Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
Po tani kush do kerkoj?
Ndėrpriten kėrkimet pėr viktima nė Tisa
PRISHTINE-Policia hungareze ka ndėrprerė kėrkimet nė anėn e saj tė kufirit. Sipas saj, tashmė ėshtė kontrolluar tėrė territori dhe nuk ka gjasa tė gjenden trupa tė tjerė.
Bilanci i deritashėm, sipas policisė hungareze, ėshtė 3 tė vdekur, 3 tė mbijetuar dhe dyshohet pėr 12 tė humbur.
Zėdhėnėsi i policisė hungareze, Szabolcz Szenti, ka thėnė se, nė bashkėpunim me policinė serbe po hetojnė pėr trafikim tė qenieve njerėzore, mirėpo nė kėtė moment nuk kanė asnjė tė dyshuar.
Pėr shkak tė specifikave tė rastit, ai nuk ka bėrė tė ditur emrat e viktimave, por ka konfirmuar se ata janė kosovarė. Viktimat janė dy gradhe njė burrė. Ndėrsa sot familjarėt kanė identifikuar njėrėn nga viktimat, bėhet fjalė pėr Elvira Jahėn, fėmijėt dhe burri I sė cilėsi i shpėtuan vdekjes. Ndėrsa dyshohet se emri i viktimės tjetėr ėshtė Bahrim Koci.
Policia e Kosovės edhe sot nuk ka dhėnė asnjė informacion tė ri me faktin se nuk ka zhvillime tė tjera.
Ndėrkohė, ėshtė bėrė e ditur se katėr tė dyshuarit pėr kontrabandim nė rastin Tisa, janė nga rajonet e Prishtinės, Pejės, Gjilanit dhe Mitrovicės.
Fletarrestimet pėr kėta katėr persona janė lėshuar nga gjyqtari i procedurės paraprake tė Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė.
Personi i cili ėshtė vetė-lajmėruar me njė grumbull parash nė duar, para kėto tė dhėna nga viktimat e tragjedisė sė lumit Tisa, nė kufirin serbo-hungarez, ėshtė i pesti me radhė.
Megjithėkėtė, i vetėlajmėruari nė polici, i cili ėshtė gjithashtu nga rajoni i Prishtinės, nuk ėshtė arrestuar nga policia dhe pasi ka dhėnė deklaratėn, ėshtė lėnė i lirė, deri nė ndonjė vendim tjetėr tė organeve pėrkatėse.
Hetimet nė lidhje me kėtė rast ėshtė duke i kryer Njėsiti Kundėr Trafikimit me Qenie Njerėzore tė Policisė sė Kosovės dhe prokurorėve tė EULEX-it. Pėr kėtė tragjedi, sė cilės ende nuk i dihet fundi, dy policėt hetues tė Policisė sė Kosovės, nga dita e diel, janė nė Hungari sė bashku me prokurorin e EULEX-it, Francesko Mandoi.
Situata e rėnd sociale nė Kosovė ka vazhduar tė detyrojė shumė familje qė tė marrin rrugėn e mėrgimit, pėr tė kėrkuar njė jetė mė tė mirė, duke mos marrė parasysh edhe rreziqet. Kėtė situatė tė rėndė janė duke e shfrytėzuar rrjetet kriminale pėr pėrfitime tė majme. Nė rajonin e Ballkanit sipas shumė raporteve kėto grupe janė shumė tė zhvilluara sidomos ato tė trafikimit tė qenieve njerėzore.
Edhe Komisioni Evropian nė Raportin e progresit nė Kosovė, trafikimin e qenieve njerėzore e ka identifikuar si njėrin nga problemet e shumta tė shtetit mė tė ri nė botė, dhe ka bėrė thirrje qė tė merren masa.
__________________
love is beautiful and has no price
|