Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
Tragjedi nė lumin Tisė? Ende asnjė njoftim zyrtar
PRISHTINE- Nė Kosovė ende nuk ka njoftime zyrtare lidhur me raportet pėr incidentin nė lumin Tisa nė kufirin Hungari Serbi tė cilat u raportuan dje nga mediat kosovare. Sipas raporteve tė djeshme dyshohej se 15 shqiptarė nga Kosova mund tė jenė mbytur nė Tisė, midis 14 dhe 16 tetorit, nė pėrpjekje pėr tė kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia nė Hungari.
Ministria e jashtme e Kosovės nuk ka konfirmuar raportet se ka pasur tė vdekur, ndėrsa thotė se ky rast ende trajtohet si i dyshuar.
Edhe misioni i BE-sė nė Kosovė, EULEKS, ka deklaruar se nuk ka njohuri pėr kėtė ngjarje.
Zėdhėnės i Policisė sė Hungarisė, Senti Soburct, ka informuar dje pėr median kosovare pėr gjetjen e njė trupi tė pajetė nė anėn hungareze tė lumit, por nuk ka mundur tė konfirmojė nėse ai trup ėshtė pjesė e ndonjė grupi imigrantėsh ilegal. Policia dhe Ushtria e Hungarisė vazhojnė kėrkimet nė vendin e fatkeqėsisė.
Zėdhėnėsi i policisė hungareze, Ēongrada Janosh Pal, citohet tė ketė thėnė se mė 15 tetor, nė afėrsi tė kufirit, ėshtė gjetur njė burrė dhe dy fėmijėt e tij, nė gjendje kritike shėndetėsore tė shkaktuar nga hipotermia.
Vajza trevjeēare kishte marrė trajtim tė menjėhershėm shėndetėsor, kurse vėllai i saj njėvjeēar ishte transferuar nė spital.
Autoritetet hungareze kanė nisur njė procedurė penale kundėr kėtij personi.
Shefi i policisė nė Suboticė, Boro Muēic, ka deklaruar dje se nga kolegėt hungarezė ėshtė njoftuar se me rastin e kalimit tė paligjshėm tė kufirit nė lumin Tisė, nė anėn hungareze ėshtė fundosur njė barkė dhe se ėshtė gjetur njė grua e vdekur, ndėrkohė qė kėrkimet pėr tė tjerėt po vazhdojnė.
Muēic u ka thėnė mediave serbe se informacionet janė duke u kėmbyer nėpėrmjet njė komisioni tė pėrzier, anėtar i tė cilit ėshtė ai vetė nė emėr tė Serbisė, dhe nė anėn e Hungarisė, gjenerali Janosh Luka.
(s.g//BalkanWeb)
23 Tetor 2009
Printo Komento Dėrgoja njė miku
Dėrguar nga Kujtim mė 23-10-2009 nė 11:46
Kjo eshte edhe nje deshmi se sa jane te interesuar autoritet Kosovare per ate qka ndodhe me qytetarė te kosoves.Aq jane te interesuar sa qe te mos u bie hije e keqe ne tentimet e veta per liberalizimin e vizave nuk bezajne, bile tentuan ta mbajne fshehte kete ngjarje.Si duket autoritetet serbe edhe pse e dijnme qellimin e tyre jane me shume te interesuara per qytetare shqiptare se sa vet qeveria e Kosoves.Pra, ne mos dalte nga kjo pune asgje edhe njehereit kjo qeveri deshmon se nuk dinė te menagjoj situata te tilla, por duhet serbia te formoj komision per hetimin e rastit.
__________________
love is beautiful and has no price
|