Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-10-09, 21:42   #2248
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi

xhelal ferizi autori i mija vargjeve shqiptare
Nga autori xhelal ferizi

prit njiher ti mori zanė
sa ti thrras un diell e hanė
sa ti thrras un gurė e dhe
sa t' thrras kombe e sa t' thrras fe
sa ta lidhi germen tė arit
ta vargisi n gjuhė t' shqiptarit
sa te marr qiellin nė sy
mos u lig per t' gjall me u thy
ti qelike oj tokė dardane
ti kosovė je iliriane
pėr ty qiellit kam me i thanė
per ty shekujt kam me i nxanė
per ty pendat kam me i veshė
per me t' kndue moj sokoleshė
Ti si ujvara e gurve t' lumit
ke pas qenė bardha e agrumit
edhe sot ma e bukur je
ti je shend qe shndritė mbi dhe
si ajo e bardha lule vere
ti kosovė ke mbi prej vlere
o ti je shpirti i ballkanit
ti je palca e ilirianit
nuk te mbajnė kthetrat sllaviane
ti je fushė e gjerė dardane
per kah mahnija e hapsira
ti je vet mbi dhe ma e mira
ti je e gjerė nisje e freskisė
ti je e bija e nanė shqipnisė
ti je e bardhė si vala e zallit
ti i shkrinė yjet nė qiell prej mallit
sa tė kan hije fusha e pylli
blegrimė delesh e za prej fyelli
e mallengjyeset ato kumona
ti je vet mahni e jona
tinguj tu kan zbritė melose
ne shtat palė qiell lart i vulose
sharmet tua ylberore
po ti je nji madheshtore
me ato ara me ato dardha
po ti je me ato valbardha
si kah ibri ai zallinori
si kah drini bardhanjori
me ato zalle me ato brigje
me to lugje vrrije shtigje
ti je palca e vet arit
ti je palca e t' lashtė shqiptarit
ti je vet e lashtė lahuta
ty te ka dashtė kleidi e teuta
genci bardhi e agroni
je ma i bukuri dhe i joni
je dhurim qe shqipni nana
ti krehė brushat porsi hana
flet per ty nder fise t' tana
ajo per ty esht shum krenare
per at qehre argjentare
ajo te don se ty te ka shegė
ah sa shum per ty ėsht djegė
shpirti i sajė sa ėsht pervlue
sa her dhimbshėm ka gjėmue
pėr ty kosovė shqipe n d'y krena
si himara e tepelena
edhe vlora e kanina
neper shekuj neper stina
ty kosovė te deshten prore
t' ka dashtė fusha zadrimore
edhe lushjna e myezeqeja
sa her ti ke ra n' beteja
ty ne lahutė t' ka kja malsija
kur jehue te ka trimrija
edhe shpata e pushka e motit
por edhe kruja e kastriotit
kurr prej goje nuk t' ka lshue
as mirdita s' t' ka harrue
tė kan kndue pukė e iballe
edhe tropoja t' ka kja halle
durrsi e lezha e lazarati
edhe shkodra e rozafati
gjorokastra e laberija
kahdo shqip ku ish etnija
korqa lule e durrsi i detit
albulena e bereqetit
fusha e gjakut me beteja
te dy dibrat porsi rrfeja
edhe mati me krahinė
lezha e lashtė si gjeraqinė
edhe korqa e bukurisė
t' ka kndue kuksi n' tel t' sharkisė
elbasani si qeliku
edhe tirana e kopliku
kahdo te bukura kto krahina
mbarė shqipnija me lugina
gurra e kroje pisha e gllija
edhe saranda e mbarė etnija
konispol e ballsh shijak
edhe kavaja e fieri plak
te gjith si ballshi e libohova
brohoritė kan o kosova
rrnofsh per jet s e je e jona
kan buqitė po malet tona
sa shum vlue kan gjak e deje
te kan kndue mbas qdo beteja
neper shekuj ne stinė kohore
ti kan ndje dhimbjet arbnore
e sot tė duan me pamvarsinė
pran e pran me ty te rrijnė
bashk nder shekuj mori zanė
sa te ket deti ujė e ranė
se te ecin te bardhat mote
bashk t'rrijnė tokat kastriote
me at shqipen te bukur goje
rrnoft etnija n' t' lashta troje
sot moj fusha argjentare
bardh jan veshė malet shqiptare
kahdo rrijn graniti e guri
ty te don ai vlla merturi
po afron po koha jote
me flamur me vlue nder mote
me u qendisė me bukurinė
gzo flamur e pamvarsinė
qofsh gjithmonė e bardhė kah vlera
me bilbila paq pranvera
e mbi erė t valoftė madheshtori
ai flamuri dykrenori
shqipja jote me jehue
sa te jen shekujt kohve shtrue
sa te ken yjet ngjyrė vizllore
edhe hana ballinore
driten te qiellit art bekue
ty ai gjak te ndejt tue vlue
si ne punė si kah vullneti
krah shqipnin e paq kah deti
u gzofsh e te shndritshin puna e ndera
te vloft ari nder miniera
edhe rrugt me drita t bardha
jeta e ėmbėl porsi dardha
lang sheqer te shkoft nder mote
e mos paq ma gjak as lote
te pafsha prore n perqafime
me nanė tende shqipninė trime
bashk me ecė siq ecin yjet
i gzofsh prore fusha e pyjet
un nder rmote te kam urue
ndoshta emrin s' m' ke harrue
jam i yti mergimtari
m' permallon gjithmonė behari
kur ty te veshte ajo pranvera
ato brushė kur t' luente era
ato te bardha fletė murrizi
un jam vet xhelal ferizi
qė un puthė ti kam gjithmonė
kahdo shqip flet toka e jonė
un jam vet a m ke harrue
me flamur qe ka value
ne demostrata la me gjak
kur pat dal i ri e plak
ne at pranverė me demostrata
fyt per fyt me pushk te gjata
nuk na u dhimbt jo per ty jeta
turr mbi tank e bajoneta
po n qoftė se ti na ke harrue
lott per faqe me rrjedhin mue
se pranvera at'her me gjak
ndali shkje e karadak
djem e vasha gjeraqina
ti kan lidhė n pranga robina
porse ty gjithmonė t' kan kndue
kaluen burgjet pa u ligshtue
gjoksin tankut i qiten para
tu i ndalė hov ushtrisė me lara
ishte viti 81
brohoritej pavarsi
rebulblikė me kushtetutė
ja me hater ja me luftė
mos i prekni vistet tona
trepqa trepqa esht e jona
duam liri e pamvarsi
vrull tue ndez ajo rini
kaloj tankun e zingjirit
per dhe te lashtė e tokė te ilirit
per shqiponjen sqepekrrute
turr e vrap drejt kushtetute
turr e vrap me gjak trimnije
drejt flamuri e pamvarsije
gjaku i tyre shum ka vlue
za i tyre ka ushtue
bjehkve e lugje me shum deshirė
per ta pa kosoven t' lirė
se ishte brezi atdhetarė
sy shkendije e shpirtin zharė
djeg e joshė per kah liria
me tu njoft ty pamvarsija
pamvarsi o pamvarsi
prap sot thrrasin varg e vi
po ai brez e po ai gjak
qe valoj porsi bajrak
tue qa eren me shtizė para
mos harro tu prift e mbara
mos harro kohen dikurė
jem liri e jemė flamur
sikur ishim edhe at'her
JEMI MBAJTė ME BESė E NDERė
tash po e presim me shum mallė
pamvarsinė kur don me e shpallė
shpalle shpalle qofsh e bardhė
se ty dita te ka ardhė
zonjė me qenė nė mes t ballkanit
jo nėn kthetra t' pansllavianit
MOS HARRO VARGJET MAGJIKE
as shqipninė qe esht etnike
mendo pak edhe per ne
duam ti puthim gurė e dhe
lule te bardha e karajfile
gongje te bukura e trandofile
a na fton ti ne at fitore
ti festojm ne stinė arbnore
sa tė jenė shekujt qe ecin me halle
ne fat i paq me dhe e zalle
edhe token me siperfaqe
me burbuqe e manushaqe
bari e dushk edhefjerė e fleten
ne pamvarsi ti e gzofsh jeten

nga autori xhelal ferizi ne mergim

lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė