Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-10-09, 07:35   #2
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Letėr nga Tirana mbi futjen e mėsim-besimit nė Kosovė

Nė debatet qė janė bėrė ditėve tė fundit nė Kosovė, mua mė ka tėrhequr vėmendje shkrimi i Hamdi Thaēit, profesor nė Gjimnazin "Sami Frashėri" nė Prishtinė, me titull "Shpjegim anemik i njė beteje tė humbur". Nė kėtė shkrim, autori i cili duket se ėshtė me bindje tė majta dhe adhuron Esad Mekulin, pėrpjekjen nga Bashkėsia Islame e Kosovės pėr tė lobizuar qeverinė pėr tė futur mėsim besimin nė shkollat e Kosovės, e cilėson si njė pėrpjekje tinėzare. Fenė Islame e quan njė ideal tė huaj fetar pėr shqiptarėt, e barazon me sundimin serb, e trajton si njė faktor prapambeturie, si nxitėse tė akteve vetėvrasėse, si rrobė tė klimės shkretėtinore arabe, ēallmė aziatike dhe egoizėm ideologjik osman, si njė imponim kundėr farės dhe gjakut tonė etj. Kur lexon shkrimin e Hamdi Thaēit tė jepet pėrshtypja sikur po lexon Zėrin e Rinisė apo Zėrin e Popullit tė kohės sė komunizmit nė Shqipėri, kur feja trajtohej pak a shumė me tė njėjtat fjalė.

Nė garėn pėr tė kundėrshtuar futjen e mėsim-besimit nė Kosovė, duket se nuk qėndrojnė mė pas edhe fetarėt katolikė. Nė kundėrshtim me historinė e zgjuar tė klerit katolik nė Shqipėri, tė cilėt nė vitet 1930 kanė qenė nė pararojė tė luftės kundėr laicizmit tė vendit – nė Kosovė, unė kam vėnė re qė po ndodh e kundėrta. Nė njė shkrim tė datės 21 shtator 2009, Gjon Keka, i cili punon nė institucionet e Kishės Katolike, proteston kundėr idesė sė futjes sė mėsim besimit nė Kosovė. Iniciativėn pėr futjen e mėsim-besimit ai e quan njė iniciativė tė verbėr qė do tė gjunjėzojė demokracinė, do tė ketė konsekuenca tė pariparueshme pėr integrimin euroatlantik tė Kosovės, absurditet dhe arrogancė, kthim tė errėsirės sė perandorive - orientale e ideologjisė sė fundamentalizmit islamik ekstrem, helm oriental, sulltanizėm i kulluar, ngritje e kokės sė njė gjarpėri helmues, futje zjarri brenda shtėpisė, vullkan shpėrthyes dhe mendėsi orientale. Sipas Kekės, Kosova ėshtė njė vend i paqytetėruar dhe nuk ka arritur kulturėn e lartė tė civilizimit. Pėr kėtė arsye ai mbėshtet politikat kuazi koloniale tė Bashkėsisė Ndėrkombėtare, e cila nuk i jep Kosovės pavarėsi tė plotė, pasi sipas Kekės, tė huajt duhet ta mbikqyrin Kosovėn nga qė frikėsohen nga feja islame qė kosovarėt kanė. Vizioni qė Keka jep nė shkrimin e tij, ėshtė sė Kosova do tė jetė e pranuar nga Perėndimi vetėm nėse ajo i refuzon besimtarėve muslimanė tė drejtėn e besimit, dhe kthehet pak a shumė si "Dardania e lashtė …e krishterė" nė tė cilėn "Pali Apostull e kishte sjell Lajmin e Mirė pėr tė gjithė kombin me dashuri tė madhe." Vizioni fundamentalist kristjan i Gjon Kekės, i cili kėrkon tė pagėzojė tė gjithė kosovarėt nė katolikė, nė fund tė shkrimit kalon edhe nė akuza kundėr organeve drejtuese tė shtetit kosovar, tė cilat i akuzon si mbėshtetėse tė hapura tė fesė islame dhe diskriminuese ndaj kristjanėve. Pėrfundimi i shkrimit tė Gjon Kekės konkludon se duke mos u futur mėsim-besimi nėpėr shkollat e Kosovės, Kosova do "t'i kėputė zingjirėt e brendshėm tė shpirtit tė robėrisė sė perandorisė osmane dhe mė pastaj t'i kthehet tė vėrtetės, lirisė, paqes dhe progresit tė pėrgjithshėm…" Sipas Kekės liria, paqja dhe progresi i pėrgjithshėm nėnkupton konvertimin e shqiptarėve tė Kosovės nė katolikė apo mė sė paku deislamizimin e tyre. Fryma e shkrimit tė Gjon Kekės ėshtė njė frymė e re nė mendimin katolik shqiptar. Ne nė Shqipėri, nė kohėt e para-luftės kemi patur klerikė qė kanė qendruar nė krah tė klerikėve muslimanė dhe kanė vuajtur me hoxhallarėt tanė nėpėr burgjet e komunizmit. Ama ajo qė Gjon Keka sjell, ėshtė njė frymė tė cilėn unė kam vėshtirėsi ta gjej nė faqet e historisė sė katolicizmit nė Shqipėri.

Pėrkrah shkrimit tė Gjon Kekės, njė shkrim tjetėr interesant qė ka ardhur nga Kosova ėshtė edhe ai i fekthyerit protestant, Pastor Dr. Femi Cakolli me titull "Feja jashtė shkolle – edukata fetare nė shkolla!" Shqetėsimi qė reverend Cakolli sjell nė shkrimin e tij ėshtė pak a shumė i njėjtė mė atė tė Gjon Kekės. Sipas tij futja e mėsim-besimit nėpėr shkolla nė Kosovė do tė fuqizojė fenė Islame dhe ruaj te kosovarėt Islamin. Cakolli, proēesin e mėsimit tė fesė nga populli shqiptar i Kosovės e trajton me gjuhėn e presidentit Bush nė tė ashtuquajturėn luftė kundėr terrorizmit. Cakolli, Islamin e sheh si fe tė keqe dhe terroriste dhe hedh sulme tė rėnda kundėr besimtarėve muslimanė dhe Islamit. Futjen e mėsim-besimit ai e sheh si njė "depėrtim tė islamit jotradicional, islamit radikal, e islamit politik" i cili do tė fundamentalizojė shoqėrinė "dhe kėshtu njė ditė mund tė pėrmbytet rendi demokratik i Republikės sė Kosovės dhe laicizmi i saj i garantuar me kushtetutė." Reverend Cakolli i cili nė shkrimin e tij i vendos vetes titullin pastor, nė tė gjithė shkrimin tregon qė nuk ja ka shumė ėnda tė merret me punėt e Zotit, por ka qejf tė merret me politikė dhe urrejtjenxitje. Ndėrsa nga njėra anė ai kėrkon qė muslimanėt e Kosovės tė mos merren me Islamin politik tė cilin e trajton si tė rrezikshėm pėr Kosovėn dhe laicizmin, vetė, publikisht merret me njė politikė protestantiste – evangjeliste urrejtjenxitėse, si ato qė bėjnė tele-evangjelistėt nė Amerikė, tė cilėt nxisnin qarqet neo-konservatore amerikane qė tė bėjnė luftė me tė gjithė popujt muslimanė tė globit.

Nė shkrimin e reverend Cakollit tė bėn pėrshtypje intoleranca dhe urrejtja qė ai demostron kundėr BIK. BIK-un ai e akuzon si njė organizatė qė prodhon kuadro mė shumė se ēdo institucion nė vend, kuadrot e BIK-ut i sheh si ushtarė lufte, besimtarėt muslimanė qė falen nė Bibliotekėn Kombėtare i sheh si pushtues dhe imponues. Edhe pse reverend Cakolli drejton njė sekt tė huaj protestant nė Kosovė, ai akuzon BIK-un se me futjen e mėsim besimit do tė krijojė segregacion (si duket ai nuk di qė nė gjuhėn shqipe kjo fjalė shkruhet ndarje) nė shkolla, dhe akuzon BIK-un se do tė shkelė Kushtetutėn dhe ligjet nė fuqi. Kur dikush lexon histerinė e reverend Cakollit kundėr Islamit nė Kosovė, i vinė ndėr mend protestantėt vllehė tė Shqipėrisė sė shekullit tė 20tė, tė cilėt, nė letrat e tyre qė i ēonin misionarėve protestantė nė Amerikė, tregonin pak a shumė tė njėjtėn histeri kundėr muslimanėve shqiptarė.

Pėrveē shkrimeve tė minoritarėve tė krishterė, unė kam lexuar edhe disa shkrime interesante nga Kosova, tė cilat mbrojnė idenė e futjes sė mėsim-besimit nėpėr shkollat e Kosovės. Kėshtu psh. interesant ka qenė shkrimi i Driton Kajtazit "Vėshtrim mbi mėsimin fetar nė shkolla" dhe i Menduh Bamjes me titull "Mėsimi fetar nė shkollat publike nė Evropė". Shkrimi i Bamjes, jep njė pasqyrė tė mirėdetajuar tė ēėshtjes sė mėsim-besimit nė shkollat e Evropės ku vihet nė pah se mėsim-besimi ekziston nė pothuajse tė gjithė vendet e Evropės, me pėrjashtim Shqipėrinė, Kosovėn, Bullgarinė dhe Maqedoninė.

* * *
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė