Edhe zyrtarisht filloi gara zgjedhore pėr pushtetin lokal
Subjektet politike nė Kosovė filluan fushatėn pėr zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit, ndonėse disa sosh ka ditė qė kanė filluar aktivitetet parazgjedhore, pėr ēka KZ pėr Ankesa e Parashtresa ka pranuar tė paktėn katėr ankesa pėr shkelje tė mundshme tė rregullave tė zgjedhjeve. ...Postuar: 11:04:11 / 15.10.2009Nė kėto zgjedhje do tė marrin pjesė 74 subjekte politike nga tė cilat 37 janė shqiptare, 21 serbe dhe tė tjerat nga komunitetet pakicė. Tashmė shumica e partive kanė hapur fushatat e tyre parazgjedhore duke prezantuar kandidatėt pėr kryetarė tė komunave.
Dy partitė mė tė mėdha nė vend, Partia Demokratike e Kosovės dhe Lidhja Demokratike e Kosovės, kanė hapur fushatėn e tyre pėr zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit, simbolikisht mbrėmė - njė minutė pas mesnatės.
Partia e Kryeministrit Hashim Thaēi e ka bėrė kėtė nė njė lokal tė Prishtinės, me ca gota verė, ndėrsa partia e Presidentit Fatmir Sejdiu me njė prezantim nė njėrėn prej lagjeve tė qytetit, rrethuar me tė rinj.
Ndryshe pėr zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit do tė garojnė 74 subjekte politike, ndėrsa nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve thonė se shpejti do tė dihet edhe numri i saktė i votuesve nė Kosovė.