Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-10-09, 18:28   #48
bert
 
Avatari i bert
 
Anėtarėsuar: 31-05-09
Postime: 1,293
bert i vlerėsuar mirė
Gabim ministri i brendshem ne kosove te shkarkohet dhe te cohet per ndjekje penale

'Tisa', EULEX hap hetime
Shekulli Online / REL | 24/10/2009 | Rajoni | 0 KOMENTE | SHARE | - +
Njė prokuror i EULEX-it dhe dy policė hetues kosovarė do tė udhėtojnė pėr nė Hungari, pėr tė hetuar rastin e mbytjes sė tre shtetasve kosovarė nė lumin Tisa. Hetimet do tė bėhen nė kuadėr tė luftimit tė trafikimit me qenie njerėzore
Njė prokuror i EULEX-it dhe dy policė hetues kosovarė pritet tė zhvillojnė hetime nė lidhje me rastin e mbytjes sė, tė paktėn, tre shtetasve tė Kosovės nė lumin Tisa, nė kufirin Serbi - Hungari, i cilėsuar tashmė nga autoritetet si rast i dyshuar pėr trafikim me qenie njerėzore.
Policia e Kosovės konfirmon se do tė dėrgojė shumė shpejt nė Hungari dy policė hetues, kurse njė prokuror rasti, i cili ėshtė caktuar nga EULEX-i, pritet tė vė kontaktet me autoritetet policore tė Serbisė dhe ato tė Hungarisė.
Zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Baki Kelani, thotė se Policia e Kosovės dhe Ministria e Punėve tė Brendshme kanė marrė pėrgjigje pozitive nga autoritetet hungareze pėr dėrgimin e njė ekipi hetuesish nga Kosova.
"Fillimisht parashihet qė tė nisen dy zyrtarė policorė hetues nga shtylla e hetimeve tė Policisė sė Kosovės dhe njė prokuror i rastit. Udhėtimi i tyre pritet tė bėhet shumė shpejt, nė njė kohė sa mė tė shpejtė tė mundshme", thekson Kelani.
Nė rastin e cilėsuar si dyshim pėr trafikim me qenie njerėzore, tashmė ėshtė pėrfshirė edhe EULEX-i.
Njė zėdhėnėsi i misionit pėr sundim tė ligjit, Nikollas Hotėn, konfirmon caktimin e prokurorit ndėrkombėtar tė EULEX-it pėr kėtė rast.
"Prokurori i EULEX-it ėshtė zgjedhur tė udhėheqė rastin. Ne ende nuk e dimė se kur do tė udhėtojė ky prokuror pėr nė Serbi, apo Hungari", deklaron zėdhėnėsi Hotėn.
Nė anėn tjetėr, zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Baki Kelani, thotė po ashtu se policia po zhvillon hetimin e rastit edhe brenda Kosovės, nė pėrpjekje tė kapjes sė personave tė dyshuar pėr kėtė rast.
Hetimet do tė zhvillohen nė kuadėr tė zbardhjes sė rastit dhe luftimit tė trafikimit me qeniet njerėzore.
"Policia e Kosovės, nė bashkėpunim me Prokurorinė Speciale, ka ndėrmarrė tė gjitha masat e nevojshme pėr operativa hetimore, pėr tė bėrė identifikimin e personave tė dyshuar tė mundshėm qė mund tė kenė qenė tė lidhur apo tė pėrfshirė nė rast, pėr trafikim me qenie njerėzore", thotė Kelani.
Tre persona, tashmė janė identifikuar tė vdekur, kurse tre tė tjerė kanė shpėtuar gjatė kalimit ilegal tė kufirit pėrmes lumit Tisa nė kufirin Serbi - Hungari.
Ekzistojnė dyshime se nė barkė kishte edhe persona tjerė, por ende asgjė nuk ėshtė konfirmuar zyrtarisht.
Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, ngushėlloi familjet e viktimave nė lumin Tisa, duke shprehur keqardhjen e tij tė thellė pėr ngjarjen tragjike.
"Institucionet e Republikės sė Kosovės janė nė kontakt tė vazhdueshėm me institucionet relevante, me qėllim tė zbardhjes sė rrethanave tė ngjarjes, me shpresė se personat e tjerė qė udhėtonin me tri viktimat, tashmė tė konfirmuara, tė jenė gjallė", thotė Sejdiu pėrmes njė komunikate.
"Shpirtėrisht dhe nė lutje jemi me familjet e viktimave nė kėto ēaste pikėllimi", shprehet Sejdiu.
__________________
love is beautiful and has no price
bert Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė