Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-10-09, 07:35   #1
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Letėr nga Tirana mbi futjen e mėsim-besimit nė Kosovė

Letėr nga Tirana mbi futjen e mėsim-besimit nė Kosovė
E premte, 09 Tetor 2009 11:15



Tė dashur miq kosovarė,

Nė kėto ditėt e fundit, kam ndjekur nga larg, nėpėrmjet internetit, debatin qė ėshtė hapur nė Kosovė mbi ēėshtjen e mėsim besimit. Debati pėr kėtė temė duket qė ėshtė ndezur shumė dhe ka marrė shpesh tone ofensive. Nga njėra anė, muslimanėt besimtarė tė Kosovės, kėmbėngulin qė nė shkollat e tyre tė fusin lėndėn e mėsim besimit, por nė anėn tjetėr, ateistėt dhe tė krishterėt janė tė irrituar dhe kundėr.

Ajo qė po ndodh sot nė Kosovė, ka ndodhur edhe nė Shqipėri nė vitet 1920. Pas rėnies sė Perandorisė Osmane, nė Shqipėri, sistemi arsimor ka patur shumė luhatje. Edhe te ne ashtu sikur te ju, pati grupe njerėzish, siē ishte kleri katolik, kleri musliman etj qė donin futjen e mėsim besimit nėpėr shkolla. Por nė anėn tjetėr pati edhe njerėz tė inspiruar nga idetė komuniste, socialiste dhe laiciste perėndimore, si fjala bie Rexhep Agopashiqi -Mitrovica, Mirash Ivanaj, Ali Kėlcyra, Stavro Vinjahu etj tė cilėt kėrkuan heqjen e fesė nga shkollat dhe laicizimin e shqiptarėve. Grupi i besimtarėve tė krishterė dhe muslimanė, besonin se mėsim-besimi i nevojitej Shqipėrisė pėr tė ndėrtuar njė brez tė ri dhe tė virtytshėm, i cili do tė donte Zotin, kombin dhe traditat e tij. Por nė anėn tjetėr, revolucionarėt socialistė kėrkonin qė tė ndėrtonin njeriun e ri tė oksidentalizuar shqiptar, i cili do tė besonte vetėm nė komb, dhe jo nė Zot.

Si pasojė e luftės sė grupeve tė ndryshme pėr pushtet dhe influencė, historiku i arsimit publik nė Shqipėri nė lidhje me mėsimin e fesė ka njohur disa faza. Faza e parė e zhvillimit tė arsimit shqiptar me gėrma latine i pėrket atij tė viteve 1913 – 1914 dhe 1916 deri nė 1918. Nė kėtė kohė, kur Shqipėria ishte nėn sundimin austriak dhe u hodhėn themelet e para tė shtetit kombėtar, mėsimi i gjuhės dhe historisė sė Shqipėrisė shkonte paralel me mėsimin e fesė. Pra shkollat e para shqipe nė Shqipėri i mėsonin fenė fėmijėve. Pėrjashtim bėri vetėm republika e Korēės, ku pushtuesit francezė nuk e futėn temėn e mėsimbesimit nėpėr shkollat e tyre. Sistemi i mėsimit tė besimit nė shkollat e Shqipėrisė vazhdoi deri nė vitin 1921. Pas kėtij viti, dhe si pasojė e rėnies sė Perandorisė Austro-Hungareze nė Ballkan, dhe triumfit tė ideve laiciste dhe komuniste nėpėr Evropė, ndikimi i tyre u ndje edhe te shqiptarėt, tė cilėt adoptuan sistemin francez dhe rrėzuan modelin austriak. Modeli francez parashikonte largimin e mėsim-besimit nga shkollat e Shqipėrisė. Kush ka lexuar librin e Enver Hoxhės, "Vite tė Vegjėlisė", do tė kuptojė qė fara e komunizmit dhe urrejtjes ndaj Zotit nė Shqipėri u mboll nė kėtė kohė. Enver Hoxha tregon qė nė shkollėn e tij nė Gjirokastėr, mėsuesit ia shanin fenė. Ja njė citat nga ai libėr:
"Nė shkollė ne jo vetėm qė nuk na flitnin pėr fené, por kishte mėsues qė na flitnin kundėr saj. Nė familjen tonė nga baba Ēeni, dervishėt dhe hoxhallarėt trajtoheshin xhahilė…"

Njė fėmijė qė rritet pa besuar nė Zot, ka mė shumė shanse qė tė kthehet nė njė shejtan, siē u bė edhe Enveri ynė.

Por edhe pse mėsim-besimi u largua nga shkollat e Shqipėrisė, kleri musliman i Shkodrės dhe nė veēanti ai katolik i rezistoi pėr njė kohė tė gjatė reformave oksidentalizuese dhe laicizuese tė pushtetit tė Tiranės. Hoxhallarėt vazhduan qė tė mėsojnė nėpėr mejtepe rininė me fe, ndėrsa kleri katolik, i cili nė atė kohė posedonte tė ardhura tė shumta ekonomike qė i vinin nga Italia, hapi shkolla, kolegje jezuite dhe franceskane nė tė gjithė vendin, nėpėrmjet tė cilave arriti ti transmetojė fenė komunitetit katolik. Mėsime fetare nė kėtė kohė nė Shqipėri bėnin edhe misionarėt protestantė tė cilėt merrnin fonde shumė tė mėdha nga organizatat misionare tė Amerikės me qėllim pėr tė konvertuar muslimanėt dhe ortodoksėt nė protestantizėm.

Nė kėto ditė qė nė Kosovė po zhvillohet debati mbi tė ardhmen e mėsim-besimit nė vendin tuaj, mua mė ka rėnė rasti tė lexoj librin e botuar nė Shkodėr nė 2006 me titull "Letėrkėmbim (1947 – 1958) Mustafa Kruja – P. Paulin Markgjokaj." Ky libėr i cili ėshtė i mbushur me letrat qė Mustafa Kruja (ish-kryeministėr i Shqipėrisė nė kohėn e tė cilit u hapėn shkolla shqipe nė Kosovė) dhe P. Paulin Markgjokaj, prek nė shumė raste mardhėniet e shtetit me fenė nė Shqipėrinė e fillimshekullit tė 20tė. Nė letrėn e datės 15 janar 1952, Mustafa Kruja i rrėfen priftit Markgjokaj historinė e lėvizjeve politike nė Shqipėrinė e vitit 1920. Sipas Krujės, momenti deēiziv i cili vendosi fatet e Shqipėrisė, ishte viti 1919 – 1920. Nė kėtė kohė, lufta politike nė Shqipėri nisi tė dominohet nga organizatat e fshehta dhe masonike, siē ishte edhe organizata e njohur si Klika apo komiteti i fshehtė Bashkimi Kombėtar. Ky grup ishte ai qė me mbėshtetjen e britanikėve, organizoi Kongresin e Lushnjes, shkatėrroi pushtetin e bejlerėve, esadistėve, sunitėve dhe popullatave tė Shqipėrisė sė Mesme dhe Gegėrisė dhe mė pas vuri themelet e shtetit tė ri shqiptar. Sipas Krujės, Klika e cila organizoi qeverinė e dalė nga Kongresi i Lushnjes, ishte njė organizatė e dominuar nga toskėt. Kėta, gegėt i shikonin si njerėz primitivė dhe tribalė, dhe kėrkonin ti dominonin. Qėllimi i Klikės ishte qė nė pushtet tė sillte njerėz me origjinė toske, tė ndėrtonte njė shtet laik dhe tė pėrjashtonte dhe luftonte klerin katolik nga mundėsia pėr tė dominuar politikat e ardhme tė Shqipėrisė. Sipas Krujės, arsyeja pse nė Shqipėri u mboll fara e komunizmit, dhe ndasitė gegė e toskė, duheshin gjetur te vetė Kongresi i Lushnjes dhe grupi i njerėzve (shumica toskė) qė e dominuan atė, pasi me kėtė kongres u mbollėn rrėnjėt e shkatėrrimit tė kombit e cila do tė kulminonte me tragjedinė komuniste nė vitin 1945.

Por sido qė tė jetė e vėrteta, ajo qė ndodhi nė Shqipėri nė vitet 1930, ku vendi u laicizua dhe nė emėr tė perėndimorizimit, u shkatėrrua feja dhe tradita, janė faktorėt kryesorė tė cilėt i mundėsuan komunizmit tė hedhė rrėnjė dhe triumfojė nė Shqipėri dhe ndėrtojė njė gjeneratė njerėzish tė cilėt arritėn qė nė vitin 1967 tė shkatėrrojnė kishat dhe xhamitė e Shqipėrisė dhe kthejė Shqipėrinė nė njė vend bunkerėsh. Proēesi i laicizimit dhe luftės kundėr fesė nė Shqipėri ka patur pasojat e tija edhe nė Kosovė. Nė shoqėrinė kosovare si nė kohėn e Enver Hoxhės, por edhe sot janė prodhuar njerėz me urrejtje ndaj fesė dhe traditave tė popullit shqiptar dhe historisė sė tij. Nė kohėn e Enver Hoxhės, kur ne shqiptarėt e Shqipėrisė arratiseshim nga Shqipėria dhe kėrkonim qė Shqipėria tė kthehej nė njė vend demokratik, kishte kosovarė tė kėtillė qė na shikonin si agjentė dhe anti-shqiptarė.

* * *


Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante