Kufiri Kosovė-Maqedoni
Cėrvenkovski: Ka shkėmbim territoresh

Qeveria e Maqedonisė nė marrėveshjen e pėrcaktimit tė kufirit ka lejuar shkėmbim territorresh me Kosovėn. Kėshtu u shpreh kreu i LSDM-sė Branko Cėrvenkovski, duke shtuar se sipas pėrllogaritjeve tė partisė sė tij, Maqedonia ka hequr dorė nga 130 hektar tokė, pėrkundėr 140 hektarėve qė ka fituar, fakt ky qė ėshtė jashtė kornizave tė marrėveshjeve tė mėparshme.
Marrėveshja e firmosur nuk ėshtė marrėveshje pėr pėrcaktimin e kufirit por marrėveshje pėr kėmbim tė territoreve dhe ndėrrim tė kufijve ekzistues, por jo edhe tė verifikuar. Ky ėshtė njė dallim i madh. Pėr ndėrrimin e kufijve, gjė qė edhe ndodhi, Kushtetuta parashikon qartė njė procedurė krejt ndryshe dhe miratim me dy tė tretėn e shumicės nė parlament dhe shprehjes sė vullnetit tė qytetarėve nėpėrmjet referendumit, tha Branko Cėrvenkovski, Kryetar i LSDM-sė.
Crvenkovski tha gjithashtu se do tė pranojė kompromisin rreth kontestimit tė emrit me Greqinė, vetėm nėse Kryeministri Nikolla Gruevski do tė mbrojė identitetin kombėtar gjatė bisedimeve me Greqinė. I rekomandojmė hapur Gruevskit; mbrojeni identitetin kombėtar, luftoni pėr njė garanci tė qartė pėr emėrtimin e gjuhės dhe popullit tonė si maqedonas. Dhe gjithēka tjetėr qė pėr ju do tė jetė i pranueshėm si kompromis, do ta pranojmė dhe ne, dhe do ta mbėshtesim atė edhe pse nuk e dimė se pėr ēfarė bėhet fjalė. Shpresojmė se do tė jeni shumė tė pėrkushtuar dhe tė menēur gjatė bisedimeve me qėllim qė tė luftoni pėr njė emėr qė do tė pranohet ndėrkombėtarisht, vijon Cervenkovski.
Sipas kryetarit tė LSDM-sė, Branko Cėrvenkovski, Maqedonia ndodhet nė njė periudhė kur asaj i duhet fat, pasi raporti pozitiv i Komisionit Evropian ėshtė vetėm njė mundėsi dhe jo punė e mbaruar. /ALSAT/