Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-10-09, 15:02   #637
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

U ratifikua

Parlamenti i Kosovės i dha mbėshtetje marrėveshjes pėr demarkacion tė kufirit me Maqedoninė, megjithėse votat u siguruan me vėshtirėsi. Parlamentarėt maqedonas zhvilluan debat maratonik polemizues para votimit. Mė nuk ka asnjė pengesė qė Kosova dhe Maqedonia tė vendosin marrėdhėniet diplomatike. Pajtimi i dy vendeve fqinje pėr kufirin u pėrshėndet nga SHBA dhe BE.


Pa kurrfarė entuziazmi, deputetėt e Kuvendit tė Kosovės e kanė ratifikuar marrėveshjen e parė ndėrkombėtare, nė njė seancė parlamentare tė jashtėzakonshme, tė shtunėn. Pas disa tentimesh tė dėshtuara, ligjvėnėsit kosovarė i dhanė mbėshtetje marrėveshjes pėr demarkacion fizik tė kufirit me Maqedoninė, duke i dhėnė fund njė procesi tė gjatė tė pėrcaktimit tė vijės kufitare qė ishte bėrė pengesė pėr vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike mes dy vendeve.

Edhe Kuvendi i Maqedonisė ka filluar tė shtunėn seancėn e jashtėzakonshme parlamentare, por pėr dallim nga deputetėt kosovarė, tė cilėt votuan pa hapur debat, deputetėt maqedonas kanė zhvilluar njė debat maratonik, ku ka pasur edhe pėrplasje mes opozitės dhe pozitės. Parlamenti i Kosovės, i mbledhur me kėrkesė tė presidentit Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaēi, i dha vetėm 67 vota “pėr” marrėveshjes, gjatė votimit tė parė elektronik nga gjithsej 87 deputetė tė pranishėm. Shtatė deputetė ishin kundėr, ndėrkaq nėntė abstenuan. Katėr tė tjerė nuk morėn pjesė nė votim.

Kuvendi mund tė ratifikojė marrėveshje ndėrkombėtare vetėm me sė paku dy tė tretat e votave “pėr”. Kjo detyroi kryeparlamentarin Jakup Krasniqi qė tė kėrkojė pauzė pėr tė zhvilluar konsultime me shefat e grupeve parlamentare dhe anėtarėt e Kryesisė sė Kuvendit. Pas njė orė e gjysmė, seanca filloi sėrish.

Fillimisht e mori fjalėn kryeministri Hashim Thaēi i cili foli pėr rėndėsinė qė ka kjo marrėveshje pėr Kosovėn. “Qytetarėt e Republikės sė Kosovės do tė mund tė vazhdojnė ta punojnė tokėn e tyre pa frikė, pa u penguar dhe me qasje tė pandėrprerė. Kjo do mundėsohet me formimin e komisioneve pėrkatėse ndėrshtetėrore, tė cilat do tė themelohen menjėherė pas vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike ndėrmjet dy shteteve”, ka thėnė ai.

Jozyrtarisht, thuhet se janė 22 hektarė tokė nė pronėsi private qė kanė mbetur nė territorin maqedonas. Kryeministri tha se fshatarėt tė cilėt nuk kanė pasur mundėsi tė shfrytėzojnė tokat e tyre prej vitit 2001 do tė kompensohen.

Kryeparlamentari Krasniqi u dha mundėsinė shefave tė grupeve parlamentare qė tė marrin fjalėn, po asnjėri nga ta nuk doli nė foltore. Dy pėrpjekje tė reja pėr votim elektronik dėshtuan pėr shkaqe teknike. Krasniqi kėrkoi qė deputetėt tė deklarohen duke ngritur dorėn. Kėsaj here marrėveshja u ratifikua me 81 vota pėr, 3 kundėr dhe 2 abstenime. Naim Rrustemi i PDK’sė, Melihate Tėrmkolli e LDK’sė dhe Esat Brajshori i AKR’sė ishin tė vetmit qė votuan kundėr.

Presidenti Fatmir Sejdiu ka thėnė se ēėshtja e demarkacionit tė kufirit me Maqedoninė ėshtė pjesė e planit tė Ahtisaarit, qė paraqet obligim pėr institucionet kosovare.
“Ky moment i deklarimit tuaj pėr tė pėrfunduar kėtė proces, qė ėshtė pjesė e barrės dhe e debateve tė deritashme, do tė pėrmbyllė njė kapitull qė nėnkupton sqarimin e detajuar tė vijės kufitare mes Republikės sė Kosovės dhe Republikės sė Maqedonisė”, ka thėnė Sejdiu. Ai shprehu bindjen se me ratifikimin e marrėveshjes, fillon njė epokė e re e zhvillimit tė marrėdhėnieve tė mira me Maqedoninė.

Polemikat nė Maqedoni

Nė foltoren e Kuvendit maqedonas, deputetėt opozitarė kanė akuzuar pushtetin se marrėveshja pėr shėnimin fizik tė kufirit ėshtė kundėrkushtetuese dhe me tė Kosova i merr mė shumė se 150 metra tė territorit tė Maqedonisė. Ata kanė vlerėsuar se ėshtė e nevojshme procedurė e re pėr ndryshimin e kufijve me 2/3 e shumicės nė Kuvend.
Por ministri i Jashtėm, Antonio Milososki, ka deklaruar se arritja e marrėveshjes pėr kufirin me Kosovėn ėshtė njė hap shumė i rėndėsishėm pasi pėrmbyllet njė ēėshtje e vogėl, por mjaft tė rėndėsishme.

“Vlerėsoj se kjo ėshtė diēka qė mbron interesat tona kombėtare, pėrparon interesat bilaterale mes Maqedonisė dhe Kosovės si dhe ka rėndėsi rajonale dhe europiane meqė Maqedonia tė jetė shteti i rrallė nė Evropėn Juglindore qė do tė ketė kufijtė e saj tė qartė dhe tė shėnuar me fqinjėt e saj”, ka thėnė ai.

Ndėrkaq, nė njė prononcim pėr media, kryeministri Nikola Gruevski, i ka hedhur poshtė pohimet e opozitės se me marrėveshjen e re ka lėvizje nė vijėn kufitare mes Kosovės dhe Maqedonisė.“Nuk kam kurrfarė arsye tė frikohem, sepse me kėtė marrėveshje, shteti nuk humb asnjė milimetėr nga territori. Dua t’ju siguroj se kurrė, me asnjė ēmim, nuk do tė kisha nėnshkruar diēka me tė cilėn do tė humbnim njė milimetėr tė territorit tė Maqedonisė”, citohet tė ketė thėnė ai nga mediat e Shkupit.

Deputeti i Lidhjes Socialdemokrate, Andrej Petrov, ka theksuar se LSDM’ja nuk ėshtė kundėr demarkacionit tė kufirit dhe ka kėrkuar qė deputetėve t’u dorėzohen hartat demografike tė kufirit verior qė tė konfirmohet se dėmtohet apo jo territori i Maqedonisė.
“LSDM’ja vlerėson se seanca e sotme ėshtė dhunim i Kushtetutės, si akt mbi tė gjitha aktet dhe proceduara e tillė ėshtė e dyshimtė dhe e palejueshme nė Parlamentin e Maqedonisė.

Nuk mund tė kuptojmė pse nevojitet aq urgjencė, pse seanca caktohet nė mbrėmje pėr ditėn e nesėrme, pse parlamenti pėr herė tė parė nė 18 vitet e pavarėsisė punon ditėn e shtunė. Po ashtu, nė materiale nuk kemi hartėn topografike qė tė shihet nėse bazohet frika dhe spekulimet se bėhet fjalė pėr ndryshim tė kufijve tė Maqedonisė nga ana e Kosovės”, ka thėnė Petrov, sipas TV Alsat.

Ndėrkaq, Andrej Zernovski nga Partia Liberaldemokrate, konsideron se Marrėveshja pėr demarkacionin ėshtė kundėrkushtetuese dhe nėse ajo ratifikohet paralajmėroi se do tė kontestohet nė Gjykatėn Kushtetuese. Bashkimi Demokratik pėr Integrim (BDI) shpreson qė edhe opozita maqedonase tė demonstroj edhe nė vepėr konstruktivitetin e saj tė deklaruar dhe tė mos bėjė marketing politik. “Nė fund do tė shpresojmė dhe presim se do tė dominojė, do tė ngadhėnjejė konstruktiviteti dhe do tė arrijmė ta pėrfundojmė procesin me sukses”, ka thėnė deputetja e BDI-sė, Ermira Mehmeti.

Deputeti i Demokracisė sė Re, Sulejman Rushiti, deklaroi se vonesa pėr vendosje tė marrėdhėnieve diplomatike me Kosovėn nuk ėshtė nė dobi tė askujt. Votimi i marrėveshjes nė Parlamentin maqedonas ėshtė pritur tė bėhet nė orėt e vona tė sė shtunės.
Ratifikimi i kėsaj marrėveshje ėshtė pėrshėndetur nga Qeveria e SHBA’ve, Bashkimi Europian, ICO, Qeveria e Shqipėrisė, etj.
Gazeta expres
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė