Kalimtar
Anėtarėsuar: 08-12-05
Vendndodhja: Tirane
Postime: 4,372
|
Titulli: Kur'ani nė lėkur (mrekulli..apo?!!!)
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga GURI SYLAJ
Me lejoni qe te ju them se ,sinqerisht ,kam medu dhe kam prite qe ,se paku ju i nderuari
BE LK , do te reagoni me arsyeshem dhe me pergjegjeshem rreth kesaj dukurie!
Te theksoni se njerezit jan te lire te bejne ate qe ju pelqen ,te besojn apo te mohojn cfar deshirojn ,ne rastin konkret, eshte nje ikje nga bindja e jon personale!
Dhe pikrisht ketu ishte poenta e shkrimeve te mia!
Ata mund te genjene por edhe une po ju tregoj se nuk po ju besoj atyre genjeshtrave!
Ketu nuk ishte ceshtje se a kan te drejt ata a jo .Ketu shtrohej problemi sa neve ju besojm ketyre marifeteve!
Dhe ne fund te fundit a keni mendu se kujt i duhen MREKULLITE??
Kush i kerkonte ne kohen e Muhamedit a.s???
Kush ka nevoje per to sot???
Edhe atehere e edhe sot ato ju duhen mendjeve te pavendosura ,labile .Besimtareve me gjysem besimi ,atyre qe as vet nuk e dijn ne cka dhe per cka besojne!!!
Prandaj ,ne raste te tilla ,nuk duhet ngurru por ,perkundrazi ,me e demasku deri ne fund!!!
|
I nderuar Guri Sylaj,
Pershkrimi juaj ka nje problem te vogel qe i jep kahje tjeter asaj per te cilen ne po bisedojme.
Ju thoni se ata mund te jene genjeshtar, dhe une nuk ju besoj ketyre genjeshtareve ! Eshte e vertete se ata mund te jene dhe genjeshtar, por pa e provuar nese ata kane genjyer apo kane qene te sinqerte ne ate qe kane shafaqur ky debat nuk mund te mbyllet me nje fjale nga ti apo nga une.
Ju nuk mund te akuzoni dike per genjeshtar nese nuk keni prova te sigurta se ai eshte genjeshtar !
Ne shqiptaret kemi shume qejf dhe zell te madh te akuzojme dhe te hedhim balte mbi te tjeret pa i njohur, pa qene te informuar apo pa qene te sigurte ne ate qe degjojme. Problemi qendron tek kufiri yne per te akuzuar dike si genjeshtar, ne mund te akuzojme dike si te tille vetem kur e njohim, dhe kur jemi te sigurte per c'ka flasim. Nese shtyhemi nga deshira dhe psikoza e te mohuarit te gjithckaje qe ne nuk e kuptojme, ky eshte nje problem serioz per kedo qe vuan nga kjo simptome.
Une padyshim kam skepticizmin tim ne kete mesele, por nuk jam ne gjendje te pergenjeshtroj dicka qe kam shume pak info per to, dhe infot me te medha i kemi marre neper internet, ku gjithkush mund te shkruaj dhe te genjeje si te doje !
Jam i predispozuar te besoj si te vertete kete ngjarje, deri sa dikush te dale dhe te pergenjeshtroje me fakte. per ndryshe, fjalet e hedhura ne ere, apo idete per te relativizuar apo mohuar te vertetat nuk jane shume dobiprurese per askend...
Pastaj, fjalet e perdorura nga Jador Si Sadizem dhe Mazohizem jane shume neveritese ne kete teme !
Sa i perket kendveshtrimit fetar, mendoj se njerezit gjithmone kane nevoje per argumente qe te forcojne bindjet e tyre ndaj zotit dhe besimit te tyre. Askush nuk eshte i perkryar ne kete mes, te gjithe kemi nevoje per nxitje dhe frymezim per ate qe besojme, punojme, flasim...
Zoti ne koherat e proveteve ka dhene shume mrekulli, dhe me mbarimin e koherave profetike kane ndalur dhe "mrekullite" !
Por profeti Muhamed a.s, ka thene se do kete prova dhe argumente te vazhdueshme per te njerezit qe te forcojne bindjet e tyre.
Ibrahimi a.s i kerkoi zotit qe te forconte besimin e tij nje argument, prove, mrekulli, dhe kur zoti e pyeti qe ti ibrahim nuk beson ne fuqine time qe kerkon nje argumentet, ibrahimi a.s tha: une besoj ne fuqine time por dua ta forcoj dhe me shume besimn tim...
Besimi ne zot dhe argumentet e tij eshte nje rrugetim pa fund i cili permbyllet vetem atehere kur permbyllet dhe jeta e njeriut, ne gjithmone jemi ne kerkim te besimit dhe ne perforcimin e besimit tone. Besimi nuk eshte dicka fizike qe merret ose lihet, ai eshte perpjekje drejt se drejtes dhe hyjnores, qe ne menyre te vazhdueshme rritet dhe ulet sipas asaj qe njerezit ushqejne vetet e tyre !
Ju pershendes,
BE LK
__________________
* " Vepra e nje personi ne mesin e njemije njerezve ka me teper ndikim se fjalet e nje mije njerezve drejtuar nje personi " *
Hasan El-Basri
|