo gjė qė ekziston. As pjesa e atomit - elektroni nuk mund tė kalojė nga "kozmosi" nė "kozmos" brenda vetė atomit pėrveē me kusht qė tė marrė sasi tė energjisė, fuqia e sė cilės ėshtė nė pajtim me shpjetėsinė e tij. Qė ta shpjegojmė kėtė mė mirė ta paramendojmė elektronin si udhėtar i cili qė tė udhėtojė diku duhet tė ketė biletė udhėtimi.
E si mundemi atėherė tė kuptojmė qė nė kėtė rregullim tė rregulluar saktėsisht mund tė ikė dorasi apo tirani nga dėnimi pėr shkak se ka arritur ta mashtrojė policinė. Arsyeja flet se do tė pajtohen llogaritė. Kėshtu flet drejtėsia. Njerėzit nga natyra janė tė prirur tė shkojnė nga drejtėsia, qė tė duan e tė kėrkojnė, dhe tė pėrpiqen qė ta sendėrtojnė. Por edhe pėrskaj gjithė kėsaj, drejtėsia nė kėtė botė nuk ėshtė realizuar gjithnjė. Nėse etja pėr ujė, siē thonė mendimtarėt, tregon ekzistimin e ujit, atėherė edhe etja pėr drejtėsi tregon ekzistimin e drejtėsisė. Mirėpo, nėse drejtėsia absolute nuk ekziston nė kėtė botė, atėherė doemos do tė vijė dita dhe ēasti kur do tė vendoset drejtėsia...."
Dr.Mustafa Mahmud
__________________
Koha vjen pėr atė qė din ta pres.
|
|
|