Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-10-09, 19:19   #47
bert
 
Avatari i bert
 
Anėtarėsuar: 31-05-09
Postime: 1,293
bert i vlerėsuar mirė
Gabim Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA

Tragjedia nė lumin Tisa, shkon nė 3 numri i viktimave


BUDAPEST- Policia serbe dhe ajo hungareze kanė gjetur trupat e pajetė tė tre personave tė mbytur nė lumin ndėrmjet dy vendeve dhe ndėrkohė vazhdojnė kėrkimet pėr gjetjen e personave tė tjerė tė zhdukur, bėnė tė ditur sot burime zyrtare tė policisė.
Mė shumė se 19 emigrantė nga Kosova dyshohet se kanė humbur jetėn javėn e kaluar, kur varka e tyre u pėrmbys nė ujėrat e Lumit Tisa ndėrsa pėrpiqeshin tė kalonin ilegalisht nga Serbia pėr nė Hungari, bėhet e ditur sipas medias kosovare.
Policia hungareze njoftoi se ka gjetur trupin e pajetė tė njė personi nė ujėrat e lumit dhe ndėrkohė policia serbe ka gjetur dy trupa tė tjerė, ndėrsa mendohet se shumė persona tė tjerė janė mbytur nė lum. Autoritetet policore nuk kanė konfirmuar nėse ka ndodhur njė aksident i tillė dhe nuk japin shifra lidhur me numrin e personave qė rezultojnė tė zhdukur.
"Dyshohet se kėta persona kanė tentuar tė kalojnė kufirin me ndihmėn e trafikantėve tė qenieve njerėzore. Policia po zhvillon hetime nė kėtė pistė tė mundshme", deklaroi Janos Pal, zėdhėnėsi i policisė sė kontesė Csongrad nė Hungari.
Njė burrė dhe dy fėmijėt e tij u gjetėn tė gjallė javėn e kaluar pranė lumit nė Hungari.
Njė zėdhėnės i policisė sė Kosovės tha se autoritetet kosovare tė policisė kanė ndėrmarrė njė hetim pėr zbulimin dhe arrestimin e organizatorėve tė kėtij udhėtimi tragjik.
__________________
love is beautiful and has no price
bert Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė