Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-10-09, 22:34   #1
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Mjaft doktoruam, tash le tė mėsojmė pak

Mjaft doktoruam, tash le tė mėsojmė pak

Nga Kim Mehmeti



Kuptohet, shqiptarėt e Maqedonisė me tė drejtė nguten tė shėrojnė plagėn mė tė madhe qė ua la dekadat e socializmit: mosmundėsin tė arsimohen. Por, nga ngutja, disa nga ata, mbase harruan se plaga mė e rėndė nė trupin e shqiptarėve tė Maqedonisė e marrė gjatė dekadave tė socializmit nga mospasja mundėsi tė arsimohen nė gjuhėn amtare, nuk shėrohet ashtu siē vepron i urituri – duke mos e zgjedh ushqimin dhe me gatim tė ngutshėm.


Njeriu i paarsimuar sheh qartė dhe njeh vetėm vetveten dhe gjerat rreth tij, gjysmė i arsimuari nuk e sheh vetėm atė qė shikon por edhe hijet qė i duken se ecin pranė tij, ndėrsa i arsimuari i mirėfilltė nuk e lodh shikimin me gjėrat qė ka pranė vetes, por donė t’i sheh largėsitė, jeton me bindjen se gjithmonė do mbetet vetėm njė nxėnės qė duhet tė mėsojė. Por, mes kėtyre tri kategorive, ekziston edhe njė grup tjetėr i tė arsimuarve, njė lloj i ri i tyre qė e pollėn dy dekadat e demokracisė, e numri i tė cilėve u rritė nė pėrmasa tė turpshme mes shqiptarėve tė Maqedonisė: shkencėtarėt me tituj doktorėsh e magjistrash e qė kėto tituj i morėn duke mbrojtur temat shkencore nė vendkalimin kufitar tė Qafė - Thanės. Aty ku "mentorėt" nga pėrtej kufirit ua sillnin diplomat, e kandidatėt e tyre ua dorėzonin punimet shkencore tė shkruar nė bardhėsitė e dhjetėra monedhave evropiane me ngjyrė tė kuqe. Dhe kėshtu, shqiptarėt e Maqedonisė sot kanė aq shkencėtarė sa do mjaftonin pėr t’u kompletuar me kuadėr arsimorė e shkencorė tė gjitha institucionet shkencore e universitare tė Ballkanit Perėndimorė. Pra, tė gjithė universitetet e kėsaj pjese tė Ballkanit qė u ngjajnė vetėshėrbimeve ku mund tė blesh atė diplomė qė ta lejon xhepi. E me ēka u krijua bindja se arsimimi nuk ka tė bėjė me atė qė ke nė kokė dhe nė bėrthamėn njerėzore, por me atė qė ke nė xhep dhe me thellėsinė e tij.

Kuptohet, shqiptarėt e Maqedonisė me tė drejtė nguten tė shėrojnė plagėn mė tė madhe qė ua la dekadat e socializmit: mosmundėsin tė arsimohen. Pastaj shqiptarėt e Maqedonisė me tė drejtė nxitojnė tė ngjiten nė shkallėn e arsimimit tė bashkėkombėsve tė tyre nė Shqipėri e Kosovė dhe duan tė mos mbeten pjesa mė e paarsimuar e popullit ton. Por, nga ngutja, disa nga ata, mbase harruan se plaga mė e rėndė nė trupin e shqiptarėve tė Maqedonisė e marrė gjatė dekadave tė socializmit nga mospasja mundėsi tė arsimohen nė gjuhėn amtare, nuk shėrohet ashtu siē vepron i urituri – duke mos e zgjedh ushqimin dhe me gatim tė ngutshėm.

Shqiptarėt e Maqedonisė sot kanė nė ēdo lagje nga dy-tre doktorė shkencash dhe nga dhjetėra magjistra, kėshtu qė mbase ka ardhur koha qė tė fillojnė tė mėsojnė, ka ardhur koha qė disa nga kėta shkencėtarė t’u kthehen librave tė shkollės sė mesme sa tė mos duket aq qartė se janė prodhim i "katedrave" tė shitblerjes sė diplomave nė Qafė tė Thanės, Bllacė e Deve-Bair. Shqiptarėt e kėtushėm duhet ta kuptojnė se njė inflacion i tillė i diplomave, pėr ata mund tė ketė po tė njėjtat pasoja si edhe mosarsimimi. Posaēėrisht kur kėta shkencėtarė bėhen ligjėrues nėpėr universitetet e kėtushme, apo drejtues tė institucioneve tė pakta kulturore e shkencore. Sepse kur tė arsimon analfabeti, dėmi ėshtė po aq shkatėrrues sa edhe kur ta ndalojnė arsimimin. Andaj nėse deri dje ishte e domosdoshme njė shfryrje e atyre qė kanė pasur ambicie, por nuk u ėshtė dhėnė mundėsia ato t’i realizojnė me kohė, sot ka ardhur dita qė ambiciet pėr tituj shkencorė tė jenė nė proporcion me atė qė ke nė kokė.

Se arsimimi i gjeneratave tė reja tė shqiptarėve tė Maqedonisė sot ėshtė lėnė edhe nė duart e atyre qė kanė doktoruar, por ende nuk kanė filluar tė mėsojnė, ėshtė diēka qė e dinė tė gjithė shqiptarėt e kėtushėm. Kėtė e dinė edhe partitė e kėtushme shqiptare, tė cilat kėtė brumė "shkencorė" e pėrdorin pėr t’i vėnė nėnė kontroll institucionet e kėtushme arsimore nė gjuhėn shqipe. Atė qė nuk e dinė as shqiptarėt e kėtushėm e as partitė e tyre, e qė duhet thėnė hapur, ėshtė vėrteta se me kėtė brumė mund tė ngjeshėsh vetėm tė diplomuar tė paditur. Njė arsimim pa standarde vlerėsuese, solli edhe deri te ajo, pėr shembull, qė nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės tė ndėrrohen ligjėruesit sezonalisht dhe varėsisht nga partia shqiptare nė pushtet. Apo nė kėtė universitet tė kesh "komisarė partiak" qė mbajnė "rendė" nė punėsimin e profesorėve, duke u dhėnė pėrparėsi atyre si vetvetja, atyre qė marrin pagė mujore, por kurrė nuk dalin pėrpara studentėve, tė vetėdijshėm se do pėrballen me studentėt qė dinė mė shumė se profesorėt e tyre.

Mė nė fund, sikur shqiptarėt e Maqedonisė tė kishin aq doktorė shkencash, aq magjistra dhe aq tė diplomuar nėpėr universitetet e kryeqendrave fqinje sa ėshtė numri i tyre, atėherė atyre nuk do u ndodhte kjo qė ėshtė duke u ndodhur: qė Gruevski t’i kullotė sikur bagėti pa bari. Pra, sikur shqiptarėt tė kishin aq shkencėtarė sa janė nė numėr, ata prej moti do ta merrnin nė duar tė veta edhe universitetin "Shėn Cirili e Metodi" nė Shkup, e jo mė ato dy nė Tetovės qė janė bė thuajse pronė e partive politike shqiptare. Pra, sikur numri i atyre qė mbajnė tituj tė lart shkencorė tė ishte proporcional me diturinė e tyre, shqiptarėt e kėtushėm qėmoti do dilnin nga gėnjeshtra politike se barazia qytetare arrihet vetėm me pesė ministra nė qeveri, do e kuptonin se problemi i tyre nuk ėshtė gjithaq ai se ēka pėr ta shkruajnė akademikėt shoven maqedonas, por pse ende mbetėn popull "joinstitucional". Dhe ata shkencėtarė dhe elita tė arsimuara do dilnin e do u thoshin partive politike: mjaftė mė me kėtė luftė ndėrpartiake pėr tė ardhur nė pushtet qė t'ia lehtėsoni Gruevskit sundimin mbi ne! Do dilnin pra me ndonjė platformė tė qartė politike ku do sqaronin se mbase ka ardhur koha tė riaktuelizohet ideja e dikurshme e Ali Ahmetit qė shqiptarėt e kėtushėm tė kenė njė kėshillė koordinues qė do jetė korrigjues i destruktivitetit partiak dhe do u prijė proceseve qė do e ēojnė pėrpara shoqėrinė shqiptare nė Maqedoni.

Nuk ka dyshim se shqiptarėt e Maqedonisė mirė bėjnė qė i pėrkushtohen shkollimit, qė bėjnė ēmos tė kompensojnė tė humburėn. Por nė ndėrkohė, duhet ta kuptojnė se e humbura nuk kompensohet nėse nuk ke arsimim tė shėndosh. Shqiptarėt e Maqedonisė kanė nevojė pėr fakultete nė ēdo lagje tė tyre, qė tė shėrojnė varrėn nga e kaluara socialiste, por jo institucione arsimore ku partitė i punėsojnė tė paaftit e tyre, jo institucione ku kryesuesit e partive i kontrollojnė universitetet nėpėrmjet "komisarėve partiak". Sepse nėse vazhdon ky proces, shqiptarėt e Maqedonisė do bėhen populli i vetėm qė do ketė mė shumė doktorė shkencash e magjistra se sa tė arsimuar me shkollim tė mesėm. Ēka do shkojė nė favor tė autorit tė kėtij teksti.

Burimi: kmehmeti.com


__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga panta_rhei : 23-10-09 nė 22:37
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante