Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
|
Titulli: Tragjedi- 15 Kosovare Mendohen Te Vdekur Ne Lumin TISA
Mbytja e ndjenjės njerėzore
Institucionet shtetėrore nuk e bėjnė as hapin mė tė vogėl tė mundshėm, qė disi do ta pastronte edhe ndėrgjegjen e tyre: shpalljen e njė Ditė Zie pėr kėtė Tragjedi. As kėtė nuk e bėjnė. Dreqi e marrtė, as kėtė nuk e bėjnė!
Nga Pressing - Tė Tjerė mė 30.10.2009 nė ora 12:59
Arben Idrizi
Fjalėt qė do ti them nė tėrėsi nė kėtė tekst do tė mund tė duken si fjalėt parimisht tė fundit qė dikush i thotė nė fillim. Dhe kėsodore duket tepėr skandaloz, pėr tė mos thėnė idiot. Por, kjo i ndodh, siē besoj se do ta kuptojmė nė vijim, sidomos dikujt si unė qė i ėshtė kallur pylli i mendjes. Dhe kur tė kallet pylli i mendjes, do tė thotė se je i skandalizuar nga Diēka qė ka ndodhur andaj fjalėt e fundit i thua tė parat.
E unė, pėrtej dhimbjes njerėzore, jam i skandalizuar nga qėndrimi i autoriteteve pėrballė Tragjedisė nė lumin Tisa, nė kufirin mes Serbisė dhe Hungarisė. Ndėrkohė, e tėrė kjo qė e them nė veten e parė, ėshtė ndoshta krejt e parėndėsishme nė krahasim me atė dhimbje dhe humbje qė kanė pėsuar familjarėt e viktimave tė lumit Tisa. Ashtu siē nė fund Humbjen e Madhe e kanė pėsuar vetė viktimat.
Jam i skandalizuar, sepse me gjithė skepticizmin e bekuar qė kam fituar tashmė nga njohjet dhe pėrvojat e mia solide nė kėtė vend tė shkretė spo mund ta besoj se Autoritetit shtetėror nė tėrėsinė e tij institucionale nuk i bėn pėrshtypje as si ndodhi mediale kjo Tragjedi, ku kanė humbur jetėn Nėntėmbėdhjetė (19) Qenie Njerėzore.
Jam i skandalizuar, sepse Autoriteti (mė konkretisht, dy partitė nė koalicion qė e drejtojnė Qeverinė, PDK dhe LDK) janė zhytur kėmbė e krye nė kėnetėn e dasmės sė tyre tė fushatės zgjedhore dhe nga aty nuk kanė si ti dėgjojnė klithmat dhe vajet e tė mbyturve nė lumin Tisa.
Jam i skandalizuar, sepse nė tė njėjtėn baltė ėshtė zhytur edhe opozita, natyrisht, dhe, pėr qėllime aq perverse, nė pėrfundim tė kėngės sė tyre tė fėlliqur folklorike, ngrenė zėrin gjoja tė dhimbjes duke e akuzuar Pushtetin qė spo bėn gjė nė lidhje me kėtė, duke harruar ndėrkohė se vetė ishin dikur Pushteti dhe sbėnin gjė e nesėr ndoshta do tė jenė prapė Pushteti e prapė sdo tė bėjnė gjė. Pėrveē se, si Pushteti i tanishėm, do tė jenė neglizhentė a indiferentė ndaj mundėsive dhe gjasave krejtėsisht tė hapura qė tė ndodhin edhe mė tej tragjedi tė tilla, ose bile edhe tė pėrzier nė to.
Jam i skandalizuar, sepse hetuesve kosovarė, tė shoqėruar nga prokurori i EULEXit, u ka mjaftuar njė ditė qėndrim nė Hungari pėr ti mbledhur materialet e nevojshme dhe pėr ta zbardhur rastin, mirėpo e tėra ėshtė konfidenciale.
Jam i skandalizuar, sepse Kuvendi i Kosovės nuk e sheh tė arsyeshme tė debatojė pėr tragjedinė para zgjedhjeve tė 15 nėntorit. Gjė qė, ndėr tė tjera, do tė thotė: e kush mėrzitet qė paskan humbur jetėn Nėntėmbėdhjetė Qenie Njerėzore, qytetarė tė panumėrueshėm tė vendit tonė (qė edhe ashtu nuk do tė votonin), kur kemi me qindra-mijėra tė tjerė shėndoshė e mirė kėndej pari dhe tė cilėt i kemi futur tashmė nė vallen tonė tė zgjedhjeve!
Jam i skandalizuar, sepse njėri prej anėtarėve tė Kryesisė sė Kuvendit deklaron pėr media se nuk janė pėr atė qė kjo ēėshtje tė debatohet gjatė fushatės pėr shkak tė implikimeve qė mund tė ketė ky rast edhe nė proceset e Kosovės drejt liberalizimit tė vizave. Pra, ēanalizė ti bėjmė kėsaj deklarate? Gjuhėsore, psikanalitike? Gjuhėsisht, tė mjaftohesh qė njė Tragjedi ta quash ēėshtje, ėshtė mė tepėr se eufemizėm. Do tė mund tė thoshim se ėshtė njė shndėrrim pėr fare i domethėnies sė termit. Eliminim i sė vėrtetės qė pėrmban dhe tenton tė manifestojė ai term. Ndėrsa, nė analizė tė dytė, duke kėrkuar ndjesė pėr diletantizmin tim psikanalitik, do tė mjaftohem tė them se ta quash ēėshtje (abstrakte) njė Tragjedi (konkrete) ėshtė skizofreni.
Pastaj: ēka nėnkuptohet me implikim nė procesin e liberalizmit tė vizave? A nuk ėshtė pikėrisht kjo politikė nė tėrėsi dhe ky Pushtet, pėrtej politikės sė BEsė, ai qė nuk po tregohet i zoti ti plotėsojė disa nga kushtet themelore qė do ta mundėsonin liberalizimin e vizave? A nuk ėshtė pikėrisht pėr shkak tė atyre vizave qė ata 19 vetė kanė humbur jetėn? Liberalizimi i vizave u arritka duke injoruar dhe harruar Tragjedinė qė e shkaktoi mungesa dhe pamundėsia e marrjes legale tė vizave? Liberalizmi ndodhka duke e lėnė ligjin tė pafuqishėm pėrballė rrjeteve kriminale tė trafikimit tė qenieve njerėzore?
Jam i skandalizuar, sepse po e kuptoj atė qė e kam kuptuar tashmė: vdekjen tragjike tė njė qenieje njerėzore nuk e regjistrojnė as nė shpirtin as nė mendjen e tyre (ni paēin!). Ashtu siē nuk kanė pikė respekti, dashurie, nderimi fillimisht pėr Qenien Njerėzore, (bashkė)qytetarin e tyre.
Jam i skandalizuar, sepse atė Tragjedi e ka shkaktuar edhe vetė shoqėria jonė, me nė krye Pushtetin. Pėr arsye shumė tė thjeshta dhe tė qarta: pėr arsye tė mjerimit ekonomik nė tė cilin vazhdojmė tė vdesim pėr ēdo ditė nga pak; pėr arsye tė mossuksesit tė Pushtetit pėr ta luftuar trafikimin e qenieve njerėzore; pėr arsye tė zhgėnjimit qytetar qė vjen si pasojė e mosperspektivės nė kėtė vend tė humbur; pėr arsye tė mashtrimeve, korrupsionit, keqpėrdorimeve, burokracisė dhe injorancės qė e identifikojnė politikėn, pėrkatėsisht Pushtetin.
Jam i skandalizuar, sepse kėto institucione shtetėrore qė na pėrfaqėsojnė nuk e bėjnė as hapin mė tė vogėl tė mundshėm, qė disi do ta pastronte edhe ndėrgjegjen e tyre: pra, ta shpallin njė Ditė Zie pėr kėtė Tragjedi. As kėtė nuk e bėjnė. Dreqi e marrtė, as kėtė nuk e bėjnė! Sepse njė Ditė Zie pėr njerėzit tonė tė humbur do tua prishte imazhin e lumturisė sė tyre egoiste e perverse tė fushatės zgjedhore dhe etjes (instinktit) pėr Pushtet.
Jam i skandalizuar, sepse pėr herė tė parė e pashė Pushtetin tė jetė i sinqertė: meqė nė esencė nuk shqetėsohet aspak pėr kėtė Tragjedi, as qė e pėrmendė. Tregon qartė se sdėshiron tia dijė pėr tė. Kurrė mė sdo ta shoh kaq tė sinqertė, pa maskė, me surratin e tij tė vėrtetė.
Jam i skandalizuar, sepse (na) i kanė pėrdhosur edhe vlerat mė elementare njerėzore tė tė qenit nė kėtė vend, nė kėtė kohė. Dhe kjo pėrdhosje do tė trashėgohet.
Jam i skandalizuar, sepse (na) e kanė neveritur ekzistencėn.
Jam i skandalizuar, sepse nuk shoh as dritėn mė tė mekėt tė optimizmit pėr tė mos e ngrehur edhe gishtin e mesėm tok me zėrin.
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
|